Metropolitan

E themi me bindje: Rihanna gjen mënyra ikonike për t’i treguar botës se është shtatzënë

E themi me bindje: Rihanna gjen mënyra ikonike për t’i treguar
Diggzy / BACKGRID

Rihanna dhe A$AP Rocky janë në pritje të bebit nr. 3 dhe po, konfirmimi i shtatzënisë ishte po aq ikonik sa i dy të tjerave. Le ta pranojmë që Rih është thjesht ikonike dhe di gjithnjë ta surprizojë botën.

Nisim nga më e freskëta: Një bark i rrumbullakosur në Met Gala 2025

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Anabel Entertainment (@anabel.entertainment)

Ne prisnim me shumë kërshëri se ç’do kishte veshur Rihanna, kur sytë na shkuan te barku i rrumbullakosur. Me një buzëqeshje dhe grim të përsosur, Riri nuk kishte pse të thoshte “jam shtatzënë”. Të gjithë e morëm vesh dhe u surprizuam, ndonëse qarkullonin thashetheme vërdallë.

E themi me bindje: Rihanna gjen mënyra ikonike për t’i treguar
David Fisher/Shutterstock

Më parë, partneri i saj, konfirmoi se ata janë në pritje të një bebushi, në tapetin e Met Gala. “E di, është fantastike. Është koha t’u tregojmë njerëzve se ç’po gatuanim. Jam i gëzuar që të gjithë ndihen mirë se ne jemi shumë të lumtur”, u shpreh ai për AP.

Shtatzënia e dytë: Në Super Bowl Halftime Show 2023

Po pra, Riot, djali i Riri-t dhe A$AP Rocky-t ka qenë pjesë e Super Bowl që pa lindur! Rihanna ka performuar në Super Bowl dhe na mahniti kur u shfaq me një veshje të kuqe nga koka te këmbët dhe me barkun e rrumbullakosur, të cilin e përkëdheli disa herë, për të na treguar se një bebush i ri po i shtohej botës. Një moment ikonik për botën!

E themi me bindje: Rihanna gjen mënyra ikonike për t’i treguar
Getty

Shtatzënia e parë: Alla paparazzi

Riri u fotografua në fund të janarit në rrugët e New York-ut e veshur siç vetëm ajo di: Me një xhup të gjatë rozë, i cili ishte i hapur në pjesën e barkut dhe me xhinse të gjera.

E themi me bindje: Rihanna gjen mënyra ikonike për t’i treguar
DIGGZY/SHUTTERSTOCK

Në fotot e shkrepura nga paparazzi, ajo dukej e buzëqeshur, duke e parë kamerën drejt dhe me vetëbesimin që e karakterizon.

E themi me bindje: Rihanna gjen mënyra ikonike për t’i treguar
DIGGZY/SHUTTERSTOCK

Më pas, erdhi në jetë RZA, djali i saj, emri i të cilit është frymëzuar nga grupi i famshëm Wu-Tang Clan.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by badgalriri (@badgalriri)

Artikuj të sugjeruar:

 

REELS

Shikim të këndshëm

Gjatë dasmës, Blero kujton mikun e ndjerë Shpat Kasapi, duke vallëzuar me këngën e tij më të njohur.

Edhe une pjesën e brendshme shoh te një mashkull, po atë pjesë dua ta çoj në palestër

Dhe ti akoma s’ke gjetur burrin nr.1 …..

Jennifer Lawrence veshi fustanin më risque ndonjëherë në Golden Globes, i krijuar enkas për të nga Sarah Burton për Givenchy. Lawrence ishte nominuar në kategorinë “Best Actress” për rolin e saj në filmin “Die with it”.

Nikki Glaser nuk kurseu askënd në monologun e saj në Golden Globes 2026 😬 Duke iu drejtuar Leonardo DiCaprio, ajo tha: Çfarë karriere ke pasur, role ikonike, ke punuar me regjisorët më të mëdhenj, ke fituar 3 Golden Globes, një Oscar dhe gjëja më mbresëlënëse është që i ke arritur të gjitha këto para se e dashura jote të mbushte 30 vjeç.” Pastaj Glaser shtoi: “Leo, më vjen keq për shakanë, ishte e lirë por sinqerisht, ne nuk dimë asgjë tjetër për ty. Hap pak zemrën, o burrë.” Madje ajo ironizoi se intervista më e thellë që ka dhënë ndonjëherë DiCaprio ishte në Teen Beat në 1991 🤭

❤️❤️

Kylie Jenner e veshur me Versace dhe diamantë 75 karat.

Kate Middleton mbush sot 44 vjeç dhe, duke thyer traditën, në vend të portretit të zakonshëm që zakonisht postohet, Princesha e Uellsit ka publikuar një video. Episodi i katërt dhe i fundit i “Mother Nature”, një seri videosh të shkurtra që princesha ka ndarë gjatë vitit të kaluar, eksploron lidhjen mes ndryshimit të stinëve dhe shëndetit mendor. Në këtë video, Kate Middleton flet për bukurinë e shërimit dhe mrekullinë e të qenit gjallë 🤍 Kate Middleton njoftoi publikisht në mars të vitit 2024 se ishte diagnostikuar me kancer. Vetëm disa muaj më vonë, Princesha e Uellsit bëri të ditur se kishte përfunduar kimioterapinë. Në janar të vitit 2025, ajo tregoi se simptomat e sëmundjes ishin pakësuar.

Edhe pse puna për Beatrix vazhdon, ashtu siç vazhdonte edhe shumë më përpara se sëmundja e nënës së saj të bëhej publike, ajo nuk nguron të ndajë një moment prekës, por të vërtetë. ♥️

We say it with conviction: Rihanna finds iconic ways to show the world she's pregnant

E themi me bindje: Rihanna gjen mënyra ikonike për t’i treguar
Diggzy / BACKGRID

Rihanna and A$AP Rocky are expecting baby no. 3 and yes, the pregnancy confirmation was just as iconic as the other two. Let's face it, Rih is simply iconic and always knows how to surprise the world.

Starting with the freshest: A rounded belly at the 2025 Met Gala

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Anabel Entertainment (@anabel.entertainment)

We were eagerly awaiting what Rihanna would wear when our eyes fell on her round belly. With a smile and perfect makeup, Riri didn't have to say "I'm pregnant." We all found out and were surprised, even though rumors were circulating around.

E themi me bindje: Rihanna gjen mënyra ikonike për t’i treguar
David Fisher/Shutterstock

Earlier, her partner confirmed that they are expecting a baby on the Met Gala carpet. "You know, it's fantastic. It's time to show people what we've been cooking. I'm glad everyone is feeling good because we're so happy," he told the AP.

Second Pregnancy: At the 2023 Super Bowl Halftime Show

Yes, Riot, the son of Riri and A$AP Rocky, has been a part of the Super Bowl since before he was born! Rihanna performed at the Super Bowl and amazed us when she appeared in a red outfit from head to toe and with a rounded belly, which she stroked several times, to show us that a new baby was being added to the world. An iconic moment for the world!

E themi me bindje: Rihanna gjen mënyra ikonike për t’i treguar
Getty

First pregnancy: Alla paparazzi

Riri was photographed in late January on the streets of New York dressed as only she knows how: In a long pink sweatshirt, which was open at the stomach, and with wide jeans.

E themi me bindje: Rihanna gjen mënyra ikonike për t’i treguar
DIGGZY/SHUTTERSTOCK

In the photos taken by the paparazzi, she appeared smiling, looking straight at the camera and with the confidence that characterizes her.

E themi me bindje: Rihanna gjen mënyra ikonike për t’i treguar
DIGGZY/SHUTTERSTOCK

Then, RZA, her son, was born, whose name was inspired by the famous group Wu-Tang Clan.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by badgalriri (@badgalriri)

Suggested articles: