Autoritetet polake sekuestrojnë një shkollë ruse në Varshavë
Një ndërtesë e shkollës së mesme pranë ambasadës së Moskës në Varshavë, e cila është hapur për fëmijët e diplomatëve, është sekuestruar nga autoritetet ruse. Sipas përfaqësuesve rusë në Poloni, veprimi u quajt i paligjshëm.
Konflikti për këtë ndërtesë të ndërtuar në vitet ’70 vijon prej një viti. Nga polakët ajo shpesh është cilësuar si “foleja e spiunëve”.
Gratë afgane në protestë
Gratë afgane kanë protestuar në Kabul, pasi qeveria talibane pretendon të njihet nga vendet e samitit të OKB-së. Talibanët u rikthyen në pushtet në vitin 2021 dhe kufizuan shumë të drejtat e grave afgane, të cilat janë dhunuar nga ta.
Ndonëse ka pasur shumë dhunë nëpër protesta, sërish një grup i vogël grash ka vazhduar të mbajë tubime.
Nën thirrjet “Njohja e Talibanëve, shkelje e të drejtave të grave”, “Populli afgan, peng i talibanëve” dhe “Ne do të luftojmë, do të vdesim, për të marrë të drejtat tona”, gratë protestuan nëpër qytet.
Deri më tani, asnjë shtet s’e ka njohur si të ligjshme qeverinë talibane.
Putin nënshkruan ligjin për “tradhtinë e lartë”
Vladimir Putin ka firmosur ligjin që do të zbatojë burgimin e përjetshëm për krimin “tradhti e lartë”. Deri më tani, kjo vepër penale dënohej me deri në 20 vite burg.
Të shtëna në Teksas: Pesë viktima
Pesë persona kanë humbur jetën nga të shtënat me armë në një shtëpi në Teksas. Sipas Reuters, autoritetet janë ende në kërkim të personit që kreu krimin.
SHBA është në një moment kaosi, pasi që prej fillimit të 2023-shit, ka pasur 160 të shtëna masive me armë dhe kanë humbur jetën plot 88 njerëz. I njëjti numër vrasjesh është regjistruar në SHBA në vitin 2009 dhe çuditërisht, në të njëjtën periudhë.