Metropolitan

Albumi i ri erdhi surprizë! A do të rikthehet Justin Bieber me një turne?

Albumi i ri erdhi surprizë! A do të rikthehet Justin Bieber me
Instagram: @lilibieber

Besoj se të gjithë mund të biem dakord që “SWAG” është një rikthim i denjë i Justin Bieber, por sa janë gjasat ta dëgjojmë atë duke e performuar albumin e ri live? Nuk ka ende një njoftim zyrtar, por ka spekulime se këngëtari mund të jetë duke planifikuar një turne në Australi.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Justin Bieber (@lilbieber)

Page Six raporton se “burimet pranë tij” mendojnë se Justin duhet “të ngjitet sërish në skenë në Australi, pasi është një nga vendet ku ndihet më i vlerësuar”.

Sipas një burimi anonim, Justin ka nevojë të performojë:

“Ai ka nevojë të performojë. Cili është plani i tij? Do t’i duhet të kuptojë çfarë do të bëjë më pas".

Ndërkohë, emisioni radiofonik “6PR Perth”, u shpreh se këngëtari e pop-it mund të bëjë një turne në Australi:

“Thuhet se me publikimin e albumit të ri “SWAG”, ikona e pop-it, Justin Bieber, do të shpallë një turne në Australi”, treguan moderatorët Millsy dhe Karl.

Tingëllon premtuese, por Rolling Stone kontaktoi me Frontier Touring (kompani që ka bashkëpunuar më parë me Justin), ku një zëdhënës tha se “nuk kanë asnjë informacion mbi ndonjë plan të mundshëm turneu në vend”.
 
Justin anuloi turneun e tij të fundit “Justice World Tour” për arsye shëndetësore, pasi u diagnostikua me sindromën Ramsay Hunt. Në atë kohë, ai u shpreh:
 
“Pas performancës, lodhja më pushtoi plotësisht dhe kuptova që duhet ta vendos shëndetin tim si prioritet. Kështu që do të bëj një pauzë nga turneu për momentin. Do të jem mirë, por kam nevojë për kohë për të pushuar dhe për t’u përmirësuar.”

Presim tani...Nga Australia, mbase vjen në Europë.

 

REELS

Qani pak!

Kemi zbuluar një retinooool të ri dhe duam ta ndajmë me ju! Provojeni! @jeclaire.al @ledismile_estetike @dr_ledi

Super trailer! Kamera e fshehte

Tag burrit 😩

May this love finds you

Po Kresha, ç’pati?! 👀

Shantazhet me foto intime përbëjnë një ndër fenomenet sociale më të vështirë të kohës së rrjeteve sociale, gjë e cila prek gjithë vendet e botës, përfshirë Shqipërinë. Duket si një temë për të cilën nuk flitet mjaftueshëm. Si e gjykoni?

Bota e kinemasë humbi një nga yjet e saj më të ndritshëm. Claudia Cardinale, aktorja italiane legjendare, ka vdekur në moshën 87-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi që do të qëndrojë përtej kohës. E njohur për hijeshinë e saj klasike dhe talentin e jashtëzakonshëm, Cardinale u bë simbol i elegancës italiane, duke magjepsur audiencat që nga vitet ’60 deri në ditët e sotme.

Presidenti francez Emmanuel Macron u ndalua nga policia në rrugët e New York-ut, teksa po kalonte kortezhi i Donald Trump. Më vonë Macron e telefonoi Trump-in, duke bërë shaka për situatën. Momenti u kap në video nga gazetari i Brut., Rémy Buisine.

POV: Më në fund jam unë prindi 😎