Health

3 ankesat kryesore për partneret që burrat i ndajnë fshehurazi në terapi

3 ankesat kryesore për partneret që burrat i ndajnë fshehurazi

Të gjithë jemi shumë të vetëdijshëm për rreziqet që vijnë nga injorimi i problemeve që lidhen me shëndetin mendor. Neglizhimi i ndihmës profesionale mund të vijë me një kosto të lart për këdo, por megjithatë, të shumtë janë njerëzit që shkojnë te psikologu për të kërkuar ndihmë. Këtë herë do të flasim për burrat dhe disa nga “rrëfimet” e tyre që lidhen me martesën.

Por për çfarë flasin ata në terapi? Përgjigjen e japin disa ekspertë të shëndetit mendor.

Ankesat që burrat i ndajnë fshehurazi në terapi:

1. "Partnerja ime është shumë kritikuese'

Kur sjelljet, stili i jetesës, vlerat, zgjedhjet dhe karakteri i një burri kritikohen vazhdimisht, kjo shkakton shqetësim të thellë te ai dhe reflektohet edhe në martesë. Kritikimi i vazhdueshëm nga partnerja sjell përçmim, mungesë respekti dhe ndonjëherë urrejtje.

Edhe kur burri përpiqet të ndryshojë sjelljen për të cilën kritikohet, përpjekja e tij shpesh nuk vlerësohet dhe shoqërohet me "po, por…" duke kaluar menjëherë te një kritikë tjetër.

Lajmi i mirë është se kjo sjellje mund të trajtohet. Burrat duan të ndihen të vlerësuar, të admiruar dhe të kuptuar.  Komunikimi i shëndetshëm mund të kthejë kritikat në lavdërime — dhe aty fillon shërimi i marrëdhënies.

— Dr. Susan Pazak, psikologe klinike 

2. “Partnerja gjykon padrejtësisht zgjedhjet e mia”

Në një artikull në "Psychology Today", Dr. Harriet Lerner shkruan: “Askush nuk mund ta ketë një martesë të lumtur nëse ndihet më shumë i gjykuar sesa i admiruar.” 

Ndonjëherë, burrat ndihen më shumë të gjykuar se të vlerësuar, gjë që është shkatërruese për marrëdhënien. Për burrat, çdo koment mbi sjelljen përkthehet si koment mbi vlerën e tyre si individë.

Shumica e çifteve nuk përpiqen të kuptojnë motivet e partnerit para se të reagojnë ndaj sjelljeve. Një ndryshim i thjeshtë por i rëndësishëm është: pyesni mbi motivet e tij për të kuptuar se përse ka bërë një zgjedhje të caktuar para se të nxirrni përfundime.

3. Mungesa e intimitetit

“Si psikologe që trajton trauma, shoh shpesh që mungesa e intimitetit është një nga temat kryesore për të cilën burrat flasin në terapi. Për burrat, intimiteti është zakonisht një akt fizik që sjell afërsi emocionale. Për gratë, është një përjetim emocional që përfshin edhe aspektin fizik.”

Kjo do të thotë se ata kanë pikëpamje të ndryshme dhe mund të mos kuptohen. Nëse gruaja është e stresuar nga jeta, puna, fëmijët, shtëpia apo problemet familjare, ajo ndjen më pak afërsi emocionale dhe rrjedhimisht ka më pak dëshirë për intimitet.

Burrat ndihen të refuzuar dhe të padëshiruar, ndërsa gratë ndihen të lodhura dhe të detyruara. Terapia ndihmon në rindërtimin e komunikimit dhe rikujtimin e qëllimit që i bashkoi që në fillim.

— Dr. Patricia O’Gorman, psikologe dhe autore

Burimi: Psychology Today

REELS

Shën Valentini po afron. Pëlqimet romantike mund të ndryshojnë, por veshja jote jo. Ne kemi zgjedhur kombinimet që bien në sy, dhe po, disa prej tyre janë me ulje në dyqan! Vajzë e ëmbël, vajzë e guximshme apo në qendër të vëmendjes? Ka ende kohë të gjesh dhuratën perfekte te @fashionandfriends_al Bëji screenshot dhe dërgoja atij. 😉

Paske bërë shumë shtytje me shtangë

@albanskenderaj x @miriamcani në koncertin “Motiv” në Londër 🥰

Kur Billie Eilish u takua për herë të parë me Justin Bieber në Coachella 2019, ai moment ishte një nga çastet më emocionuese dhe më simbolike të jetës së saj. Billie ka qenë fanse e çmendur e Justin-it në fëmijëri: këndonte këngët e tij, mbushte muret me postera dhe ëndërronte ditën kur ndoshta do ta takonte. Dhe kur Justin iu afrua, ëndrra e fëmijërisë u bë realitet. Billie shpërtheu menjëherë në lot, ndërsa Justin e përqafoi dhe e qetësoi, duke e lënë të qante mbi supin e tij. Për Billie-n, nuk ishte thjesht takimi me një idhull, por ishte një takim me njeriun që kishte formësuar rrugëtimin e saj muzikor. Ndërsa për Justin-in, ishte momenti kur pa një artiste të re, të cilën e admironte, të rritej dhe të krijonte identitetin e vet. Më vonë ai i tha se ishte krenar për gjithçka që kishte arritur Billie dhe se e meritonte plotësisht çdo sukses. Një vajzë që dikur adhuronte idhullin e saj, tani qëndronte përkrah tij si e barabartë në industri. Një moment emocionues dhe një provë se sa larg mund të të çojë një ëndërr. ❤️

Dashuria ka shije më të ëmbël këtë Shën Valentin falë @pasticerivittoria !🍰 Red velvet në formë zemre apo tortë profiteroli të rrethuar me simbole romantike…kë të zgjedhim këtë 14 shkurt? 🥰✨

Mommy & mini edition nga @perla.shop.albania ka “çmendur” rrjetin këto ditë! I krijuar për atë dashuri që s’ka nevojë për fjalë. Shkarkoni aplikacionin Perla në App/Play Store për të rezervuar. P.S.: Kanë menduar edhe për baballarët!🫠

Justin Bieber u ngjit ne skenen e “Grammy” vetem me te mbathura, kitarre dhe vokalin e tij. Kaq i duheshin per te bere nje performance te paharrueshme te hit-it te tij Yukon.

Bad Bunny eshte artisti i pare latin qe fiton Grammy per Albumin e Vitit

Prandaj dhe unë i them vetes, hë se do ma fal dhe këtë herë

U rikthyeeeeee