Dating

Si ta bësh lidhjen në distancë të ta shpifë më pak? Ja 5 mënyra

Shkruar nga Anabel

9 Prill 2025

Si ta bësh lidhjen në distancë të ta shpifë më

"Mungesa e bën dashurinë më të madhe." "Dashuria nuk njeh distancë." Nëse keni qenë ndonjëherë në një lidhje në distancë, me siguri e dini se këto shprehje janë një idiotësi e madhe.

Sepse dihet që lidhjet në distancë janë të tmerrshme, më të tmerrshmet! Mungesa fizike ta shpif dhe ndryshimet në orar mund ta bëjnë shkëmbimin e mesazheve një makth. Plus gradualisht duhet të përballeni me faktin se një nga ju duhet të zhvendoset nëse lidhja duhet të funksionojë.

Por, nuk është edhe kaq keq. Çiftet që ruajnë një lidhje në distancë tregojnë se ndihen më pranë emocionalisht me partnerin se çiftet që nuk u është dashur të përballen me distancën, sipas studimeve. Përsëritjani vetes këtë sa herë fytyra e tij/saj ngrin në videotelefonatë.

Megjithatë, duke qenë se jua njohim sfidat mirë, na lejoni t’ju tregojmë disa gjëra që duhet të mbani parasysh për ta bërë lidhjen më pak torturë dhe më të këndshme për të dy.

Flisni rregullisht, por jepini njëri-tjetrit hapësirë

Flisni çdo ditë, por mos e ekzagjeroni. Ndonjë ditë do jeni të dy të zënë dhe është ok. Mos u bëni fanatikë të orarit që duhet të flisni në WhatsApp, kujtohuni se keni edhe një jetë tuajën.

Kushtojini rëndësi takimeve fizike

Bëjeni çdo vizitë një rast të veçantë. Nëse takoheni çdo javë, apo një herë në muaj, të paturit në kalendar një ditë që do të shkoni tek ai/ajo do t’ju japë një motiv që ta prisni me padurim, mbi të gjitha kur distanca bëhet mbytëse.

Ndani edhe budallallëqet e vogla bashkë

Ndani gjërat e vogla që ju ndodhin, kështu personi tjetër do të ndihet i përfshirë. Kjo është jeta në fund të fundit, gjërat e vogla. Gjithçka që do donit ta ndanit po të ishit duke ngrënë darkë bashkë në intimitet.

Vendosni pritshmëri dhe mos kini frikë t'i rishikoni gjërat

Është e rëndësishme që të kuptoni se mungesa është një komponent i rëndësishëm i lidhjes, jo thjesht një gjë e vogël. Lidhjet në distancë janë me zarar, por nëse përgatisni veten për këtë sfidë, do ndiheni më mirë. Rimendoni çfarë është ajo gjë që ju mban në atë qytet dhe çfarë ju mban në atë lidhje. Mos e torturoni veten nëse distanca ju bën shumë të palumtur.

Mos u kurseni me shprehjen e ndjenjave

Shprehni ndjenjat tuaja, thuajini sa ju mungon, sa do donit që të ishte aty pranë, të hanit drekë bashkë. Jini të fortë, është e vështirë, por mund t’ia dilni.

Burimi: Women’s Health