Celebrity

Vrasja tronditëse e Valeria Márquez: Spekulime, dyshime dhe një mikeshë në qendër të vëmendjes

Shkruar nga Anabel

20 Maj 2025

Vrasja tronditëse e Valeria Márquez: Spekulime, dyshime dhe një

Vrasja e Valeria Márquez, 23-vjeçare, influencuese e njohur në TikTok dhe Instagram, gjatë një videoje live në TikTok nga salloni i bukurisë ku punonte në Zapopan, Jalisco, Meksikë, ka shokuar opinionin publik në Meksikë dhe përtej. Ajo u qëllua dy herë, në kraharor dhe kokë, nga një burrë që hyri në sallon, u sigurua për identitetin e saj dhe më pas hapi zjarr. E gjitha ndodhi ndërkohë që Valeria mbante në duar një lodër pelushi rozë dhe ishte drejtpërdrejt në transmetim me ndjekësit e saj.

Ngjarja po hetohet si femicid, vrasje për arsye gjinore.

Vrasja tronditëse e Valeria Márquez: Spekulime, dyshime dhe një

Njerëzit online dyshojnë se mikesha e Valeria-s ka gisht në krim

Pas krimit, rrjetet sociale shpërthyen me spekulime, duke vënë në qendër të vëmendjes mikeshën e ngushtë të Valeria-s, Vivian de la Torre, e cila ndodhej me të para dhe gjatë transmetimit live.

Sipas ndjekësve të Valeria-s, Vivian kishte këmbgëngulur që ajo të mos largohej nga salloni, edhe pse kjo e fundit kishte përmendur se dikush kishte tentuar t’i sillte një dhuratë “të shtrenjtë” më herët gjatë ditës. Vivian mohoi çdo përfshirje, duke deklaruar:

“Asnjëherë nuk e kemi imagjinuar se do të ndodhte diçka e tillë. Vale merrte dhurata shpesh, madje edhe gjatë live-it. Ishte si një motër për mua.”

Në videot e mëparshme ku Valeria dhe Vivian shfaqen shumë të afërta, me batuta ku thonë se janë “nuse” të njëra-tjetrës dhe një video ku Vivian bën disa gjeste të paqarta me duar (sipas ndjekësve: tre gishtërinj = tri plumba) kanë ngritur dyshime për një rol të mundshëm të saj, ose së paku për dijeni paraprake.

Vrasja tronditëse e Valeria Márquez: Spekulime, dyshime dhe një

Prokuroria e Jalisco-s reagoi publikisht, duke mohuar që Vivian de la Torre të jetë aktualisht nën hetim dhe theksoi se nuk ka ende të dyshuar zyrtarë.

Skenari i përfshirjes së një figure të lidhur me kartelin CJNG

Sipas portalit Milenio, personi i dyshuar si autor i krimit është identifikuar si Ricardo Ruiz Velasco, i njohur si “El Doble R” ose “El Tripa”, një figurë e rëndësishme në Cártel Jalisco Nueva Generación (CJNG) – një nga organizatat më të dhunshme kriminale në Meksikë.

Thuhet se ai ka pasur një marrëdhënie të fshehtë me Valeria-n dhe shpesh është treguar xheloz për dhuratat luksoze që ajo merrte nga ndjekësit në rrjet.

Vrasja tronditëse e Valeria Márquez: Spekulime, dyshime dhe një

Vrasësi nuk e njihte personalisht Valeria-n, sipas prokurorisë

Zëdhënësi i prokurorisë, Denis Rodríguez, deklaroi për The New York Times se hetimet po përqendrohen te pamjet e kamerave të sigurisë dhe në aktivitetin e Valeria-s në rrjete sociale, si burime të mundshme për identifikimin e autorëve.

Sipas tij, dy persona kishin mbërritur më herët gjatë ditës në sallon, duke tentuar të dorëzonin një dhuratë, por nuk e njihnin personalisht Valeria-n. Gjatë sulmit, njëri prej tyre i maskuar pyeti: “A je ti Valeria?” – dhe pas konfirmimit, qëlloi.

“Ata nuk kishin marrëdhënie personale me të,” u shpreh Rodríguez. “Ai ishte thjesht ekzekutuesi i saj.”

Vrasja tronditëse e Valeria Márquez: Spekulime, dyshime dhe një

Familjarët kërkojnë drejtësi

Familja e Valeria-s ka kërkuar analizë të plotë të videos së krimit, duke theksuar se aty mund të ketë elementë kyç për identifikimin e autorëve. Prokurori konfirmoi se janë duke intervistuar personat më të afërt me Valeria-n, përfshirë miq, të afërm dhe partnerë të mundshëm.