Është zyrtare: Seriali "Squid Game" do të rikthehet në Netflix për sezonin e tretë dhe të fundit më 27 qershor. Në një skenë rrënqethëse të paqaitur në teaser, personazhi kryesor, Gi-hun, shfaqet brenda një kutie të madhe dhuratash të zezë, të cilën rojet e përdorin si arkivol për lojtarët e vdekur. Lojtarët e tjerë, të frikësuar dhe kuriozë, afrohen dhe e hapin kutinë, duke zbuluar Gi-hun brenda. Në momentin që ai zgjohet, publiku transportohet në fillim të një cikli të ri lojërash. Krijuesi i serialit ka paralajmëruar se ky sezon do të fokusohet më shumë në aspektin psikologjik dhe moral, duke mbyllur në mënyrë domethënëse sagën që “mbërtheu” pas ekranit miliona shikues në të gjithë botën.
Traileri paraqet rishfaqjen e personazheve të njohura nga seriali: Detektivi Hwang Jun-ho, si dhe lojtarët Myung-gi (lojtari 333), Dae-ho (lojtari 388), Hyun-ju (lojtari 120), Yong-sik (lojtari 007), Geum-ja (lojtari 149), Jun-hee (lojtari 222), Min-soo (lojtari 125), Nam-gyu (lojtari 124) dhe roja me uniformën rozë No-eul.
I krijuar nga Hwang Dong-hyuk, ky thriller koreano-jugor u bë fenomen global falë temave të tij të errëta, klasave shoqërore dhe lojërave vdekjeprurëse dhe të parashikueshme. Historia ndjek protagonistin Seong Gi-hun (Player 456), një burrë i zhytur në borxhe, i cili futet në një lojë misterioze ku fituesi merr një shumë të madhe parash, por humbësit e paguajnë me jetën e tyre.
Personazhi kryesor, Gi-hun do të rikthehet në lojë, por këtë herë me një tjetër synim: shkatërrimin e këtij sistemi vdekjeprurës. Pas vdekjes së mikut të tij dhe zbulimeve tronditëse për origjinën e lojës, Gi-hun do të përballet me më shumë rreziqe, tradhti dhe përplasje me të tjerë personazhe. Rikthimi i personazhit misterioz Front Man dhe prania e një figure të re, një fëmijë i porsalindur, e shtojnë edhe më shumë tensionin dhe dramën e sezonit të fundit.
Artikuj të sugjeruar: