Metropolitan

Amal Clooney mund të dëbohet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Amal Clooney mund të dëbohet nga Shtetet e Bashkuara të

Amal Clooney, avokate e të drejtave të njeriut, mund të dëbohet nga Shtetet e Bashkuara, sipas sanksioneve të reja të propozuara nga presidenti Donald Trump.

Bahkëshortja e George Clooney-t prej 11 vitesh mund të ndalohet të hyjë në SHBA për shkak të punës së saj në Gjykatën Ndërkombëtare Penale, sipas një raporti të bërë publik. Sipas Financial Times,  thuhet se ajo i ka ofruar këshilla ligjore gjykatës në një çështje që lidhet me krimet e luftës në Gaza, ku përshihet kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu dhe ministri izraelit i Mbrojtjes Yoav Gallant.

George Clooney është shtetas amerikan dhe çifti, i cili ka dy fëmijë të vegjël, ka pronë në Shtetet e Bashkuara. Ata kanë gjithashtu shtëpi në Londër dhe në Liqenin Komo, Itali. Dyshja jetojnë kryesisht në Francë, por janë zhvendosur përkohësisht në Nju Jork.

Amal Clooney mund të dëbohet nga Shtetet e Bashkuara të

Sipas Financial Times, Ministria e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar thuhet se kohët e fundit paralajmëroi avokatët që ofrojnë këshilla ligjore Gjykatës Ndërkombëtare Penale (GJPN), përfshirë Amal Clooney-n, se mund të përballen me sanksione për shkak të një urdhri ekzekutiv të nënshkruar në shkurt nga Donald Trump.

Urdhri ekzekutiv pretendon se gjykata ndërmori veprime të paligjshme dhe të pabazuara kundër Amerikës dhe aleatin të saj të ngushtë Izraelit. 

"Gjykata Ndërkombëtare Penale, pa bazë ligjore, hapi hetime paraprake ndaj personelit të Shteteve të Bashkuara dhe disa prej aleatëve tonë, përfshirë Izraelin, dhe abuzoi më tej me autoritetin e saj duke lëshuar urdhër-arreste të pabaza që synonin kryeministrin izraelit dhe ish-Ministrin e Mbrojtjes izraelite."

Urdhri vazhdon: “Shtetet e Bashkuara do të ndërmarrin masa mbi ata që janë përgjegjës për shkeljet e GJPN-së, disa prej të cilave mund të përfshijnë ngrirjen e aseteve, si dhe pezullimin e hyrjes në Shtetet e Bashkuara të zyrtarëve, punonjësve dhe agjentëve të GJPN-së, si dhe të anëtarëve të familjes së tyre.”

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Daily Mail (@dailymail)

Amal Clooney ushtron profesionin si avokate si në Angli ashtu edhe në Shtetet e Bashkuara. Ajo lindi në Liban dhe u rrit në Britani.

Vitin e kaluar, Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi ​​urdhër-arreste për Netanyahun dhe Gallantin për sulmet e tyre kundër Hamasit në Gaza që lanë dhjetëra mijëra të vdekur.

Artikuj të sugjeruar:

 

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb