Metropolitan

Lele Pons zbulon gjininë e bebit dhe merr pafund kritika

Lele Pons zbulon gjininë e bebit dhe merr pafund kritika

Ai që duhej të ishte një moment i paharrueshëm për Lele Pons dhe partnerin e saj, Guaynaa, gjatë zbulimit të gjinisë së foshnjës së tyre, u shndërrua në një moment të mbushur me tension, të bërtitura dhe një mori kritikash në mediat sociale.

Dyshja zbuluan se do të bëheshin prindër të një vajze në një mënyrë jo shumë të zakontë. Megjithatë, momenti i shumëpritur u la në hije nga dy rrëzime të rrezikshme të Lele Pons, e cila humbi ekuilibrin ndërsa rrëshqiste në skenën e mbuluar plotësisht me bojë rozë.

Videot e bëra virale tregojnë se si ajo rrëzohet dy herë, pa asnjë person pranë që ta ndihmonte në kohë, pasi partneri po festonte zbulimin e gjinisë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by HOLA! USA (@holausa)

Edhe pse Lele arriti të ngrihej në këmbë, të qeshte dhe të brohoriste nga gëzimi, sërish nuk i shpëtoi dot kritikave në mediat sociale.

Shumë ndjekës shprehën shqetësimin e tyre për sigurinë e saj, duke kritikuar vendimin për të zhvilluar një event të kësaj natyre me bojë. Po ashtu, njerëzit kritikuan edhe veshjen e takave të larta nga Lele Pons, të cilat e bën mjaft të vështirë ruajtjen e ekuilibrit.

"Pse duhet të bëhet një festë aq e rrezikshme, kur ka kaq shumë mënyra të bukura... Uroj që nga ai rrëzim foshnja të jetë mire, po ashut, edhe nëna.”, tha njëri prej komentuesve.

 Lele dhe Guaynaa zbuluan shtatzënin në mars të këtij viti.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Lele Pons (@lelepons)

REELS

Neda Balluku ka konfirmuar divorcin në emisionin “Goca&Gra”.

E meriton 😼

Këtë sezon, trendi quhet: “E di që dukem mirë, faleminderit.” 💋 @opal.shop.albania

Prit se duhet lëviz içik shpatulla 💃 💅

JLo i bashkohet trendit 😍

😔

Ëndrra ime është që të bëhem avokate 👩‍⚖️

Evapify është më shumë se një brand është simbol i energjisë rinore. Një stil jetese që përfaqëson lirinë, kreativitetin dhe vetëbesimin. Çdo moment me @evapify.albania është një përvojë që lidhet me ritmin e brezit të ri.

Do i blinit ma do mendja 😼

POV: Ka ndodhur një super dramë në punë dhe ti ishe i vetmi që dëgjove gjithë sherrin