Health

Ky zakon aq pak i përhapur mund të na e bëjë më të lehtë jetën

Ky zakon aq pak i përhapur mund të na e bëjë më të

Përfitimet e ushtrimeve fizike në shëndetin mendor janë pak a shumë të njohura, por çfarë ndodh kur i shtojmë ekuacionit kontaktin me ujin e ftohtë? Kjo pyetje u ngrit nga studiues të Universitetit të Portsmouth, të cilët nisën një studim me 480 notarë që shijonin ujërat e ftohta të deteve britanike.

Lektorja Dr. Heather Massey dhe kolegët e saj shpresojnë se gjetjet e tyre do të kontribuojnë në trajtimet e ardhshme për ankthin dhe depresionin.

Si pjesë e studimit, një grup vullnetarësh u ftuan të merrnin pjesë në një program stërvitjeje noti tetë-javor, pa ndryshuar medikamentet e tyre. Një grup i dytë kontrolli vazhdoi gjithashtu të merrte ilaçet e njëjta, por nuk e ndoqi stërvitjen e notit që nga fillimi.

Ky zakon aq pak i përhapur mund të na e bëjë më të

Ndër provat e para që e mbështesin këtë teori janë dëshmi të tilla si ajo e vullnetares Lynne MacFarlane, e cila tha se uji i ftohtë e ndihmoi me simptomat e depresionit. Një grua tjetër, Nina Yates, konfirmoi "përfitimet" personale të notit në det. Sigurisht, hulumtimi është ende në vazhdim, por të dhënat deri më tani duken inkurajuese.

Nëse gjetjet përfundimtare të studimit janë pozitive, studiuesit besojnë se uji i ftohtë mund të zërë vend në trajtimin e depresionit dhe ankthit, dhe madje të përshkruhet në recetë nga mjekët.

Megjithatë, noti në ujë të ftohtë duhet të praktikohet edhe nga njerëz që nuk vuajnë nga depresioni. Ky zakon mund të shihet si një lloj terapie që ndihmon këdo që ka kaluar një ditë të vështirë apo thjesht ka nevojë për pak relaks dhe qetësi.

Artikuj të sugjeruar:

REELS

Provojeni 😈

Nëse s’je regjistruar ende në @sunride.al , çfarë po pret? 🚴‍♀️ Tani me kodin ANABEL20, mund të përfitosh ulje për të përjetuar një super eksperiencë! ;)

🤓

😂😂😂

Më 3 mars, në skenën madhështore të Palais Garnier në Paris, mes shkëlqimit dhe solemnitetit të modës së lartë, një 10-vjeçar do të ngjitej në pasarelë për të sfiduar çdo pritshmëri. Në mesin e pëlhurave prej mëndafshi, xhaketave, fustaneve të qepura deri në detaj dhe vrullit të ethshëm të prapaskenës, ishte edhe Max Alexander. Rrugëtimi i tij nisi pothuajse shtatë vite më parë. Në një kohë kur mezi formonte shkronja në fletore, gishtat e tij të vegjël dinin të palosnin, të qepnin dhe të krijonin. Fillimisht, e ëma mendoi se ishte një fazë kalimtare, ku fëmijët priren të ëndërrojnë, por rezultoi se po rriste një talent. I lindur në Kaliforni nga Jack Alexander dhe Sherri Madison, Max gjeti frymëzimi te motra e tij, Samantha, sot 14 vjeçe. Ajo u bë muza dhe modelja e tij e parë. “Rrobat e para i krijova për të. Kur e shihja t’i vishte, ndihesha më i lumturi në botë,” tha ai në një intervistë për NDTV, me sytë që i ndriçonin nga entuziazmi. Sot, ndërsa shumë bashkëmoshatarë të tij sapo zbulojnë pasionet e para, Max Alexander po hyn në tempullin e modës botërore, duke dëshmuar se talenti nuk njeh moshë, por vetëm përkushtim, guxim, imagjinatë dhe pakëz bekim nga Perëndia.

E mbani mend besoj 🤨🤨🤨

Le të themi se interneti nuk e priti edhe aq mirë 🤓 🎥 : Friends Keep Secrets Podcast

Asnjë luftë nuk fiton më shumë se sa humbet njerëzimi.

Michael B. Jordan fitoi çmimin për Performancën më të Mirë nga një Aktor në Rol Kryesor, ndërsa reagimi në sallë ishte i jashtëzakonshëm. Megjithatë, dukej se askush nuk ishte më i emocionuar për fitoren e tij sesa Viola Davis.

🤓

This not-so-common habit can make our lives easier

Ky zakon aq pak i përhapur mund të na e bëjë më të

The mental health benefits of exercise are well-known, but what happens when we add cold water to the equation? This question was raised by researchers at the University of Portsmouth, who conducted a study of 480 swimmers enjoying the cold waters of British seas.

Lecturer Dr. Heather Massey and her colleagues hope their findings will contribute to future treatments for anxiety and depression.

As part of the study, a group of volunteers were invited to participate in an eight-week swimming training program, without changing their medications. A second control group also continued to take the same medications, but did not follow the swimming training from the beginning.

Ky zakon aq pak i përhapur mund të na e bëjë më të

Among the early evidence supporting this theory is testimony such as that of volunteer Lynne MacFarlane, who found that cold water helped her with symptoms of depression. Another woman, Nina Yates, confirmed the personal "benefits" of swimming in the sea. Of course, the research is still ongoing, but the data so far looks encouraging.

If the study's final findings are positive, researchers believe that cold water could find its place in the treatment of depression and anxiety, and even be prescribed by doctors.

However, cold water swimming should not be practiced by people suffering from depression alone. This habit can be seen as a type of therapy that helps anyone who has had a difficult day or simply needs some relaxation and calm.

Suggested articles: