Metropolitan

Shkodra Elektronike sjell projektin e ri pas suksesit në Eurovision

Shkodra Elektronike sjell projektin e ri pas suksesit në Eurovision

Pas suksesit në Eurovision dhe jehonës së krijuar për emrin e tyre, Shkodra Elektronike duket se nuk e ka në plan të ndalet. Grupi njoftoi së fundmi publikimin e një albumi EP (album i shkurtër, që përmban zakonisht 3-6 këngë) me titull “Shndrit!”.

"Pse do të vazhdojmë me [shndrit]” – shkruajnë ata, duke lënë të kuptohet se ky është vetëm fillimi i një faze të re kreative.

Ky projekt vjen si një vazhdimësi e stilit të tyre unik, ku muzika elektronike moderne bashkohet me motive tradicionale shqiptare. Ngjyrat e ndezura, format abstrakte dhe frymëzimi etno-futurist në kopertinën e albumit premtojnë një qasje të guximshme dhe eksperimentale, karakteristike tashmë për identitetin artistik të Shkodrës Elektronike.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Shkodra Elektronike (@shkodraelektronike)

Albumi “Shndrit” do të publikohet më 23 maj. Ky projekt po pritet me kuriozitet nga fansat, të cilët pas bujës në Eurovision ku grupi u rendit në Top 5 me votat e publikut, janë më të shumtë dhe më të angazhuar se kurrë më parë.

REELS

Leku shkon te leku ore 🤓

Kripë në plagë 🤨

❣️👏

Ju kë do kishit përqafuar? Gruan apo fizioterapistin?

Nuk para marrim materiale nga rrëmujërat e TikTok-ut shqip, por kjo histori na bëri përshtypje, për më tepër që trajton një çështje delikate. Një ditë, ne mësuam se një vajzë, Pranvera Mollaj (30 vjeç), po vuante nga leucemia akute, ishte në prag vdekjeje dhe për shërim nevojitej transplant urgjent i palcës. TikToker-a të famshëm u angazhuan për rastin dhe njerëzit dhuruan në GoFundMe. Totali i mbledhur: 450,000 euro. Tani, ka dalë një teori e re nga një prej donatorëve dhe mbështetësve të saj (Mr. Eli), se e gjitha ka qenë mashtrim. Ai pretendon se ka folur me një mjek në spitalin ku ishte shtruar Pranvera dhe ai ka deklaruar se pacientja është e shëruar plotësisht dhe mund të jetojë normal si gjithë të tjerët. Eli dyshon se paratë e mbledhura po shfrytëzohen nga dy TikToker-a me banim në Dubai. Pranvera, nga ana e saj, e mohon të ketë mashtrim dhe thotë që pasi të dalë nga spitali (në Dubai), do të paraqesë gjithë dokumentacionin. E ëma e Pranverës, në një bisedë me Elin, ka pranuar se do t’u kthejë lekët shqiptarëve që kanë dhuruar, për aq kohë sa transplanti nuk u krye.

Flisni!

“The Passenger” (1975) është një nga filmat më të dashur për Jack Nicholson. Ai madje e ka quajtur “aventurën më të madhe kinematografike” të jetës së tij. Për të mbrojtur këtë vepër që e donte shumë, Nicholson bleu të drejtat e filmit dhe e mbajti për vite jashtë ekranit. Në vitin 2003 nisi negociatat me Sony-n për ta rikthyer sërish për publikun. Filmi ndjek historinë e një gazetari të lodhur, i cili gjatë një udhëtimi merr një vendim të papritur që i jep mundësinë të hyjë në një jetë krejt tjetër. Në fillim duket si liri. Një shkëputje e pastër nga gjithçka prej së cilës ka ikur. Por teksa lëviz në vende të panjohura, ajo jetë e re nis të rëndojë më shumë seç e kishte imagjinuar. Filmi kthehet në një udhëtim të heshtur dhe të ngadaltë mbi identitetin, arratisjen dhe pyetjen nëse mund t’i shpëtosh ndonjëherë vetes. Po, ia vlen ta shikoni!

Ju si do kishit folur? 🤓

Jeni gati për 11 korrik apo jo? 🤭

Shkodra Elektronike brings new project after Eurovision success

Shkodra Elektronike sjell projektin e ri pas suksesit në Eurovision

After their success at Eurovision and the buzz created around their name, Shkodra Elektronike seems to have no plans to stop. The group recently announced the release of an EP (short album, usually containing 3-6 songs) titled “Shndrit!”.

"Why will we continue with [shundrit]" – they write, hinting that this is just the beginning of a new creative phase.

This project comes as a continuation of their unique style, where modern electronic music merges with traditional Albanian motifs. The bright colors, abstract shapes and ethno-futuristic inspiration on the album cover promise a bold and experimental approach, characteristic of their artistic identity.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Shkodra Elektronike (@shkodraelektronike)

The album "Shndrit" will be released on May 23. This project is being eagerly awaited by fans, who after the excitement at Eurovision where they ranked in the Top 5 with public votes, are more numerous and more engaged than ever before.