Celebrity

Cassie dëshmon në gjyq: Rrëfim tronditës për abuzimin nga Diddy

Shkruar nga Anabel

14 Maj 2025

Cassie dëshmon në gjyq: Rrëfim tronditës për abuzimin
Ilustrimi: Jane Rosenberg/Reuters

Casandra “Cassie” Ventura, ish-e dashura e Sean “Diddy” Combs, është ndoshta dëshmitarja më e rëndësishme në gjyqin për Combs.

Padia e saj e vitit 2023 kundër Combs, ku e akuzonte atë për abuzim fizik dhe seksual, ishte katalizatori për akuzat me të cilat përballet aktualisht Combs. Pavarësisht se ai e zgjidhi atë padi me Cassie-n për një shumë të pazbuluar, kjo nxiti një hetim ndaj tij që kulmoi me arrestimin e Combs në shtator 2024.

Të martën, këngëtarja shtatzënë tetë muaj e gjysmë rrëfeu detaje për Combs. Dëshmia e saj pritet të zgjasë për disa ditë. Ja disa nga çështjet kryesore të dëshmisë në ditën e parë.

Cassie dëshmon në gjyq: Rrëfim tronditës për abuzimin
Ilustrimi: Jane Rosenberg/Reuters

1. Cassie Ventura dha shpjegime të hollësishme për “freak-offs”

Shën.red. Freak-off – zhargon, që në këtë kontekst i referohet një takimi seksual të organizuar, ku zakonisht përfshihen më shumë se dy persona; përvoja të pazakonta ose ekstreme seksuale; përdorimi i drograve. Pra, një “seancë seksuale e shfrenuar” ose “orgji e kontrolluar” ku dikush e organizon gjithë situatën dhe të tjerët janë pjesë e saj, ndonjëherë edhe të paguar.

Cassie rrëfeu se në këto takime, Diddy punësonte një eskortë dhe të dyja duhet të performonin për të duke shtuar se kjo e lejonte Diddy-n “të më shikonte me personin tjetër dhe në fakt të na drejtonte se çfarë po bënim. Përfundimisht u bë një punë për mua, pak a shumë".

Ajo dëshmoi se udhëzohej nga Diddy për të gjetur eskortat, të cilat paguheshin me para në dorë, zakonisht duke filluar nga 1,500 deri në 6,000 dollarë. Cassie pretendoi se reperi jo vetëm që organizonte takimet seksuale, por gjithashtu u siguroi drogë njerëzve të përfshirë, duke përfshirë ekstazi, kokainë, marihuanë, ketaminë etj.

Cassie tha se u bë pjesë për herë të parë e këtyre "takimeve të çmendura" gjatë vitit të parë të lidhjes së tyre. Freak-off i saj i parë ndodhi në shtëpinë e Combs në Los Angeles kur ajo ishte 22 vjeç, rreth vitit 2008. Pas kësaj, ajo pretendoi se ato u bënë pothuajse çdo javë. E fundit ndodhi në vitin 2017 ose 2018, tha Cassie.

Vendet e këtyre takimeve ndryshonin, tha ajo, dhe zhvilloheshin në qytete të tilla si New York City, Miami, Los Angeles, Atlanta, Las Vegas, Ibiza dhe Turks and Caicos.

Ventura deklaroi se ose ajo dhe punonjëset e Diddy-t rezervonin dhomat e hotelit, shpesh duke përdorur pseudonime të tilla si Frank Black dhe Fran White.

Cassie dëshmon në gjyq: Rrëfim tronditës për abuzimin
Ilustrimi: Jane Rosenberg/Reuters

2. Freak-offs ishin aq intensive sa do të duheshin ditë që të merrnin veten

Me kalimin e kohës, Cassie tha se freak-offs nuk ishin diçka në të cilën ajo donte të merrte pjesë, pasi e bënin të ndihej “e tmerrshme”, “e poshtëruar” dhe “e pavlerë”. Këto takime mund të zgjasnin nga dy deri në katër ditë ndonjëherë - pa gjumë. Drogat i ndihmonin të qëndronin zgjuar, tha ajo.

Megjithatë, ajo i tha gjykatës “Isha e dashuruar dhe doja ta bëja të lumtur” dhe “nuk e dija se në çfarë mund të shndërrohej një “jo”.

Ventura gjithashtu dëshmoi se Diddy bënte video dhe pretendoi se i përdorte ato si “materiale shantazhi”.

“Ndihesha shumë keq me veten. Ndihesha e neveritshme. Ndihesha e poshtëruar”, tha ajo. “Nuk kisha fjalë për të treguar sa tmerrësisht ndihesha. Nuk mund të flisja me askënd për këtë.”

Ajo pretendoi se detyrohej të merrte pjesë në seancat e freak-offs edhe gjatë menstruacioneve dhe se Diddy ndonjëherë i kërkonte dikujt të urinonte mbi të. Çarçafët gjatë këtyre takimeve, tha Cassie, shpesh ishin të ndotur me vaj bebesh, gjak dhe urinë. Ajo tha se nuk donte që kjo të ndodhte, por “nuk ke shumë kontroll në atë moment”.

Avokatët e Diddy-t i kanë përshkruar takimet seksuale si takime ku të gjitha palët kanë rënë dakord. Ai pretendon se është i pafajshëm dhe i ka mohuar akuzat kundër tij.

Cassie dëshmon në gjyq: Rrëfim tronditës për abuzimin
Ilustrimi: Jane Rosenberg/Reuters

3. Dhuna e Diddy-t gjatë gjithë marrëdhënies i shkaktoi frikë të vazhdueshme Cassie-t

Cassie shpjegoi se Diddy kishte luhatje humori dhe e dhunonte nëse ajo vepronte në një mënyrë që atij nuk i pëlqente. Ajo tha se nuk e dinte kurrë nëse ai do të shfaqej në shtëpinë e saj në Los Angeles i lumtur apo duke bërtitur.

Ajo dëshmoi se ai e tërhiqte zvarrë, e shkelmonte dhe madje e shkelte me këmbë, duke vënë më vonë në dukje se ajo pranonte gjëra që nuk donte t’i bënte nga frika se si do të reagonte ai nëse thoshte “jo”.

"Nuk doja që ai të mërzitej ose të mos më besonte. Ai ishte një person i frikshëm, ai ishte i dhunshëm," tha ajo.

Kur u pyet se sa herë e ka hedhur Diddy përtokë gjatë lidhjes së tyre, siç shihet në videon e hotelit të vitit 2016, Cassie tha: “Aq shumë sa nuk numërohen dot.”

Cassie dëshmon në gjyq: Rrëfim tronditës për abuzimin

4. Karriera dhe e gjithë jeta e Cassie-t ishte në duart e Sean “Diddy” Combs

Cassie Ventura tha se Combs "kontrollonte shumë nga jeta ime", duke përfshirë karrierën, mënyrën se si vishej aty ku jetonte dhe me kë fliste.

Me kalimin e kohës, tha ajo, filloi të përjetonte "anën abuzive" dhe "anën kontrolluese" të tij, duke shtuar se humori i tij ndryshonte ditë pas dite.

Combs madje preferonte që Cassie të kujdesej në një mënyrë specifike për të marrë pjesë në freak-offs: ai donte që thonjtë e saj të lyheshin të bardhë ose french, të vishte taka të larta, t'i mbante flokët në një mënyrë të caktuar dhe madje i sugjeroi të vendoste implante në gjoks.

Cassie vuri në dukje se komentet e tij për pamjen i dëmtuan vetëbesimin.

Combs diktonte aktet seksuale që ai donte të shihte që ajo dhe shoqëruesja të kryenin, duke i udhëzuar shpesh ato të riaplikonin vaj bebesh, tha ajo. Diddy gjithashtu i dekoronte dhomat e hotelit shpesh me qirinj aromatikë ose drita me ngjyra.

Cassie gjithashtu pretendoi se Combs dhe ekipi i tij ia merrnin laptopin ose telefonin: "Varej sa kohë do të më ndëshkonin,” shtoi ajo.

Cassie dëshmon në gjyq: Rrëfim tronditës për abuzimin

5. Diddy kishte armë në shtëpitë e tij dhe e detyronte vazhdimisht Cassie-n t'i mbante ato

Cassie kujtoi se Diddy kishte armë në kasaforta në shtëpitë e tij të shumta, gjë që e alarmoi. Ajo u shpreh se gjatë një incidenti, Combs e detyroi të mbante një nga armët.

Artikuj të sugjeruar: