Enca Haxhia është zgjuar e lumtur sot pasi në pak orë të publikimit të këngës së saj 'Soul Killa' ka parë mbi 200 mijë klikime në youtube. Ajo që bie në sy pasi sheh videoklipin është pamja e ngjashme me atë të Era Istrefit tek kënga 'E dehun'. Gurët e shëndritshëm të vendosur mbi vetulla i ka përdorur edhe Enca. Madje ka bërë edhe flokët me ngjyra të ndyshme ku dominante është ngjyra pink. E dimë që duhen shumë, që janë mikesha që puthen edhe në buzë por në këtë videoklip mësuam që Era Istrefi është edhe burim frymëzimi për Encën.
