Promo

Hapja e Green Coast Hotel – MGallery Collection bën bashkë artistë, gazetarë, politikanë dhe diplomatë

Hapja e Green Coast Hotel – MGallery Collection bën bashkë

Më 30 qershor, përurimi i hotelit të parë në Shqipëri me 5 yje +, Green Coast Hotel – MGallery Collection, shënoi një mbrëmje të paharrueshme, ku u bënë bashkë artistë, gazetarë, diplomatë dhe politikanë të shumtë.

Mes atmosferës festive që kulmoi me prerjen e shiritit dhe një spektakël dronësh mbi plazhin Green Coast, u pikasën figura të spektaklit, gazetarisë, muzikës dhe sportit, si: Vera Grabocka ,Timo Flloko, Blendi Fevziu, Armand Shkullaku, Çim Peka, Anila Basha, Drini Zeqo, Berat Buzhala, Armando Duka, Jori Delli, Ylli Limani, Noizy, Sara Hoxha, Irfan Hysenbelliu, etj. 

Hapja e Green Coast Hotel – MGallery Collection bën bashkë

Në radhët e diplomatëve u vu re Ambasadori i Italisë në Shqipëri, Marco Alberti, si dhe Ambasadorja e Japonisë Kikuko KATO.

Të pranishme ishin edhe Zv.Kryeministrja Belinda Balluku  dhe Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro, të cilat mbajtën fjalë përshëndetëse gjatë përurimit.

E ftuar e veçantë ishte Lartësia e saj, Sheika Al Mayassa bint Hamad bin Khalifa Al Thani. 

Hapja e Green Coast Hotel – MGallery Collection bën bashkë

Green Coast Hotel – MGallery Collection është një investim ambicioz, i prekshëm dhe konkret, në sajë të partneritetit mes Grupit BALFIN dhe Grupit Accor, një rrjet i njohur global në hoteleri dhe turizëm. 

Ky projekt u mirëprit mes duartrokitjesh, ndërsa u prezantua i gjithi nga themeluesi dhe Presidenti i Grupit BALFIN, Samir Mane, dhe CEO-ja e Sofitel, MGallery & Emblems (pjesë të Grupit Accor), Maud Bailly. 

Ata pohuan mes të ftuarve se partneriteti mes tyre ndan përkushtimin dhe vizionin për t’i ofruar Shqipërisë ekonomi, sikurse turizëm të qëndrueshëm dhe elitar.

Hapja e Green Coast Hotel – MGallery Collection bën bashkë

REELS

Nuk diii

🚴🏻‍♀️Rides + rewards: Te @sunride.al merrni paketën 2-javore dhe për çdo ride gjatë janarit, fiton €5 kredite për paketën e radhës. 💃🏻

Ankthi im duke parë videon 📈📈📈

Veç fol Briki, se e sistemojmë 😂😂😂 @uetefeshowbyandale

Në një univers paralel, Victoria do rrëfente dhimbjen e saj si nënë te “Me zemër të hapur”, kurse Brooklyn dhe Nicola do shfaqeshin te “Rudina” për historinë e tyre të dashurisë, nga njohja te emri i fëmijës 😂

Ju dua shqiptarë. (shes vila buze bregut te Sazanit me 15000 euro m2)

Ok.

Pastrimi i dyshemesë nuk ka qenë kurrë kaq i thjeshtë EZVIZ RH2 nga @smartentry_al thith dhe lan njëkohësisht, pastron veten automatikisht dhe përshtatet me nivelin e papastërtisë, pa mundim dhe pa humbur kohë.

Nga cikli: AI Fantasy