Metropolitan

Partneritet global për të rritur sigurinë në punët hibride

Partneritet global për të rritur sigurinë në punët

Vodafone Business dhe Fortinet njoftuan një partneritet të gjerë në rang global, duke shtrirë shërbimet e tyre të konverguara të rrjeteve dhe sigurisë kibernetike në më shumë vende në Evropë dhe Azi, si edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Së bashku, këto dy kompani po ndihmojnë bizneset të përmbushin nevojat e ndërlidhjes për fuqinë punëtore hibride apo edhe të përballen me kërcënimet kibernetike gjithmonë në rritje dhe përherë e më të sofistikuara, duke bashkuar rrjetin dhe sigurinë në një shërbim të vetëm e të pandërprerë.

Ndërmarrjet e mëdha dhe të mesme në Gjermani apo tregje të tjera evropiane, si edhe bizneset shumëkombëshe të cilat marrin  shërbim përmes Vodafone Business International, tani mund të përfitojnë nga Shërbimet e Rrjetëzimit të Sigurt të Vodafone Business.

Shërbimet që do të rrjedhin nga ky partneritet integrojnë rrjetin me zonë të gjerë të zhvilluar nga softueri (SD-WAN) i Fortinet, lider në industri, si edhe zgjidhjet e sigurisë me bazë në cloud -in e FortiSASE, që t’iu vijnë në ndihmë organizatave për t’i bërë rrjetet e tyre më të sigurta. Ato iu ofrojnë punonjësve akses të sigurt e të besueshëm në aplikacionet e punës, pavarësisht vendndodhjes së tyre. Vodafone Business ofron shkallën dhe shtrirjen e nevojshme për të mbështetur transformimin digjital të sigurt në rreth 192 vende në mbarë botën

Ky moment i rëndësishëm vjen në një kohë kur po rriten ndjeshëm rastet e incidenteve të sigurisë kibernetike, përfshirë hakerimet, shkeljet e të dhënave dhe inxhinierinë sociale, të cilat u shtuan ndjeshëm në Bashkimin Evropian gjatë gjysmës së parë të vitit 2024, sipas Agjencisë së Bashkimit Evropian për Sigurinë Kibernetike (ENISA).

Në kuadër të partneritetit mes Vodafone Business dhe Fortinet, bizneset mund të blejnë shërbime të integruara të përshtatura për nevojat e tyre dhe që gëzojnë asistencë dhe suport nga ekspertët e sigurisë kibernetike dhe shërbimit të menaxhuar të rrjetit të Vodafone Business. Klientët mund të zgjedhin nga katër opsione menaxhimi, duke përfshirë menaxhimin 24/7, rrjetin dhe sigurinë e bashkëmenaxhuar, garanci të ndryshme të nivelit të shërbimit dhe shërbime profesionale që përfshijnë service discovery, dizajnin, zbatimin dhe trajnimin.

Duke kombinuar (bashkuar) shtrirjen e tyre globale dhe ekspertizën e thellë në siguri, Vodafone Business dhe Fortinet fuqizojnë kompanitë të zbulojnë dhe të përgjigjen shpejt ndaj kërcënimeve, duke reduktuar rrezikun ndërkohë që mbrojnë operacionet dhe besimin e klientëve.

Qëllimi i Vodafone është të lidhë për një të ardhme më të mirë, duke përdorur teknologjinë për të përmirësuar jetën, bizneset e për të ndihmuar në përparimin e shoqërive të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse. Vodafone është i përkushtuar për të reduktuar ndikimin e tij mjedisor dhe për të arritur emetime zero deri në vitin 2040.

REELS

JETOJ NË EUROPË DHE FUNKSIONON NDRYSHE PËR VAJZAT E NDRYSHE PËR DJEMTË

Stresohesh vetëm nga mendimi që vera na tha “mirupafshim” dhe duhet të bësh gati kostumin e të rriturit për rutinën vjeshtake? Ugh, s’je vetëm. Zgjidhjen s’e kemi ne, por dimë një vend ku hallet e një viti të tërë zgjidhen për punë minutash: në @toptanishoppingcenter Shkoni me vrap, ka plot ofertaaa!

Gjyqi, që u zhvillua për një incident të pretenduar në vitin 2018, u ngrit nga një ish-rojë sigurie, Emani Ellis, e cila pretendonte se reperja e kishte sulmuar me fyerje racore. Vendimi i trupit gjykues e liroi Cardi-n nga çdo detyrim për të paguar dëmet në shumën 24 milionë dollarë.

Sa lekë duhen për të shtyrë muajin në Monaco

Si do e përshkruanit verën tuaj? 🌊

Si ju duk 💍 Georgina 💍 në Festivalin e Filmit në Venecia?

Fatmirësisht, cikli po thyhet! 🤣

Unë nuk jam natyrë dramatike Prapë unë:

Aktori i madh Timo Flloko, tenori dhe soprano me famë botërore, Saimir Pirgu dhe Ermonela Jaho, u bënë bashkë në një mbrëmje të jashtëzakonshme në kalanë e Kaninës në Vlorë. “Yjet mbi Kaninë” është edicioni i dytë i një aktiviteti i konceptuar nga regjisorja e njohur Vera Grabocka, që nisi në Butrint dy vjet më parë. *E ftuar speciale e natës ishte Aurela Gaçe, e cila i zhveshi interpetuesit e mëdhenj nga “ngurtësia” e operës, për pak muzikë popullore vlonjate.

Një burrë shkaktoi zemërim në rrjet, pasi u kap nga kamera duke i rrëmbyer kapelen e tenistit polak, Kamil Majchrzak, nga duart e një tifozi të vogël në US Open. Skena e pahijshme ndodhi të enjten pasdite, ndërsa Majchrzak përshëndeste tifozët dhe shpërndante autografe pranë fushës, pas fitores epike me pesë sete kundër tenistit numër 9 në renditje, Karen Khachanov, sipas pamjeve të transmetimit live.