Metropolitan

Gjyqi i Diddy-t: Cassie tregon pasojat e “festave të çmendura seksuale” të reperit

Gjyqi i Diddy-t: Cassie tregon pasojat e “festave të çmendura

Cassie (Casandra Ventura) ka zbuluar gjatë dëshmisë së saj të dhimbshme në gjyqin për trafikim seksual dhe përdhunim që po zhvillohet nga Diddy-t, ndikimin që kanë pasur festat e çmendura seksuale (të njohura si “Freak Offs”) në trupin e saj.

“Kisha shumë probleme me stomakun dhe sistemin gastrointestinal për shkak të përdorimit të drogës,” shpjegoi Ventura, 38 vjeç.

Gjatë ditës së parë të dëshmisë së saj, këngëtarja e “Long Way 2 Go” — e cila është tetë muajshe shtatzënë me fëmijën e saj të tretë me bashkëshortin Alex Fine — tha se merrte ekstazi, marijuanë, ketaminë, GHB (e njohur edhe si “droga e përdhunimit”) ose kërpudha gjatë takimeve të saj seksuale me Combs dhe një eskortë.

“Nuk mund ta imagjinoja veten duke i bërë këto festa, pa pasur diçka që të më mpinte ndjenjat, sepse përndryshe do të ndihesha sikur po kryeja seks pa ndjenja me një të huaj me të cilin nuk doja të kisha marrëdhënie,” tha ajo.

Ventura dëshmoi më tej se “Freak-Offs” i shkaktonin infeksione të shpeshta urinare sepse takimet seksuale ishin “njëra pas tjetrës”.

Gjyqi i Diddy-t: Cassie tregon pasojat e “festave të çmendura
 
“Bëja marrëdhënie ndërsa kisha infeksion,” shtoi ajo, duke vënë në dukje se as lëngu i boronicës, as pilulat apo trajtime të tjera nuk funksiononin më tek ajo, duke e përshkruar si “një kaos total” dhe “shumë të dhimbshëm”.

“Ishte shumë e dhimbshme për një kohë të gjatë. Nuk mund ta besoj që e duroja këtë”, u shpreh ajo më tej.

Këngëtarja tha gjithashtu se kishte “plagë” në gjuhë nga “Freak-Offs” për shkak të substancave të shumta që vinin në kontakt me trupin e saj, përfshirë vajra dhe lubrifikantë.
 
Ventura dëshmoi se Combs, 55 vjeç, njëherë kishte vendosur në një pishinë të fryrë me pompë, të mbushur me vajra dhe librifikantë, që trupat e tyre të shkëlqenin, pasi kjo i pëlqente. Një ditë më vonë, gjatë dëshmisë së saj, Cassie sqaroi se Diddy ishte në dijeni të problemeve të saj shëndetësore dhe gjatë gjyqit u paraqit një mesazh, në të cilin reperi i thoshte Diddy-t: “Dua që të shkosh te mjeku”.

“E fajësoja veten për gjithçka. Nuk e kuptoja pse ai kërkonte falje për diçka që kishte ndodhur shumë herë,” tha ajo.

Në ditën e parë të gjyqit, Cassie dha detaje të shumta për “Freak-Offs”, të cilat tha se Combs ia kishte prezantuar kur ishte vetëm 22 vjeç. Ajo tha se reperi i “Bad Boy for Life” — i cili është 17 vjet më i madh se ajo — e shihte këtë si “voyeurism” (kur dikush eksitohet duke parë të tjerët të përfshihen në sjellje seksuale).

Gjyqi i Diddy-t: Cassie tregon pasojat e “festave të çmendura

Këngëtarja e “Love a Loser” pretendoi se një prej “Freak-Offs” më të gjata kishte zgjatur katër ditë ose “ndoshta edhe më shumë” dhe ndonjëherë duhej të bënte seks edhe gjatë menstruacioneve. Ato ndodhnin “çdo javë” në mënyrë të vazhdueshme gjatë marrëdhënies së tyre që zgjati mbi 1 dekadë. Ajo kujtoi gjithashtu se si Combs tregoi për një rast kur një zhigolo dhe ish-i dashuri i saj i urinuan në gojë, duke e bërë atë të “mbytej”.
 
Ventura dëshmoi se kishte nevojë për kohë për t’u rikuperuar nga “Freak-Offs”, veçanërisht për shkak të dehidratimit dhe përdorimit të drogës.
 
Dëshmia e saj emocionale, që shpesh e çoi në lot, vjen më shumë se një vit pasi ajo paditi Combs për përdhunim dhe arriti një marrëveshje me të menjëherë pas kësaj.
 
Ajo konsiderohet si një dëshmitare kyçe në çështjen e qeverisë federale kundër reperit, ku ai përballet me akuza për trafikim seksual, përdhunim, si dhe përfshirjen në organizatë kriminale për të kryer prostitucion.
 
Artikuj të sugjeruar:

 

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb