Celebrity

Në nder të nënës së saj: Madonna bëhet brune pas më shumë se një dekade

Shkruar nga Anabel

20 Maj 2025

Në nder të nënës së saj: Madonna bëhet brune pas

Ikona e muzikës pop, Madonna ka vendosur të nderojë nënën e saj të ndjerë përmes një ‘look’-u të frymëzuar nga ajo. Këngëtarja 66-vjeçare publikoi në Instagram disa foto, ku shfaqej me flokë kaçurrela ngjyrë kafe të errët, njësoj si e ëma, Madonna Louise.

Në nder të nënës së saj: Madonna bëhet brune pas

Në njërën prej fotove, Madonna shfaqet me një model flokësh të shkurtër dhe të errët, ndoshta paruke, ndërsa pozon me kokën paksa të kthyer anash.

“Më mungonte ime më”, shkroi ajo.

Në nder të nënës së saj: Madonna bëhet brune pas

Nëna e Madonnës ndërroi jetë nga kanceri i gjirit në vitin 1963, kur ishte vetëm 30 vjeç. Madonna ishte pesë vjeç në atë kohë. Prindërit e saj kishin pesë fëmijë së bashku, përfshirë vëllain e madh të këngëtares, Anthony, i cili ndërroi jetë në shkurt të vitit 2023. Pas vdekjes së bashkëshortes, babai i saj, Silvio Ciccone, u martua me sanitaren e shtëpisë, Joan.

Në nder të nënës së saj: Madonna bëhet brune pas

Në një intervistë të vitit 1985 për revistën “Time”, Madonna foli për dhimbjen që ndjeu si fëmijë:

“E dija që ishte e sëmurë prej kohësh me kancer gjiri, ishte shumë e dobët, por gjithsesi përpiqej të vazhdonte jetën e saj. Ishte shumë e brishtë.”

Në dokumentarin “Becoming Madonna”, transmetuar në janar, ajo e përshkroi humbjen e nënës si një moment që e shkatërroi emocionalisht:

“Ishte si të më shkëputej një pjesë e zemrës. U detyrova të rritem para kohe, të kuptoja se ajo s’është më, të përballesha me dhimbjen. Ishte shumë për një fëmijë.”

Artikuj të sugjeruar: