Showbiz

Kujdes, nuk janë lajme! Thjesht për muhabet :)

Kujdes, nuk janë lajme! Thjesht për muhabet :)

Ka disa lajme që nuk kalojnë dot filtrin tonë editorial - jo se janë skandaloze, jo se s’kanë pak “lëng”, por se... le ta themi troç: nuk na bindin mjaftueshëm për t’i marrë seriozisht. Na falni shumë për mungesën e modestisë, por që…

Por ja që jetojmë në një botë ku dikush ka parë dikë me dikë, dikush ka bërë “unfollow”, dhe dikush tjetër ka postuar një citat pasivo-agresiv. Dhe njerëzit duan ta dinë.

“Kujdes, nuk janë lajme! Thjesht për muhabet” është vendi ku i lëmë të gjitha këto copëza - gjysmë të rëndësishme, gjysmë “për muhabet”, ndonjë thashethem që s’e kemi konfirmuar dot (po as e kemi marrë mundimin ta konfirmojmë) dhe disa detaje që ndoshta janë thjesht fryt i imagjinatës kolektive të rrjeteve sociale.

Këtu mund të gjeni gjithçka: nga “çfarë kanë thënë” te “mos e merr për të sigurt”, e deri te “hë, po këtë pse e lexova?”. Nuk janë lajme që do t’ju ndryshojnë ditën. Janë më shumë si ato reels-at që i sheh pa zë, pa dëshirë...por gjithsesi i sheh. 

Nejse, le të shkruajmë për arsyen pse keni klikuar!

Livia takon babin

Kujdes, nuk janë lajme! Thjesht për muhabet :)

Livia, ish-banorja e “BBVA 4”, ose ish-e dashura e Mevlanit, njihe si të duash, është takuar me të atin e saj, pas vitesh të tëra. Ajo e përshkroi takimin si “të bukur, të natyrshëm” dhe u shpreh se u ndje sikur s’ishin ndarë kurrë. Më tej, ajo tregoi se babi e këshilloi që të ndërtonte gjërat e saj, sidomos në ekran, por edhe se ai ëndërronte që të bëhej gjysh.

Françeska Murati mbase po kalon një krizë në martesën e saj

Kujdes, nuk janë lajme! Thjesht për muhabet :)

Përflitet lart e poshtë e majtas-djathtas se Françeska Murati mund të jetë duke përjetuar një krizë në martesën e saj. Ajo ka dhënë ca sinjale të paqarta (nëse e ka fjalën për martesën ose jo), duke treguar se po përjeton një periudhë të vështirë në jetën e saj.

“Po kaloj një periudhë të vështirë. Nuk është diçka që unë e kam diskutuar haptazi. E dinë vetëm njerëzit e mi të afërt dhe ata që dua. Më kanë ndenjur afër dhe më kanë dhënë shumë dashuri. Jam shumë e ngarkuar. Po mundohem ta kaloj, përballoj. Jeta paska qenë shumë e vështirë. Çdo gjë ndodh për një arsye. Në një moment të dytë do flas hapur t’iu tregoj gjithçka që po ndodh në jetën time,” tha ajo në Instagram.

Sinan Hoxha frymëzohet nga Dafina dhe i dhuron gruas një super makinë!

Kujdes, nuk janë lajme! Thjesht për muhabet :)

Ju mbahet mend kur Dafina i dhuroi burrit të saj një Ferrari? Epo, le të nisë trendi! Sinan Hoxha i dhuroi të shoqes një Mercedes-Benz GLC! I dhuroi edhe një tufë me lule, i vendosi një fjongo të kuqe makinës dhe e bëri të lumtur të shoqen. “Faleminderit hubby”, shkroi Andrra dhe Sinani ia ktheu komentin: “Edhe 100 m ty janë pak, dashuri! Të dua”.

Grua e lumtur, jetë e lumtur!

Dua na paska sjellë të fejuarin në Shqipëri

Kujdes, nuk janë lajme! Thjesht për muhabet :)

I fejuari i Dua Lipës, Callum Turner paskërka vizituar Shqipërinë! Ai, bashkë me Duan erdhën për Pashkë, festuan në bregdetin shqiptar dhe Dua u ndje si në shtëpi. Bukur deri tani!

Gjesti rikthehet në shtëpi

Kujdes, nuk janë lajme! Thjesht për muhabet :)

Pas 184 ditë izolimi, 2 pjesëmarrjesh në “BBVA 4” dhe “BBVK” dhe dramash të shumta, Gjesti është rikthyer në shtëpinë e tij dhe na “qerasi” me një foto ku bëhet gati për të ngrënë. Të bëftë mirë Gjest’, dreka dhe fitorja!

Danja shfaqet me të dashurin

Kujdes, nuk janë lajme! Thjesht për muhabet :)

Redi tha, Redi bëri, Redi komentoi, fola me Redin…dhe më në fund, Redi u shfaq! Ai festoi me Danjën dhe për fatin e keq të G Ban-it duken super të lumtur. Le të triumfojë dashuria pra!

Ganiu thyen rregullat në “Ferma VIP”

Kujdes, nuk janë lajme! Thjesht për muhabet :)

Ganiu u fut në shtratin e Albës (askush s’e di pse iu duk e arsyeshme) gjatë kohës kur ajo po flinte dhe meqë theu rregullat e programit, u dënua! Atij do i zbriten 15 mijë euro nga vlera e çmimit të madh nëse zgjidhet fitues, pasi cenoi privatësinë dhe shkeli etikën.

E pabesueshme që në një program po zbatohen rregullat, apo jo?

Ish-e dashura e Don Xhonit është bërë nënë

Kujdes, nuk janë lajme! Thjesht për muhabet :)

Ish-çifti toksik i preferuar! Ariana Riley është bërë nënë për herë të parë dhe na e tregoi të gjithëve me një postim në Instagram. Edhe nëse e ka pasur block Don Xhonin, urojmë t’ia ketë hequr që edhe ai ta ketë parë, hehe!

Zhaklina thotë se marrëdhënia Egli-Gjesti është tipike “lidhje e gjeneratës Z”

Kujdes, nuk janë lajme! Thjesht për muhabet :)

Zhaklina Lekatari, e ftuar në “Wake Up”, dha (si të gjithë) mendimin e saj për lidhjen e Eglit dhe Gjestit. Ajo u shpreh se Gjesti ka qenë i manipuluar prej Eglit, si dhe iu referua marrëdhënies së tyre si "përfaqësuese e lidhjes së gjeneratës Z”.

“Më ka lënë një shije të marrëdhënies së gjeneratës Z, që nuk është një dashuri klasike, nga ato dashuritë me fejesa, martesa, unaza. Një marrëdhënie e gjeneratës së re, e cila, zihet, pajtohet, merret prapë, toksike, një marrëdhënie që lindi nga nevoja që të kem dikë që të mbështetem emocionalisht, që të bën të mbijetosh emocionalisht, dhe që është një ishull shpëtimi dhe një njeri që nuk të gjykon brenda kontekstit të Big-ut”, u shpreh ajo.

Nëna e Gjestit është krenare jo për lekët, por për sjelljen e të birit

Kujdes, nuk janë lajme! Thjesht për muhabet :)

Mami im? “Fitove mi, fitove, po sikur ta kishe hekuros’ çik këtë këmishën”.
Mami i Gjestit? Krenare për sjelljen e të birit!

E ëma e Gjestit foli pasi djali i saj fitoi “BBVA 4”, duke treguar ndjesitë e saj si një nënë krenare. “Jam nëna me e lumtur në botë, jo për çmimin por për sjelljen e tij”, tha ajo dhe fëmija brenda trupit tim i mbylli veshët se mami im s’më ka mburrur kurrë publikisht.

Egli poston video me Gjestin

Kujdes, nuk janë lajme! Thjesht për muhabet :)

“Dje, sot dhe nesër” tha Egli në videon e publikuar me Gjestin pas përfundimit të “BBVA 4” dhe ne s’jemi të sigurt nëse do të ketë një të nesërme…

 

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb

Be careful, it's not news! Just for fun :)

Kujdes, nuk janë lajme! Thjesht për muhabet :)

There are some news stories that cannot pass our editorial filter - not because they are scandalous, not because they lack a little "juice", but because... let's put it bluntly: they do not convince us enough to take them seriously. Excuse us for our lack of modesty, but...

But here we are in a world where someone has seen someone with someone, someone has unfollowed, and someone else has posted a passive-aggressive quote. And people want to know.

"Be careful, it's not news! Just for fun"  is where we leave all these bits and pieces - half important, half "for fun", some rumors that we haven't been able to confirm (but we haven't even bothered to confirm) and some details that are probably just a figment of the collective imagination of social networks.

Here you can find everything: from "what they said" to "don't take it for granted", to "hey, why did I read this?". It's not news that will change your day. It's more like those reels that you watch without sound, without wanting to... but you watch them anyway. 

Well, let's write about why you clicked!

Livia meets her father

Kujdes, nuk janë lajme! Thjesht për muhabet :)

Livia, the former resident of "BBVA 4", or Mevlani's ex-girlfriend, as you know her, has met her father after many years. She described the meeting as "beautiful, natural" and said that it felt like they had never been apart. She further revealed that her father advised her to build her own things, especially on screen, but also that he dreamed of becoming a grandfather.

Franceska Murati may be going through a crisis in her marriage.

Kujdes, nuk janë lajme! Thjesht për muhabet :)

There are rumors going around that Franceska Murati may be experiencing a crisis in her marriage. She has given some vague signals (whether she is talking about marriage or not), indicating that she is experiencing a difficult period in her life.

"I'm going through a difficult time. It's not something I've discussed openly. Only my close people and those I love know. They've been close to me and given me a lot of love. I'm very busy. I'm trying to get through it, I'm coping. Life has been very difficult. Everything happens for a reason. In a second I'll speak openly to tell you everything that's happening in my life," she said on Instagram.

Sinan Hoxha is inspired by Dafina and gives his wife a super car!

Kujdes, nuk janë lajme! Thjesht për muhabet :)

Do you remember when Dafina gave her husband a Ferrari? Well, let the trend begin! Sinan Hoxha gave his wife a Mercedes-Benz GLC! He also gave her a bouquet of flowers, put a red ribbon on the car and made his wife happy. "Thank you hubby," Andrra wrote and Sinani replied: "Even 100 m is not enough for you, love! I love you."

Happy wife, happy life!

Dua brought her fiancé to Albania.

Kujdes, nuk janë lajme! Thjesht për muhabet :)

Dua Lipa's fiancé, Callum Turner, finally visited Albania! He and Dua came for Easter, celebrated on the Albanian coast and Dua felt right at home. So far so good!

The gesture returns home

Kujdes, nuk janë lajme! Thjesht për muhabet :)

After 184 days of isolation, 2 appearances on "BBVA 4" and "BBVK" and numerous dramas, Gjesti has returned to his home and "rewarded" us with a photo of him getting ready to eat. Good luck Gjesti, lunch and victory!

Danja appears with her boyfriend

Kujdes, nuk janë lajme! Thjesht për muhabet :)

Redi said, Redi did, Redi commented, I talked to Redi…and finally, Redi showed up! He celebrated with Danja and unfortunately for G Ban, they look super happy. Let love triumph!

Ganiu breaks the rules at "VIP Farm"

Kujdes, nuk janë lajme! Thjesht për muhabet :)

Ganiu got into Alba's bed (no one knows why he thought it was reasonable) while she was sleeping and since he broke the rules of the program, he was punished! He will have 15 thousand euros deducted from the value of the grand prize if he is chosen as the winner, as he violated privacy and violated ethics.

Unbelievable that rules are being enforced in a program, right?

Don John's ex-girlfriend has become a mother

Kujdes, nuk janë lajme! Thjesht për muhabet :)

Favorite toxic ex-couple! Ariana Riley has become a mother for the first time and showed it to everyone with a post on Instagram. Even if she had blocked Don John, we hope she removed it so he could see it too, hehe!

Jacqueline says the Egli-Gesti relationship is a typical "generation Z relationship"

Kujdes, nuk janë lajme! Thjesht për muhabet :)

Zhaklina Lekatari, a guest on "Wake Up", gave (like everyone else) her opinion on Egli and Gjesti's relationship. She said that Gjesti was manipulated by Egli, and referred to their relationship as "representative of the relationship of generation Z".

"It left me with a taste of the Generation Z relationship, which is not a classic love, one of those loves with engagements, marriages, rings. A new generation relationship, which fights, reconciles, gets back together, toxic, a relationship that was born from the need to have someone to support you emotionally, who makes you survive emotionally, and who is an island of salvation and a person who does not judge you within the context of Big," she said.

Gjesti's mother is proud not of the money, but of her son's behavior

Kujdes, nuk janë lajme! Thjesht për muhabet :)

My mom? “You won, you won, but what if you had ironed this shirt?”
Gest's mom? Proud of her son's behavior!

Gjesti's mother spoke after her son won the "BBVA 4", expressing her feelings as a proud mother. "I am the happiest mother in the world, not for the prize but for his behavior", she said, and the child inside me closed her ears that my mother has never publicly boasted about me.

Egli posts video with Gjesti

Kujdes, nuk janë lajme! Thjesht për muhabet :)

"Yesterday, today and tomorrow," said Egli in the video released with Gjesti after the end of "BBVA 4" and we're not sure if there will be a tomorrow...

 

Copyright Anabel.al / Reprinting without permission of the editorial staff is prohibited.