Metropolitan

Pasuria prej 32 milionë dollarësh e Liam Payne do i kalojë ish-të dashurës së tij, por pse?

Pasuria prej 32 milionë dollarësh e Liam Payne do i kalojë

Ish-e dashura e Liam Payne, Cheryl Cole, është tanimë administratore e pasurisë prej 32 milionë dollarësh të këngëtarit të ndjerë, pasi ai ndërroi jetë vitin e kaluar pa lënë testament. Sipas ligjit në Mbretërinë e Bashkuar, kur dikush ndërron jetë pa testament, pasuria zakonisht u takon fëmijëve, nëse është i martuar. Cheryl ka një djalë 8 vjeç, Bear, me Liam.

Cheryl, ish-e dashura e këngëtarit të ndjerë, do të bashkëadministrojë pasurinë me Richard Mark Bray, avokat i industrisë së muzikës. Të dy ata do të mund të marrin vendime lidhur me paratë, pronat dhe sendet personale të Payne. Megjithatë, sipas BBC, ata mund të menaxhojnë fondet, por kanë autoritet të kufizuar dhe nuk mund t’i shpërndajnë ato.

Pasuria prej 32 milionë dollarësh e Liam Payne do i kalojë

Liam dhe Cheryl kanë qenë të lidhur për dy vite, në periudhën 2016-2018. Ata u takuan në “X Factor”, ku Cheryl ishte anëtare e jurisë, ndërsa Liam konkurrent. Ata sollën në jetë djalin e tyre në vitin 2017 dhe 1 vit më vonë, i dhanë fund lidhjes. Dyshja e konfirmoi ndarjen në Instagram, duke u shprehur se ndërmorën një vendim të vështirë. Payne më vonë u lidh me Kate Cassidy.

Pasuria prej 32 milionë dollarësh e Liam Payne do i kalojë

Këngëtari ndërroi jetë në Buenos Aires, Argjentinë, më 16 tetor 2024, në moshën 31-vjeçare, pasi pësoi lëndime fatale kur ra nga ballkoni i dhomës së hotelit. Pesë persona u akuzuan se kishin lidhje me vdekjen e tij, përfshirë edhe 2 punonjës hoteli, të cilët pretendohet se i kanë siguruar substanca narkotike këngëtarit të ndjerë.

Artikuj të sugjeruar:

 

REELS

Nëse s’je regjistruar ende në @sunride.al , çfarë po pret? 🚴‍♀️ Tani me kodin ANABEL20, mund të përfitosh ulje për të përjetuar një super eksperiencë! ;)

🤓

😂😂😂

Më 3 mars, në skenën madhështore të Palais Garnier në Paris, mes shkëlqimit dhe solemnitetit të modës së lartë, një 10-vjeçar do të ngjitej në pasarelë për të sfiduar çdo pritshmëri. Në mesin e pëlhurave prej mëndafshi, xhaketave, fustaneve të qepura deri në detaj dhe vrullit të ethshëm të prapaskenës, ishte edhe Max Alexander. Rrugëtimi i tij nisi pothuajse shtatë vite më parë. Në një kohë kur mezi formonte shkronja në fletore, gishtat e tij të vegjël dinin të palosnin, të qepnin dhe të krijonin. Fillimisht, e ëma mendoi se ishte një fazë kalimtare, ku fëmijët priren të ëndërrojnë, por rezultoi se po rriste një talent. I lindur në Kaliforni nga Jack Alexander dhe Sherri Madison, Max gjeti frymëzimi te motra e tij, Samantha, sot 14 vjeçe. Ajo u bë muza dhe modelja e tij e parë. “Rrobat e para i krijova për të. Kur e shihja t’i vishte, ndihesha më i lumturi në botë,” tha ai në një intervistë për NDTV, me sytë që i ndriçonin nga entuziazmi. Sot, ndërsa shumë bashkëmoshatarë të tij sapo zbulojnë pasionet e para, Max Alexander po hyn në tempullin e modës botërore, duke dëshmuar se talenti nuk njeh moshë, por vetëm përkushtim, guxim, imagjinatë dhe pakëz bekim nga Perëndia.

E mbani mend besoj 🤨🤨🤨

Le të themi se interneti nuk e priti edhe aq mirë 🤓 🎥 : Friends Keep Secrets Podcast

Asnjë luftë nuk fiton më shumë se sa humbet njerëzimi.

Michael B. Jordan fitoi çmimin për Performancën më të Mirë nga një Aktor në Rol Kryesor, ndërsa reagimi në sallë ishte i jashtëzakonshëm. Megjithatë, dukej se askush nuk ishte më i emocionuar për fitoren e tij sesa Viola Davis.

🤓

Liam Payne's $32 million fortune will go to his ex-girlfriend, but why?

Pasuria prej 32 milionë dollarësh e Liam Payne do i kalojë

Liam Payne's ex-girlfriend Cheryl Cole is now the administrator of the late singer's $32 million estate after he passed away last year without a will. Under UK law, when someone dies without a will, the estate usually goes to their children, if they were married. Cheryl has an 8-year-old son, Bear, with Liam.

Cheryl, the late singer's ex-girlfriend, will co-manage the estate with music industry lawyer Richard Mark Bray. The two will be able to make decisions regarding Payne's money, property and personal belongings. However, according to the BBC, they can manage the funds but have limited authority and cannot distribute them.

Pasuria prej 32 milionë dollarësh e Liam Payne do i kalojë

Liam and Cheryl dated for two years, from 2016 to 2018. They met on "The X Factor," where Cheryl was a judge and Liam a contestant. They welcomed their son in 2017 and called it quits a year later. The pair confirmed their split on Instagram, saying it was a difficult decision. Payne later dated Kate Cassidy.

Pasuria prej 32 milionë dollarësh e Liam Payne do i kalojë

The singer died in Buenos Aires, Argentina, on October 16, 2024, at the age of 31, after suffering fatal injuries when he fell from the balcony of his hotel room. Five people were charged in connection with his death, including two hotel employees who allegedly provided narcotics to the late singer.

Suggested articles: