Metropolitan

Ky film zgjat 3 orë e 35 minuta dhe A$AP Rocky e ka parë 3 herë!

Ky film zgjat 3 orë e 35 minuta dhe A$AP Rocky e ka parë 3 herë!

Sa orë janë shuuumë orë për t’u marrë me një film? Le të pyesim A$AP Rocky-n Reperi e ka parë filmin “The Brutalist” të regjisorit Brady Corbet plot tre herë.

“E kam parë vërtet tre herë,” tha ai për Vogue. “Është shumë [film] i mirë, për mua, sepse unë dua të bëhem dizajner mobiljesh.”

Duke bërë llogaritë, filmi zgjat 3 orë e 35 minuta, që do të thotë se në total A$AP Rocky i ka kushtuar 10 orë e 45 minuta Adrien Brody-t në ekran.

Ironikisht, pjesa që ka të bëjë me dizajnin e mobiljeve mbaron brenda 45 minutave të para të filmit, kështu që duket se reperi e ka parë pjesën tjetër thjesht për kënaqësi.

Ky film zgjat 3 orë e 35 minuta dhe A$AP Rocky e ka parë 3 herë!

Në “The Brutalist”, aktori Adrien Brody portretizon László Tóth, një arkitekt hungarez, i cili i mbijeton Luftës së Dytë Botërore, kampeve të përqendrimit dhe shkon në SHBA. Filmi na tregon peripecitë e tij, karrierën, si dhe marrëdhënien sfiduese dhe të vështirë me bashkëshorten e tij, Erzsébet (Felicity Jones). 

Brody fitoi çmimin Oscar “Aktori më i mirë” për rolin e tij. “The Brutalist” u nominua në kategori të rëndësishme - duke përfshirë “Filmi më i mirë”, “Aktori më i mirë në rol dytësor”, “Aktorja më e mirë në rol dytësor”, “Regjisori më i mirë”, “Skenari më i mirë original” etj. – si edhe fitoi në kategori si “Kolona zanore më e mirë” dhe “Kinematografia më e mirë”.

REELS

Ka bërë mirë?

Si ju duk performanca e @aliskallaci 🇦🇱 Mos harroni: Votoni numrin 1️⃣ 3️⃣

Një shok si Vin Diesel 💞

🥺💞

Si do dalim këtë herë? #eurovision2026 @aliskallaci suksese 🥳

Nuk e lëshon për qamet 🤓

Artistja Elvana Gjata shenon nje tjeter sukses me koncertin e saj ne arenen me te madhe te mbyllur ne Itali per evente, Unipol ne Milano. Para nje salle te mbushur plot me rreth 16,000 vete, artistja riktheu show-n e saj Dekada, duke shtuar edhe kenge te vitit te fundit si “Sheqer” apo duetin “Moment” me Stanaj. E veshur nga Valdrin Sahiti, Gjata ndezi skenen me hitet e mbi 15-viteve karriere dhe gjate gjithe kohes u shoqerua nga publiku teper energjik i shqiptareve te ardhur jo vetem nga Italia, por edhe nga zona te tjera te Europes.

Burra, mblidhni mendjen 🤓

All rights reserved @fermavip.al @vizionplustv

Funksionon gjithmonë! 😎