Showbiz

Beatriçe dhe Kola flasin për kualifikimin në finalen e Eurovision 2025

Beatriçe dhe Kola flasin për kualifikimin në finalen e

Beatriçe Gjergji dhe Kolë Laca përshkruan emocionet e tyre pas performancës në gjysmëfinalen e parë të Eurovision 2025 dhe ndjesinë e veçantë që përjetuan kur u kualifikuan për në finale.

Në një intervistë të shkurtër për platformën WiwiBloggs, Beatriçe u shpreh plot gëzim: “Jemi shumë të lumtur. Ishte një ndjesi e mrekullueshme të shihje aq shumë njerëz që të jepnin fuqi. Ishte e bukur, e paharrueshme.” Ajo shprehu mirënjohje për energjinë që morën nga publiku dhe emocionin që e përjetoi në çdo sekondë të performancës.

Ndërkohë, Kolë Laca, në një mesazh drejtuar veçanërisht publikut shqiptar, falënderoi ata që i mbështetën: “Faleminderit të gjithë shqiptarëve që na kanë votuar, se e dimë që na keni votuar të gjithë. Të vazhdojmë kështu deri në fund.”

Performanca e Beatriçes dhe Kolës u karakterizua nga një ndërthurje e fuqishme mes vokalit të fuqishëm, emocionit të sinqertë dhe elementëve autentikë shqiptarë që u reflektuan si në skenografi ashtu edhe në prezencën e tyre artistike. Ky kombinim bëri që ata të veçoheshin mes shumë konkurrentëve.

Kualifikimi i Shqipërisë në finalen e madhe është një ogur i mirë për suksesin e mundshëm të dyshes në finale. Tashmë sytë janë drejt së shtunës, më 17 maj, kur do të mbahet finalja e Eurovisionit 2025 dhe ku Beatriçe dhe Kola do të kenë mundësinë të ngjiten në skenë edhe një herë për të përfaqësuar Shqipërinë në mënyrë dinjitoze.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Anabel Entertainment (@anabel.entertainment)

REELS

JETOJ NË EUROPË DHE FUNKSIONON NDRYSHE PËR VAJZAT E NDRYSHE PËR DJEMTË

Stresohesh vetëm nga mendimi që vera na tha “mirupafshim” dhe duhet të bësh gati kostumin e të rriturit për rutinën vjeshtake? Ugh, s’je vetëm. Zgjidhjen s’e kemi ne, por dimë një vend ku hallet e një viti të tërë zgjidhen për punë minutash: në @toptanishoppingcenter Shkoni me vrap, ka plot ofertaaa!

Gjyqi, që u zhvillua për një incident të pretenduar në vitin 2018, u ngrit nga një ish-rojë sigurie, Emani Ellis, e cila pretendonte se reperja e kishte sulmuar me fyerje racore. Vendimi i trupit gjykues e liroi Cardi-n nga çdo detyrim për të paguar dëmet në shumën 24 milionë dollarë.

Sa lekë duhen për të shtyrë muajin në Monaco

Si do e përshkruanit verën tuaj? 🌊

Si ju duk 💍 Georgina 💍 në Festivalin e Filmit në Venecia?

Fatmirësisht, cikli po thyhet! 🤣

Unë nuk jam natyrë dramatike Prapë unë:

Aktori i madh Timo Flloko, tenori dhe soprano me famë botërore, Saimir Pirgu dhe Ermonela Jaho, u bënë bashkë në një mbrëmje të jashtëzakonshme në kalanë e Kaninës në Vlorë. “Yjet mbi Kaninë” është edicioni i dytë i një aktiviteti i konceptuar nga regjisorja e njohur Vera Grabocka, që nisi në Butrint dy vjet më parë. *E ftuar speciale e natës ishte Aurela Gaçe, e cila i zhveshi interpetuesit e mëdhenj nga “ngurtësia” e operës, për pak muzikë popullore vlonjate.

Një burrë shkaktoi zemërim në rrjet, pasi u kap nga kamera duke i rrëmbyer kapelen e tenistit polak, Kamil Majchrzak, nga duart e një tifozi të vogël në US Open. Skena e pahijshme ndodhi të enjten pasdite, ndërsa Majchrzak përshëndeste tifozët dhe shpërndante autografe pranë fushës, pas fitores epike me pesë sete kundër tenistit numër 9 në renditje, Karen Khachanov, sipas pamjeve të transmetimit live.

Beatrice and Kola talk about qualifying for the Eurovision 2025 final

Beatriçe dhe Kola flasin për kualifikimin në finalen e

Beatriçe Gjergji and Kolë Laca describe their emotions after their performance in the first semi-final of Eurovision 2025 and the special feeling they experienced when they qualified for the final.

In a short interview for the WiwiBloggs platform, Beatrice expressed herself with joy: "We are very happy. It was a wonderful feeling to see so many people giving you strength. It was beautiful, unforgettable." She expressed gratitude for the energy they received from the audience and the emotion she experienced in every second of the performance.

Meanwhile, Kolë Laca, in a message addressed especially to the Albanian public, thanked those who supported him: "Thank you to all the Albanians who voted for us, because we know that you all voted for us. Let's continue like this until the end."

Beatrice and Kola's performance was characterized by a powerful combination of powerful vocals, sincere emotion, and authentic Albanian elements that were reflected in both the set design and their artistic presence. This combination made them stand out among many competitors.

Albania's qualification to the grand final bodes well for the duo's potential success in the final. All eyes are now on Saturday, May 17, when the Eurovision 2025 final will be held and where Beatrice and Kola will have the opportunity to take the stage once again to represent Albania in a dignified manner.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Anabel Entertainment (@anabel.entertainment)