Make-Up

Ky është produkti i grimit që nuk duhet të mungojë në çantën e asnjë vajze

Ky është produkti i grimit që nuk duhet të mungojë

Disa japin vetëm shkëlqim, disa janë me ngjyrë, ndërsa disa “shkrihen” duke i bërë buzët tona më të buta. E vetmja gjë e sigurt është se balsamët/zbutësit me pigment ofrojnë të gjithë hidratimin e duhur, duke dhënë gjithashtu një ngjyrë të këndshme dhe pamje të bukur buzëve.

Sigurisht, ka raste kur zgjedhim një buzëkuq të theksuar, mat, por në shumicën e rasteve preferojmë një balsam me pak ngjyrë dhe një shkëlqim të lehtë. Sidomos kur buzët janë të thata dhe na pengojnë të përdorim buzëkuq, na vijnë në ndihmë balsamët e buzëve me ngjyra, duke na hidratuar, por edhe duke dhënë një efekt natyral të ngjyrës.

Ky është produkti i grimit që nuk duhet të mungojë

Formulat tani në treg kanë evoluar shumë vitet e fundit, si rezultat i të cilave ato përmbajnë përbërës të tillë si peptide dhe gjalpë shea që ushqejnë thellësisht buzët, ndërsa në të njëjtën kohë janë të disponueshme në një larmi të madhe nuancash që i përshtaten çdo ngjyre të mundshme të lëkurës.

Ky është produkti i grimit që nuk duhet të mungojë

Aplikohen lehtësisht, pa kërkuar definimin perfekt dhe kombinohet mjaft mirë me lapsin e buzëve, duke lënë një ndjesi të mirë, si dhe ngjyrë të butë që zbehet në mënyrë të barabartë gjatë ditës. Kur duam një rezultat akoma më të shndritshëm, zgjedhim një lip oil/vaj - një kategori po aq e preferuar në grim - me ngjyrë intensive.

Ky është produkti i grimit që nuk duhet të mungojë

Ndaj, këtë sezon nuk duhet të mungojë në çantën tuaj një balsam për buzët, sidomos në ditët e nxehta, ku buzët kanë tendencën të thahen shpejt. Ky produkt ofron zgjedhjen ideale: kombinimi mes efikasitetit dhe bukurisë.

Ky është produkti i grimit që nuk duhet të mungojë

Burimi: Marie Claire

REELS

Një nga propozimet më të bukura ndonjëherë

Unë kur shoh kushërirën e preferuar në një event familjar

Ups! Gjesti ironizon puthjen e Stresit 👀

Prapaskenat e fotove të pushimeve 😂

Mos e provoni në shtëpi! Know your limits 🫸🏻

Shembulli se çfarë bën disiplina

Kjo vajzë filmoi veten duke ngrënë ushqimin e fundit që nëna e saj kishte gatuar përpara se të ndërronte jetë dhe videoja u bë virale

Xhensila dhe Ledri takojnë Duan 😌

Shawn Mendes performon në Sunny Hill 😍😍😍

“Vicky Cristina Barcelona” nga Woody Allen Me: Scarlett Johansson, Rebecca Hall, Javier Bardem, Penélope Cruz Zhanri: Komedi romantike-dramatike Viti: 2008

----news/81978/ky-eshte-produkti-i-grimit-qe-nuk-duhet-te-mungoje-ne-e-asnje-vajze