Showbiz dhe TV

Enca, skena hot në videon e re ‘Soul Killa’

4 Korrik 2015

Enca, skena hot në videon e re ‘Soul Killa’

Këngëtarja Enca Haxhia ka publikuar vetëm pak orë më parë këngën e saj të re ‘Soul Killa’, një këngë verore dhe mjaft ritmike.

Por, ajo që bie në sy në këtë video përveç melodisë janë skenat që ylli në ngjitje i muzikës  pop ka zgjedhur të realizojë, skena provokuese dhe topless në një vaskë.

Pas suksesit që pati kënga ‘A po t’pëlqen’ me më shumë se 16 milionë klikime në Youtube dhe e para në listën e Shazam në Arabinë Saudite, pritet që dhe kjo këngë të ketë po aq sukses duke marrë parasysh që nga fansat e saj në Instagram është pritur mirë.