Metropolitan

Syri i njeriut sheh ngjyrën e re ‘Olo’ për herë të parë

Syri i njeriut sheh ngjyrën e re ‘Olo’ për herë

Në një eksperiment të ri, shkencëtarët kanë "zbuluar" një ngjyrë krejt të re, një ngjyrë që ata thonë se nuk është parë kurrë më parë. E quajtur "olo", ngjyra përshkruhet si një blu-jeshile e fortë që qëndron jashtë kufijve të zakonshëm të asaj që syri i njeriut mund të shohë.

Studimi, i botuar në revistën Science Advances, përshkruan se një ekip studiuesish nga Universiteti i Kalifornisë, Berkeley, dhe Universiteti i Uashingtonit janë pionierë të një teknologjie të re të quajtur Oz. Kjo risi i lejon shkencëtarët të stimulojnë qelizat fotoreceptore në retinën e njeriut duke përdorur dritën lazer.

Syri i njeriut zakonisht sheh ngjyrat duke kombinuar sinjale nga tre lloje të qelizave konike - konet S, M dhe L - secila e ndjeshme ndaj dritës blu, jeshile dhe të kuqe. Normalisht, drita që aktivizon një lloj koni do të aktivizojë edhe të tjerët, gjë që kufizon gamën e ngjyrave që mund të perceptojmë.

Sistemi Oz, megjithatë, e thyen këtë rregull duke aktivizuar vetëm konet M (të ndjeshme ndaj ngjyrës së gjelbër) me dritë lazer, duke i lënë konet S dhe L të paprekur. Kjo gjë e bën njeriun të shohë një ngjyrë që nuk ekziston në natyrë.

“Duke aktivizuar vetëm konet M, ne nxorëm një ngjyrë përtej gamës natyrale njerëzore,” shkruan studiuesit. Ata e përshkruajnë ngjyrën si një blu-jeshile shumë të ndezur.

Ekipi beson se Oz një ditë mund të ndihmojë në përmirësimin e mjeteve për studimin e verbërisë së ngjyrave ose të çojë në teknologji të reja për krijimin e ngjyrave në imazhet dixhitale.

REELS

Leku shkon te leku ore 🤓

Kripë në plagë 🤨

❣️👏

Ju kë do kishit përqafuar? Gruan apo fizioterapistin?

Nuk para marrim materiale nga rrëmujërat e TikTok-ut shqip, por kjo histori na bëri përshtypje, për më tepër që trajton një çështje delikate. Një ditë, ne mësuam se një vajzë, Pranvera Mollaj (30 vjeç), po vuante nga leucemia akute, ishte në prag vdekjeje dhe për shërim nevojitej transplant urgjent i palcës. TikToker-a të famshëm u angazhuan për rastin dhe njerëzit dhuruan në GoFundMe. Totali i mbledhur: 450,000 euro. Tani, ka dalë një teori e re nga një prej donatorëve dhe mbështetësve të saj (Mr. Eli), se e gjitha ka qenë mashtrim. Ai pretendon se ka folur me një mjek në spitalin ku ishte shtruar Pranvera dhe ai ka deklaruar se pacientja është e shëruar plotësisht dhe mund të jetojë normal si gjithë të tjerët. Eli dyshon se paratë e mbledhura po shfrytëzohen nga dy TikToker-a me banim në Dubai. Pranvera, nga ana e saj, e mohon të ketë mashtrim dhe thotë që pasi të dalë nga spitali (në Dubai), do të paraqesë gjithë dokumentacionin. E ëma e Pranverës, në një bisedë me Elin, ka pranuar se do t’u kthejë lekët shqiptarëve që kanë dhuruar, për aq kohë sa transplanti nuk u krye.

Flisni!

“The Passenger” (1975) është një nga filmat më të dashur për Jack Nicholson. Ai madje e ka quajtur “aventurën më të madhe kinematografike” të jetës së tij. Për të mbrojtur këtë vepër që e donte shumë, Nicholson bleu të drejtat e filmit dhe e mbajti për vite jashtë ekranit. Në vitin 2003 nisi negociatat me Sony-n për ta rikthyer sërish për publikun. Filmi ndjek historinë e një gazetari të lodhur, i cili gjatë një udhëtimi merr një vendim të papritur që i jep mundësinë të hyjë në një jetë krejt tjetër. Në fillim duket si liri. Një shkëputje e pastër nga gjithçka prej së cilës ka ikur. Por teksa lëviz në vende të panjohura, ajo jetë e re nis të rëndojë më shumë seç e kishte imagjinuar. Filmi kthehet në një udhëtim të heshtur dhe të ngadaltë mbi identitetin, arratisjen dhe pyetjen nëse mund t’i shpëtosh ndonjëherë vetes. Po, ia vlen ta shikoni!

Ju si do kishit folur? 🤓

Jeni gati për 11 korrik apo jo? 🤭