Metropolitan

Kanë 2025: Pse kodi i veshjes së Festivalit ndryshoi në minutën e fundit

Kanë 2025: Pse kodi i veshjes së Festivalit ndryshoi në

Jemi mësuar çdo vit të shohimparaqitje mbresëlënëse në tapetin e kuq të famshëm botëror të Festivalit të Filmit në Kanë. Megjithatë, këtë vit, ka disa pamje që përfundimisht nuk do t’i shohim, pasi festivali francez ka vendosur një kod të ri të rreptë veshjeje që u publikua së fundmi në faqen e tij të internetit. Edhe personazhet më të famshëm duhet ta zbatojnë atë, pasi mund të ndalohen të paraqiten në tapetin e kuq, nëse nuk e bëjnë.

Çdo paraqitje ose veshje që ndjek trendin popullor të fustaneve "lakuriq/shumë të ekspozuar"  nuk lejohet, pasi organizatorët i japin përparësi "etikës" dhe lëvizjes sa më efikase të të ftuarve nëpër ambientet e festivalit.

Sipas faqes zyrtare të Festivalit të Filmit në Kanë, kodi i veshjes për shfaqjet gala në Grand Théâtre Lumière, ku marrin pjesë ekipet artistike të filmave, kërkon veshje zyrtare - domethënë, një fustan të gjatë ose një smoking/kostum serioz.

Nga ana tjetër, sipas organizatorëve, të ftuarve u lejohet të veshin:

1. një fustan i shkurtër i zi

2. fustan kokteji

3. kostum me pantallona të errëta 

4. bluzë elegante me pantallona të zeza

Sa i përket këpucëve, mund të veshin "këpucë dhe sandale elegante me ose pa taka", por atletet janë rreptësisht të ndaluara. Ata që veshin kostum duhet të veshin një kostum të zi ose blu të errët, të shoqëruar me një papion ose kravatë të errët.

Fundet e fryra dhe bishtat e gjatë që kemi parë në tapetin e kuq në të kaluarën nuk do të lejohen këtë vit në emër të funksionalitetit. 

"Veshjet e mëdha, veçanërisht ato me bisht të gjatë, që pengojnë lëvizjene qetë të vizitorëve dhe e bëjnë të vështirë rregullimin e vendeve brenda teatrit, nuk lejohen", shpjegojnë organizatorët.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Nykaa (@mynykaa)

Edhe pse fustanet gjysmë të tejdukshme dhe pothuajse nudo janë bërë një pamje e zakonshme në shumë tapeta të kuq vitet e fundit, Festivali i Kanës ka miratuar një politikë të rreptë kundër tyre.

“Për arsye të etikës, lakuriqësia është e ndaluar në tapetin e kuq, si dhe në çdo zonë tjetër të Festivalit”, sqarojnë ata.

Megjithatë, kufijtë e kodit të veshjes nuk janë plotësisht të qartë se çfarë transparence konsiderohet lakuriqësi. Në festivalin e vitit të kaluar pamë disa paraqitje që duket se shkelin rregullat e këtij viti.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Aurora (@hellzbellzxo)

Modelja dhe aktorja gjermane, Pia Wurtzbach u shfaq me një fustan të frymëzuar nga Hirushja, me një fund mahnitës. Modelja Ève Gilles mbante veshur një fustan balloje rozë të ndezur, ndërsa aktorja e Bollywood-it, Aishwarya Rai Bachchan, mbante veshur një fustan tepër të fryrë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by MUNDO DE TELENOVELAS (@mundodetelenovelas)

Sipas kodit të veshjes së këtij viti, nëse të gjitha këto yje do të vishnin të njëjtat fustane këtë vit, mund të mos lejoheshin të hynin.

Burimi: Marie Claire

REELS

Shakira këndon me djemtë e saj në Buenos Aires

🚘 @auto.trego është një platformë moderne shqiptare për shit-blerje automjetesh, që ofron një përvojë të shpejtë dhe efektive ⬇️ ▪️ Publikimi i makinës është falas dhe procesi është shumë i thjeshtë. ▪️ Website me dizajn të pastër dhe filtra të avancuar kërkimi, që mundësojnë gjetjen e makinës sipas çmimit, vitit, markës dhe kilometrave. ▪️ Në platformë mund të krijoni profile, të shisni ose të ruani makinat e preferuara dhe të kontaktoni shitësit direkt. ▪️ Audienca është e fokusuar ekskluzivisht në tregun e automjeteve, duke garantuar blerës dhe shitës realë.

😂🥰 . . Credits: @erolajons

Ajo ndjesia kur gjen veshjen e përsosur dhe është me ulje. @azzured.co ✨10% ulje nëse përdorni kodin #PaManual vetëm gjatë muajit dhjetor. Garderoba jote po kërkon një glow-up dhe momenti është tani. 💗

Tjetër nivel, tjetër energji @albanskenderaj ✨ Momente nga 4 netët e “MOTIV” në Prishtinë! 🥰 . . . Credits: @albanskenderaj

Djemtë po rriten me influencer që normalizojnë dhunën. Le t’i udhëzojmë para se interneti ta bëjë këtë për ne.   #asnjejustifikim për dhunën online

GIVEAWAY TIME! Imagjino të futesh në Instagram, të bësh 2 follow dhe të përfundosh me një iPhone 17 Pro Max. @nextgift.al e ka seriozisht. Good luck, njerëz të mirë! Për më shumë informacion, shkoni në stories / highlights.

@perla.shop.albania godet sërish! Këtë herë me “FROZEN”, që nuk është thjesht një koleksion - është art në dëborë!❄️ Kush tha se në dimër s’mund të dukesh stylish? Perla ju vërteton të kundërtën. Shkarkoni aplikacionin Perla Shop në App Store ose Play Store, për të zbuluar koleksionin e plotë!

Copyright @dualipa

*Perzgjedhja bazuar te kenget me te perfolura ne rrjet.