Showbiz

Nëse ndiheni keq për 'trupin tuaj të verës', duhet të lexoni këtë që tha Aulona

Nëse ndiheni keq për 'trupin tuaj të verës', duhet

Ndihesh pak keq kur sheh poza të përsosura në Instagram? Flokë të lagur, por të rregullt. Bark të sheshtë, pavarësisht darkës me makarona. Kofshë të lëmuara që reflektojnë dritën si reklamat e vajit të trupit. Edhe ne. Por, pastaj vjen Aulona Musta – që s’lë ditë pa bërë palestër – dhe na kujton se pushimet nuk janë vetëm për poza fotomodelesh.

Në një postim të fundit në Instagram, Aulona hodhi disa foto të saj në plazh që, le të themi, "nuk janë bërë" për explore page-in e Instagramit. Një ku është e ulur dhe i duket barku i fryrë. Një tjetër ku celuliti në kofshë duket qartë. Dhe një tjetër ku në fytyrën pa make-up shihen disa akne. Dhe më pas, ajo shkruan:

“Ky është gjithashtu plazhi. Jo vetëm ai me pozat perfekte, flokët e shtrira dhe dritën magjike që të nxjerr yll. Por edhe ky, me flokët e çrregullt nga era dhe kripa, me fytyrën pa make-up ku duken aknet, me barkun e fryrë kur ke ngrënë shumë dhe qëndron lirshëm, celulitin në dritë të diellit dhe çdo 'papërsosmëri' që rrallë guxojmë ta ndajmë.”

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Ne forme me Aulonen (@aulonamusta)

Dhe nëse menduat se ky ishte një shfajësim për ditë të këqija, jo. Ishte një deklaratë. Një rikujtesë që “trupi i verës” nuk ka një formë të vetme. Madje ka shumë forma, që nuk filtrohen për t'u përshtatur me standardin e zakonshëm të rrjeteve sociale.

“Sepse edhe kjo është pamja e jetës. Edhe kjo është pamja e pushimeve. Edhe kjo është pamja e një gruaje që shijon momentin pa stresin për të qenë 'e përkryer'.”

Tani, le të ndalemi një sekondë. Kjo vjen nga një grua që e dimë se ka vite që merret me palestër, që e trajton mirë trupin e saj dhe e promovon jetën aktive. Pra, kur dikush që i përmbahet rregullsisë, ushqimit të shëndetshëm dhe një jete dinamike vendos ta thotë troç se “trupi i rregullt ka gjithsesi bark të fryrë dhe celulit”, ndoshta duhet ta dëgjojmë me më shumë kujdes.

Në fund të postimit, ajo shkruan:

“Këto foto jo vetëm që mund të postohen, por duhet të postohen. Që vajzat dhe gratë të mësohen të ndihen rehat edhe në trupin e tyre real, jo vetëm në versionin e kuruar që do Instagrami. Sepse kur fillojmë të ndajmë edhe këtë anë të medaljes, i japim njëra-tjetrës leje për të qenë vetvetja. Dhe kjo është fuqia e vërtetë – të mos kesh frikë të jesh vetvetja me çdo imperfeksion.”

Dhe sinqerisht? Aulona ka plotësisht të drejtë. Jo çdo ditë është për t'iu përshtatur filtrit, ndonjëherë është thjesht për t'u jetuar. Për të ngrënë pak më shumë drekë, për të shijuar diellin e ngrohtë dhe për të mos e rregulluar barkun me photoshop.

Artikuj të sugjeruar:

 

REELS

😂😂😂

Më 3 mars, në skenën madhështore të Palais Garnier në Paris, mes shkëlqimit dhe solemnitetit të modës së lartë, një 10-vjeçar do të ngjitej në pasarelë për të sfiduar çdo pritshmëri. Në mesin e pëlhurave prej mëndafshi, xhaketave, fustaneve të qepura deri në detaj dhe vrullit të ethshëm të prapaskenës, ishte edhe Max Alexander. Rrugëtimi i tij nisi pothuajse shtatë vite më parë. Në një kohë kur mezi formonte shkronja në fletore, gishtat e tij të vegjël dinin të palosnin, të qepnin dhe të krijonin. Fillimisht, e ëma mendoi se ishte një fazë kalimtare, ku fëmijët priren të ëndërrojnë, por rezultoi se po rriste një talent. I lindur në Kaliforni nga Jack Alexander dhe Sherri Madison, Max gjeti frymëzimi te motra e tij, Samantha, sot 14 vjeçe. Ajo u bë muza dhe modelja e tij e parë. “Rrobat e para i krijova për të. Kur e shihja t’i vishte, ndihesha më i lumturi në botë,” tha ai në një intervistë për NDTV, me sytë që i ndriçonin nga entuziazmi. Sot, ndërsa shumë bashkëmoshatarë të tij sapo zbulojnë pasionet e para, Max Alexander po hyn në tempullin e modës botërore, duke dëshmuar se talenti nuk njeh moshë, por vetëm përkushtim, guxim, imagjinatë dhe pakëz bekim nga Perëndia.

E mbani mend besoj 🤨🤨🤨

Le të themi se interneti nuk e priti edhe aq mirë 🤓 🎥 : Friends Keep Secrets Podcast

Asnjë luftë nuk fiton më shumë se sa humbet njerëzimi.

Michael B. Jordan fitoi çmimin për Performancën më të Mirë nga një Aktor në Rol Kryesor, ndërsa reagimi në sallë ishte i jashtëzakonshëm. Megjithatë, dukej se askush nuk ishte më i emocionuar për fitoren e tij sesa Viola Davis.

🤓

Kelly Osborne (41-vjeç) , vajza e artistit të ndjerë Ozzy Osborne, tronditi të gjithë me pamjen e saj në Brit Awards

Një nga momentet më të përfolura të BRIT Awards 2026 ishte paraqitja surprizë e Dua Lipa-s, e cila u ngjit papritur në skenën e Co-op Arena në Manchester dhe elektrizoi publikun. Ylli i muzikës iu bashkua Mark Ronson gjatë performancës së tij, duke kënduar këngën “Dance the Night”.

If you feel bad about your 'summer body', you should read what Aulona said

Nëse ndiheni keq për 'trupin tuaj të verës', duhet

Do you feel a little bad when you see perfect photos on Instagram? Wet, but neat hair. Flat stomach, despite a pasta dinner. Smooth thighs that reflect the light like body oil commercials. Us too. But then comes Aulona Musta – who never leaves a day without hitting the gym – and reminds us that vacations are not just for photoshoots.

In a recent Instagram post, Aulona posted some photos of herself on the beach that, let's say, "weren't taken" for Instagram's explore page . One where she's sitting and her belly is visible. Another where the cellulite on her thighs is clearly visible. And another where some acne is visible on her face without make-up. And then, she writes:

"This is also the beach. Not just the one with the perfect poses, the flowing hair, and the magical light that makes you look like a star. But also this one, with hair disheveled by the wind and salt, with a face without make-up where acne is visible, with a bloated belly when you've eaten too much and cellulite freely standing out in the sunlight and every 'imperfection' that we rarely dare to share."

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Ne forme me Aulonen (@aulonamusta)

And if you thought this was an excuse for bad days, no. It was a statement. A reminder that the “summer body” doesn't have a single shape. In fact, there are many shapes, not filtered to fit the usual social media standard.

"Because this is what life looks like. This is what vacations look like. This is what a woman enjoys the moment without the stress of being 'perfect.'"

Now, let's pause for a second. This is coming from a woman we know has been working out for years, taking good care of her body, and promoting an active lifestyle. So when someone who is committed to fitness, healthy eating, and an active lifestyle decides to bluntly say that "a fit body still has a bloated belly and cellulite," maybe we should listen more carefully.

At the end of the post, she writes:

"These photos not only can be posted, but should be posted. So that girls and women can learn to feel comfortable in their real bodies, not just the curated version that Instagram wants. Because when we start sharing this side of the coin, we give each other permission to be ourselves. And that's true power - not being afraid to be yourself with every imperfection."

And honestly? Aulona is absolutely right. Not every day is about fitting into a filter, sometimes it's just about living. To eat a little more lunch, to enjoy the warm sun, and not to fix your stomach with photoshop.

Suggested articles: