Metropolitan

Konflikti në familjen Beckham: Brooklyn mendon se prindërit e tij shtiren në rrjete sociale

Konflikti në familjen Beckham: Brooklyn mendon se prindërit e tij

Zërat për një pakënaqësi apo debate mes Brooklyn Beckham, bashkëshortes së tij Nicola Peltz, dhe prindërve të tij, David dhe Victoria Beckham, po shtohen gjithnjë e më shumë. Së fundmi, raporti i tyre u vu në qendër të vëmendjes për shkak të mungesës së Brooklyn dhe partneres së tij në ditëlindjen e 50-të të të atit, David Beckham.

Burimet pranë familjes Beckham konfirmojnë debatet

Konflikti në familjen Beckham: Brooklyn mendon se prindërit e tij

Sipas burimeve të ndryshme, marrëdhëniet mes tyre nuk janë aspak të mira.

"Brooklyn po përpiqet të vendosë kufij me prindërit, të krijojë jetën e tij përkrah Nicolës, dhe duket se David dhe Victoria po reagojnë në një mënyrë hakmarrëse", tha një burim anonim.

I njëjti burim shtoi se Brooklyn është i zhgënjyer me mënyrën se si prindërit e tij e portretizojnë veten në rrjetet sociale, ndërkohë që, sipas tij, gjërat janë ndryshe nga se duken. Sipas burimit, Brooklyn është shprehur se ata nuk kanë bërë asnjë përpjekje për ta kontaktuar.

Konflikti në familjen Beckham: Brooklyn mendon se prindërit e tij

Një tjetër burim afër familjes e sheh situatën ndryshe, duke pohuar se tensionet nisën që në momentin kur Brooklyn u fejua me Nicolën. David dhe Victoria mendohet se e konsiderojnë Peltz-in si shumë kontrolluese dhe xheloze, gjë që ka ndikuar që i biri të distancohet gjithnjë e më shumë nga familja.

Kujtojmë se festa për ditëlindjen e David Beckham përfshinte, mes të tjerash, edhe dhe një udhëtim në Paris me familjen dhe miqtë e ngushtë si Eva Longoria, Gordon Ramsay dhe Tom Cruise. Victoria publikoi disa fotografi nga festa, duke shkruar:

“Krijuam kujtime të veçanta me familjen dhe miqtë. Ju duam të gjithëve,” duke etiketuar të tre fëmijët e tjerë, por jo Brooklyn.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Victoria Beckham (@victoriabeckham)

Më shumë rreth dramës në familjen Beckham:

 

REELS

Trendi i ri në rrugët e Tiranës? Quhet Geek Bar Mini nga @evapifyclouds ⚡️

Kush ka të drejtë? Ndajeni muhabetin!

“Syri magjik” që s’fle kurrë!🚪 Me EZVIZ DP2 sheh kush është te dera edhe kur s’je në shtëpi, madje i flet direkt nga telefoni! Me kodin ANABEL e përfiton me 15% ulje. ;)

Pyetje për ANABEL

Janë apo s’janë 🙂‍↕️

Lutuni, manifestoni dhe VOTONI 0️⃣ 5️⃣ @aliskallaci Suksese!!!

Vetë Zot, vetë shkop! 😎

Ka bërë mirë?

Si ju duk performanca e @aliskallaci 🇦🇱 Mos harroni: Votoni numrin 1️⃣ 3️⃣

Një shok si Vin Diesel 💞