Celebrity

Pa dashje, sapo u zbulua diçka rreth dasmës së Selena Gomez dhe Benny Blanco

Shkruar nga Anabel

19 Maj 2025

Pa dashje, sapo u zbulua diçka rreth dasmës së Selena

Ed Sheeran-it mund t’i duhet t'u dërgojë një kartolinë ndjese bashkë me dhuratën e dasmës Selena Gomez-it dhe Benny Blanco-s. Këngëtari zbuloi pa dashje një detaj mjaft specifik rreth dasmës së çiftit — një ngjarje që ata vetë kanë preferuar ta mbajnë larg syve të publikut.

Pa dashje, sapo u zbulua diçka rreth dasmës së Selena

Gjatë rubrikës “Testi i detektorit të gënjeshtrave” për Vanity Fair, Ed Sheeran-it iu bë pyetja nëse ishte ftuar në dasmën e Selenës dhe Benny-t. Përgjigjja ishte "po", madje ai tha se kishte kthyer edhe përgjigjen e ftesës për vete dhe bashkëshorten e tij, Cherry Seaborn.

Kështu, Ed konfirmoi se dasma e Selena Gomez-it dhe Benny Blanco-s është planifikuar dhe ata kanë filluar të dërgojnë ftesat e tyre. Deri tani, çifti nuk kishte konfirmuar asnjë plan konkret për ceremoninë. Në intervistat e tyre, ata lanë të kuptohej se nuk po nxitoheshin për të organizuar martesën.

Pa dashje, sapo u zbulua diçka rreth dasmës së Selena

Selena dhe Benny u fejuan në dhjetor 2024 dhe që atëherë nuk kanë zbuluar pothuajse asgjë për dasmën. Në një intervistë të përbashkët për Rolling Stone para publikimit të albumit të tyre, ata treguan se nuk kanë nxitim për ceremoninë.

“Mendoj që çdo ditë ajo planifikon një dasmë të re në mendje,” tha Benny për revistën. “Jemi tipi i njerëzve që e marrim jetën ditë pas dite. Ende nuk e kemi përtypur plotësisht këtë moment. Ndërkohë që po flisnit, ajo ishte aty duke parë unazën.”

Ndërsa vetë Selena shtoi:

“Sinqerisht, ndihem që ky është një moment kaq i veçantë dhe dua ta reflektoj plotësisht në këtë album — të derdhim gjithçka që ndiejmë dhe ta ndajmë me botën. Ky është përqendrimi im kryesor tani, të paktën.”

Pa dashje, sapo u zbulua diçka rreth dasmës së Selena

Ed Sheeran ka vite që njihet me çiftin: ai dhe Selena janë të afërt me Taylor Swift, ndërsa Benny ishte pjesë e dasmës shumë private të Ed-it në vitin 2018. Pavarësisht afërsisë që kanë, s'e dimë sa të lumtur do jenë çifti i ri për këtë zbulim që bëri pa dashje miku i tyre.

Artikuj të sugjeruar: