Bota

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Shkruar nga Anabel

20 Prill 2025

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Gjermani: Gjenden të vrarë dy persona; nis operacioni kërkimor

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Gjermania ka nisur një operacion shumë të madh kërkimor për gjetjen e vrasës(ve) i/të mundshëm të dy personave, trupat e të cilëve u gjetën të pajetë pranë një qyteze në Frankfurt.

Në operacion do të përfshihen policë civilë, rajone të ndryshme policore, si dhe kërkime me helikopterë, që të arrihet edhe zgjidhja e çështjes që ka frikësuar Frankfurtin dhe mbarë Gjermaninë, megjithëse policia ka bërë me dije se nuk ka rrezik për personat e tjerë në zonë.

Jemen: Sulmi i SHBA kundër Houthëve shkakton viktima

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Deri më tani, 74 persona janë vrarë dhe mbi 170 të tjerë janë plagosur nga sulmet e shumta ajrore në portin Ras Isa në Hodeidah të Jemenit. Numri i viktimave pritet të rritet, ndërkohë që ambulanca të shumta dhe ekipe shpëtimesh janë në ndihmë të të plagosurve dhe në kërkim të të zhdukurve.

Sulmi i SHBA ndodhi më 17 prill dhe ushtria amerikane u shpreh se në port kryeshin veprime të paligjshme dhe se rebelët po merrnin para nga shitja e paligjshme e produkteve dhe nënprodukteve të naftës.

Irani dhe SHBA mund të nisin një marrëveshje për armët bërthamore

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Irani dhe SHBA do të vijojnë me raundin e bisedimeve për armët bërthamore. Takimi mes dy lidërve shtetërorë do të mbahet në Romë, duke synuar zhbllokimin e një marrëveshje, e cila ka ngecur për vite me radhë. Në takim do të diskutohen edhe synimet e Teheranit për armët bërthamore.

Steve Witkoff, i dërguari i Donald Trump dhe ministri i jashtëm i Iranit, Abbas Araqchi, do të zhvillojnë dialogun nën një klime tensioni, paralajmërimesh dhe rrezikut të përshkallëzimit të konflikteve.

Gaza: Sulmet izraelite shkaktojnë 17 viktima

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Sulmet izraelite vijojnë të qëllojnë mbi Gazën e shkatërruar. Rishtazi, kanë gjetur vdekjen 17 persona, përfshirë edhe fëmijë dhe staf mjekësor. Në mes të të vrarëve u raportua edhe një familje e tërë, 8 persona në total.

Në spital u regjistrua si e vrarë edhe një grua shtatzënë, ndërkohë që sulmet agresive kanë rinisur. Izraeli po sulmon mbarë Gazën, duke hedhur kështu poshtë marrëveshjen e armëpushimit. Izraeli po rrit ndjeshëm presionin ndaj Hamasit, të cilët ende nuk i kanë kthyer të gjitha pengjet që kanë marrë në tetor të 2023-shit.