Horoscope

Horoskopi i Korrikut nga Susan Miller


Copyright i këtij përkthimi është vetëm i Anabel.al . Ndalohet kopjimi dhe ripublikimi i artikullit.  

DASHI

Hëna e parë e Plotë e këtij muaji, do të jetë shumë miqësore me ju dhe në datën 1 Korrik do t’ju ndriçojë më së miri në ambientin tuaj profesional. Ky mund të jetë momenti që ju po shpresonit të vinte; kështu një lavdërim, publicitet, promocion do të kenë ju në fokus.

Shkak për këto ngjarje do bëhet Hëna e Plotë, e vetmja e këtij viti që do të shfaqet në sektorin e nderimeve, çmimeve dhe arritjeve profesionale. Ju jeni duke bërë përparime të jashtezakonshme profesionale, sepse Hena e Plotë në bashkëpunim me Plutonin, ju sjellin energji, respect dhe prestigj, të cilat ju tashmë i keni fituar në punën tuaj. Ju keni shfaqur zgjuarsi, gjykim praktik dhe një intuitë të hollë. Në këtë periudhë të dy planetet do sjellin dhurata të tjera unike.

Megjithatë Korriku do të ketë dhe periudha presioni, vecanërisht në mes të muajit. Në ditët e para do vijnë lajme apo ngjarje, në lidhje me shtëpinë ose nga një anëtar i familjes, të cilat do ju shkëpusin vëmendjen nga karriera juaj. Marsi , planeti juaj në pushtet, tashmë do të pozicionohet në sektorin e shtëpisë, për këtë arsye këto situate familjare do kenë nevojë për vëmendjen tuaj ndoshta edhe më  shumë  se karriera, e për një periudhë të gjatë.

Jo çdo situatë familjare do jetë  e vështire, disa madje mund të jenë dhe argëtuese. Ju mund të duhet të bëni një projektim ose rinovim, afër datës 13 Korrik, e cila do nxjerr në pah dhuntinë tuaj për të dekoruar.

Këtë muaj , dashuria mund të nisë me fishekzjarre, sepse Afërdita do të takohet me Jupiterin, në sektorin e  dashurisë së vërtetë. Në të njëjtën kohë, angazhimet në punën tuaj do të jenë shumë të mëdha, prandaj ju do t’ju duhet që të takoheni me partnerin tuaj në momentet e lira të mbasdites, kur i keni përfunduar detyrimet në punë.

Data 1 Korrik do ju sjellë fat në këto fusha; shtëpi, familje, karrierë, dashuri, shtatzani, fëmijët dhe në krijimtarinë tuaj. Sa shumë keni për të bërë i dashur Dash; mjafton ta bëni me dashuri dhe çdo gjë do shkojë sipas planit tuaj.

Rreth datës 15 Korrik, ju mund të ndiheni të lodhur dhe nën presion sepse  cështjet familjare , të karrierës dhe dëshira juaj per liri do  përplasen me njëra tjetrën, duke e bërë të vështirë  të zgjidhni se cila nga këto çështje është më e rëndësishme për ju. Megjithatë në një moment duhet të vendosni përparësi, që të arrini të integroni të gjithë këto elemente brenda jetës suaj.

Nga mesi i  muajit, familja dhe shtëpia do marrin vëmendjen tuaj edhe për muaj të tërë. Por në ambientin e punës, një person do jetë tërësisht  I pandjeshëm ndaj presionit që ju po përjetoni. Mos u përpiqni ti jepni shpjegime. Ju thjesht do vini në punë guximin tuaj dhe talentin për të zbutur figurat autoritare kur është e nevojshme.

Në fushën e dashurisë, nëse jeni beqar, 1 Korriku , por edhe ditët e tjera mund t’jusjellin një dashuri të re. Nëse tashmë e keni gjetur këtë person, ju do të afroheni edhe më  shumë  me njëri- tjetrin dhe do të zbuloni sesa e thellë mund të jetë kjo dashuri . Mund të mbeteni të suprizuar nga ajo që do të zbuloni.

Në aspektin social, një moment i preferuar do të jetë  data 31 Korrik, ku një grup planetesh do të mblidhen dhe do t’ju dhurojnë dashuri (Afërdita) fati të mirë dhe lumturi (Jupiteri) dhe shkëlqim (Dielli). Ju mund të ftoheni në një ngjarje të rëndësishme shoqërore, ku do jenë miqtë e vjetër, por edhe persona të rinj. Kjo mbrëmje ka gjasa të jetë magjike dhe frymëzuese.

Këtë muaj tregoni durim sepse nga regresi që mund të keni patur, gjërat do të përmirësohen në mënyrë të ndjeshme.

DEMI

Muaji hapet me planetet në sektorin tuaj të udhëtimit. Prandaj paketoni çantat tuaja dhe shkoni në aeroport. Për këtë shfrytëzoni periudhën nga 1 Korriku deri në 25 Korrik, sepse në këto ditë Afërdita, sundimtari juaj është në orbitë të fortë e të drejtpërdrejtë.

Këto javë mos bëni ndryshime radikale në pamjen tuaj , sepse Afërdita është në prapavijë për një farë kohe. Nëse keni plane për të ndryshuar flokët tuaj, apo kirurgji plastike, botoks, etj, prisni deri pas datës 6 Shtator. Më mirë akoma do të jetë periudha nga 9 Tetori e tutje.

Muajt e kaluar ju jeni përpjekur mjaft për të përmirësuar mënyrën tuaj të jetesës.Muajin e ardhshëm, deri në 11 Gusht, do të keni një periudhë të shkëlqyer për të realizuar blerje , shitje , përmirësime të pronave etj. Shfrytëzoni këtë periudhë që është prezent Jupiteri, sepse më vonë ai do të largohet nga sektori juaj për të mos u kthyer më për 12 vjet.

Data 1 Korrik do jetë me fat edhe për shenjën e Demit. Kjo datë do të sjellë fat edhe në sektorin ekonomik, nëse doni të bleni apo shisni shtëpi, me çmime që do tju pëlqejnë. Por 1 Korriku do të sjellë favore edhe në cështjet personale e familjare. Ju mund të bini në dashuri, ose të përjetoni një përvojë shumë të veçantë që do t’ju bëjë të ndiheni në qiellin e shtatë.

Me ndikimin e Marsit në shenjë ,udhëtoni në datat 2-3 Korrik,që çdo element I udhëtimit të jetë I përsosur. Por dhe mbas datës 16 Korrik ka shumë gjasa të udhëtoni në javët që pasojnë.

Ju mund të negocioni kushtet e një kontrate, por Hëna e Re në 15 Korrik mund t’ju sjell pengesa të papritura traktativat tuaja. Do bëni durim sepse kjo nuk do të jetë një negociatë e lehtë nga pala tjetër.Mos e lejoni partnerin e biznesit që t’ju shtyjë deri në pikën që ju të pranoni çdo kusht që vendos ai. Konsultohuni me një avokat dhe qëndroni të fortë.  

Në fushën e dashurisë, Afërdita do të vendoset në shenjën e Virgjëreshes, shumë e përshtatshme me shenjën tuaj, por ky planet do të shfaqet vetëm për një kohë të shkurtër , nga data 9 deri në 23 Korrik. Pas kësaj date, Afërdita do të shkojë në shenjën e Luanit. Pastaj Afërdita do të fillojë udhëtimin e saj nëpër shenjat e zodiakut, ku do ta vizitojë sërish shenjën e Virgjëreshës nga data 8 Tetor deri në 8 Nëntor. Kjo periudhë do të jetë shumë e veçantë për ju, prandaj merrni më të mirën e saj.

Me Afërditën në prapavijë, nuk sugjerohet të bëni ndryshime të mëdha në pamjen tuaj, veçanërisht pas datës 25 korrik. Kjo vlen si për meshkujt ashtu edhe për femrat. Periudhë  e mirë për ndryshime drastike do jetë Tetori. Ju mund të blini disa veshje të reja në fillim të Korrikut që do t’ju bëjnë të ndiheni të sigurt dhe joshëse.

Në fushën e karrierës ,mund të merrni lajme të rëndësishme , kur të jetë Hëna e Plotë, në 31 Korrik. Ju do doni të ktheheni nga udhëtimet tuaja e të merreni veç me këto çështje pune, për tu dhënë atyre drejtimin e duhur.

BINJAKET

 

Sapo të fillojë muaji i ri, ju do të jeni të vendosur që të kujdeseni seriozisht për financat tuaja. Nëse keni afate për të përmbyllur në lidhje me taksat, ju do ti vini në vijë ato brenda 4 ditëve nga shfaqja e hënës së plotë, në 1 Korrik, edhe pse afati mund të jetë deri në fund të muajit. Çështjet e kredive, huave, pasurive të paluajtshme ose trashegimive do kenë gjithë vëmendjen tuaj, sapo të fillojë muaji Korrik.

Duket se ju jeni duke shpenzuar shumë kohët e fundit dhe ky trend do të vazhdojë deri në 8 Gusht. Rritja e pagës do të jetë një nga prioritetet tuaja, por do tju duhet të prisni deri sat ë shfaqet Hëna e Re në shenjën e Gaforres, më 15 Korrik.  Ju do të keni mundësinë më të mirë përgjatë gjithë vitit për të realizuar rritjen e pagës në këtë ditë; megjithatë, kjo Hënë e Re do të jetë disi shqetësuese. Urani do të jetë pozicionuar në kënd të vështirë me Hënën e Re dhe planeti i Plutonit (forca, ligji dhe rendi) do të ushtrojë presion mbi ju, kështu që nëse ju do të kërkoni rritje rroge, ka të ngjarë që të hasni në rezistencë. Mos e merrni këtë përgjigje negative si tregues për vlerësimin që ka kompania/ punëdhënësi për ju,  sepse mesa duket kjo ka të bëjë me çështjet e buxhetit të kompanisë ku punoni.

Kur është fjala për para, ju do të keni një bashkëveprim të bukur midis planetit të Marsit në sektorin tuaj pagave dhe Neptunit në shtëpinë tuaj të reputacionit gjatë datave 14-15 Korrik, kështu që ka ende shpresë me Neptunin që sundon reputacionin dhe karrierën tuaj. Ky planet gjithashtu udhëheq të menduarit tuaj krijues, qoftë në mënyrë artistike ose në mënyrën shumë origjinale që ju përballeni me sfidat. Planifikoni kërkesën tuaj për rritje rroge në datat 14-15 Korrik. Nëse gjërat nuk funksionojnë, ju mund të provoni sërish në fund të vitit, kur Hëna e Plotë do të shfaqet në shenjën e Gaforres në ditën e Krishtlindjeve - lajme në lidhje me një shpërblim ose të ardhura shtesë në pagën tuaj do të vijnë brenda katër ditëve të kësaj date.

Mundësitë për udhëtime ka shumë shanse që të gëzojnë romancën dhe dashurinë. Shumë argëtim dhe dashuri do të vijë në datat 1 – 4 Korrik, kur Jupiteri (lumturia), do të takohet me Afërditën  (dashuria) në një event që ndodh vetëm një herë në vit, në pjesë të ndryshme të kartelës suaj yjore.  Këtë vit, Afërdita dhe Jupiteri do të takohen në shtëpinë tuaj të tretë të udhëtimit në distancë të shkurtër, kështu që planifikoni të shkoni në një vend afër vendbanimit tuaj, - ju mund të takoni një person të rid he interesant, ose nëse jeni në një marrëdhënie serioze, jut ë dy do ta ndizni më shumë marrëdhënien ekzistuese.

Një nga ditët më të favorshme për udhëtime gjatë këtij këtij muaji, do të jetë 3 Korriku, kur Mërkuri (sundimtari juaj dhe sundimtar i lajmeve / udhëtimit) do të takohet me Jupiterin. Kjo do të jetë një ngjarje e rrallë dhe ju do t’i gëzoheni një banese të bukur në një mjedis të bukur dhe do të kaloni një kohë të shkëlqyer. Një ditë më parë, më 2 Korrik , ju mund të vendosni të niseni për udhëtim në mënyrë shumë spontane – shumë bukur!

Muaji do të përfundojë me shfaqjen e një Hëne të dytë të Plotë - një hënë blu - në 31 Korrik, në shenjën e Ujorit, e cila do të aktivizojë sektorin tuaj të udhëtimeve të largëta, duke bërë që ju të jeni në lëvizje. Saturni do të jetë i dobishëm në këtë Hënë të Plotë, duke bërë që veprimet, vendimet, apo aktivitetet e reja që ju do të bëni në këtë Hënë të Plotë do të kenë stabilitet dhe pushtet. Ajo ka të gjithë potencialin për t’ju sjellë mundësi që ta bëjnë këtë ditë një nga më të mirat e muajit. Shfrytëzojeni në maksimum i dashur Binjak!!

GAFORRJA

Me kaq shumë planete të mbledhur në shenjën e Gaforres, ju keni të gjitha mundësitë që të vini gjerat në vendin e duhur dhe të veproni. Kjo do të përforcohet akoma më shumë nga lëvizja e Marsit në shenjën tuaj, i cili do të qëndrojë aty deri në 8 Gusht. Të keni Marsin në shenjën tuaj është gjithmonë një përparësi e madhe, pasi Marsi do t’ju jap vendosmërinë për ti kthyer gjerat në sukses. Pasioni juaj do të bëjë që të ecni përpara, pavarësisht ndonjë pengese që do të shfaqet në rrugën tuaj. Ju do të keni aftësi që të bindni njerëzit e rëndësishëm për kauzën tuaj.  Shfaqja e Marsit në shenjën e Gaforres, gjithashtu sugjeron që ju jeni gati për të filluar një kapitull të ri në jetën tuaj, ose të paktën, për të filluar një cikël të ri dy-vjeçar që do të shënojë një kthesë të re ose do të rrisë nivelin e sofistikimit të një sipërmarrje të vazhdueshme apo marrëdhënieje dypalëshe .

Në të njëjtën kohë, Hëna e Plotë në shenjën e Bricjapit më 1 Korrik do të ktheje vëmendjen e plotë tek partneri juaj.  Për shumicën e personave të shenjës së Gaforres, kjo do të thotë që gjithë fokusi juaj do të jetë partneri me të cilin jeni në një marrëdhënie serioze prej kohësh. Kjo hënë do të jetë pozitive dhe do të ketë mbështetje nga Plutoni dhe Neptuni. Marrëdhënia juaj do të marrë një kthesë të rëndësishme – të shpresojmë në mënyrën e duhur – që ju të fejoheni apo martoheni me njeriun tuaj të zemrës.

Nëse ju jeni aktualisht i martuar, të dy sëbashku mund të vendosni objektiva të reja së bashku për ti arritur.Por nëse nuk jeni aspak të lumtur, kjo Hënë e Plotë mund t’ju japë guximin që të vendosni të largoheni nga kjo marrëdhënie, pa e kthyer kokën mbrapa.  

Ka dhe një alternativë tjetër që kjo hënë e 1 Korrikut mund të sjellë, në aspektin e marrëdhënieve të biznesit/punës. Ju tani mund të nënshkruani një marrëveshje biznesi me një partner apo bashkepunetor ose mund ta ndërprisni një marrëdhenie aktuale dypalëshe bashkëpunimi pa u menduar shumë gjatë. Nuk do të ketë rrugë të mesme me shfaqjen e kësaj Hëne të Plotë, sidomos kur është fjala për partnerët. Pa marrë parasysh se çfarë sjell kjo Hënë e Plotë, duket se ju do të udhëhiqni rrugën me besim të plotë, pasi Plutoni do tju japë siguri në lidhje me vendimet tuaja. Ju do të jeni tepër bindës – aq sa do ti shisni akull një eskimezi me lehtësinë më të vogël.  

Në 1 Korrik, Afërdita do të takohet me Jupiterin në sektorin tuaj të të ardhurave, prandaj lajme në lidhje me paratë ka të ngjarë të vijnë me shfaqjen e Hënës së Plotë.  Dy ditë më vonë, në 3 Korrik, këto lajme do ta gjejnë rrugën drejt llogarisë suaj bankare në fillim të Korrikut.

Hëna e Re në shenjën e Gaforres do të arrijë më 15 Korrik dhe do tju vendosë para sprovave të vështira. Kjo Hënë e Re është pothuajse gjithmonë miqësore, por këtë herë do të përplaset me Uranin dhe Plutonin. Kjo tregon se situata në pune dhe në shtëpi e ngarkuar, me çështje që kanë disa kohë që po diskutohen. Ka shumë mundësi që situate të bëhet e pa tolerueshme për ju dhe të arrijë në një pikë sa ju të ndiheni se ka ardhur momenti që të merrni masa drastike. Ju ndoshta do të mendoni të jepni dorëheqjen ose të transferoheni në një banesë të re. Pas një viti jeaj juaj ka të ngjarë të jete shumë ndryshe nga ajo që është tani dhe ndryshimi fillon pikërisht me Hënën e Plotë të 1 Korrikut.

Gjatë këtij muaji do të shfaqet një Hënë e dytë e Plotë në shenjën e Ujorit më 31 Korrik, e cila quhet edhe Hëna Blu, fokusi i të cilës do të jene paratë e të tretëve, përshembull bashkëshorti juaj ose banka, kompani sigurimesh etj. Ka të ngjarë që të pastroni tavolinen nga faturat tuaja, por edhe te filloni të mendoni mënyra sesi të fitoni më shumë para. Saturni do të jetë pozicionuar në mënyrë të favorshme, duke bërë që jut ë arrini të stabilizoni situatën tuaj financiare dhe ta vini atë në drejtimin e duhur.

Në sektorin e dashurisë, nëse jeni beqare, ju mund ta gjeni veten në një pozitë që është për t'u patur zili. Marsi në shenjën e Gaforres, do të rrisë sharmin tuaj. Të tjerët do tju vlerësojnë si shumë joshëse dhe tërheqëse, kështu që shijojeni këtë periduhë e cila do të zgjasë deri në 9 gusht.

Në të njëjtën kohë, gjatë këtij muaji, Saturni do të kthehet në shenjën e  Akrepit, në mes të qershorit, për të qëndruar aty deri në mes të shtatorit. Ju mund të jeni i frustruar, pasi po hasni vështirësi që të kaloni kohë me njeriun tuaj të zemrës, me shumë gjasa për shkak të obligimeve për punë apo studimeve që po ndiqni.  Kjo është mënyra sesi Saturni teston dasshurinë që keni për njëri tjetrin.  Kjo periudhë përfundon në 17 Shtator, kur Saturni do të largohet nga kjo pjesë e kartelës suaj yjore dhe nuk do të kthehet më aty për dekada me rradhë, deri në 2041.  

Nëse nuk keni qenë i lumtur në marrëdhënien tuaj, ka shumë tregues që këtë muaj ju mund të bëni diçka për këtë. Plutoni do të takohet me Hënën e Plotë në 1 korrik, kështu që në qoftë se partneri juaj ka qenë kërkues ose imponues, ju do ti dilni për zot vetes suaj me me shumë guxim tani.  Nëse ju mendoni se nuk ka shpresë për një të ardhme së bashku, në një moment gjatë javës së ardhshme,  ju mund të gjeni guximin për t'u larguar.

Sic ju thashë më lart, nga mesi i shtatorit, Saturni do të largohet nga sektori i dashurisë  dhe do të përfundojë testin e tij tre-vjeçar mbi jetën tuaj të dashurisë. Nuk do të ketë ndarje te sforcuara, as debate me tone të larta. Tashme ju mund të keni rënë dakort për orët e gjata të punës dhe studimet e gjata. Ajo çfarë unë shoh është që frustrimet tuaja do të jenë shumë më të ulta sesa kanë qenë gjatë tre viteve të fundit. Ju do të ndiheni i çliruar dhe i qetë me largimin e Saturnit dhe kjo është gjithmonë një gjë e mirë! Ju duhet të gjeni dashurinë plot pasion që meritoni,qoftë me partnerin tuaj aktual, qoftë me një të ri.  Ajo që dua të theksoj është se Hëna e plotë e 1 Korrikut, do tju japë gjithë shenjat e duhura qe ju duhen për të gjetur atë që meritoni.

LUANI

Nëse për shumicën e njerëzve Korriku është muaji I pushimeve, ju keni vendosur që të rrini në punë dhe ti mbaroni të gjitha ato që keni nisur të bëni. Çdo minutë e këti muaji do të jetë shumë e zënë për ju. Hëna e Plotë e 1 korrikut, do të sjellë përfundimin e një projekti që keni kohë që e keni nisur. Kjo Hënë e Plotë do të jetë e fuqishme, sepse do të vijë krah për krah me Plutonin. Neptuni do të jetë miqësor me ted y këto planete, kështu që nëse jeni duke punuar me një projekt krijues, duket se do të merrni lëvdata të jashtëzakonshme dhe një person I rëndësishëm do të impresionohet nga puna juaj aq shumë sa do të propozojë rritje rroge për ju ose shpërblim. Tregjet e huaja janë sektori me me fat tani, prandaj shikoni mundësine e reklamimit të aftësive tuaja artistike, por edhe sherbimeve që ofroni, edhe jashtë vendit. 

Dita e parë e  Korrikut, shënon momentin kur Afërdita do të takohet me Jupiterin, dhënësin e dhuratave dhe fatit të mirë, një ngjarje kjo që ndodh shumë rrallë. Ajo që është më e veçantë, është fakti që takohen për herë të parë në shenjën e Luanit. Kjo nuk do të jetë një ditë e zakonshme, pasi do ketë një potencial të madh për t’ju ndihmuar të gjeni argëtimin dhe dashurinë, por edhe për t’ju sjellë lajme të papritura në lidhje me karrierën tuaj. Dy ditë më vonë, në 3 Korrik, Mërkuri do të takohet me Jupiterin, një event ky që ndodh rrallë. Data 3 Korrik do të jetë një ditë e përkryer për tu rrethuar nga miqtë në një festë të madhe, qe mund të jetë piknik, barbekju apo një darkë e kendshme ne një restorant të bukur

Karriera juaj po arrin majat falë disa arritjeve mbresëlënëse. Duket që ju mund të dëgjoni një lajm shumë të mirë profesionale afër datës 1 Korrik. Afërdita do të shkojë në prapavijë në  25 Korrik, ndaj kur bëhet fjalë për karrierën, romancën, dashurinë apo përmirësimin e pamjes së jashtme, duhet ti bëni në fillim të muajit, jo më vonë, pasi Afërdita do të jetë jashtë qarkullimit dhe nuk do ketë ndikim të  ndikojë.  Afërdita është  sundimtari i shtëpisë suaj të dhjetë të famës, prandaj aktivitetet qe lidhen me karrierën duhet të ndodhin gjatë kohës kur Afërdita është aktive. Ky planet gjithashtu udhëheq dashurinë, bukurinë dhe argëtimin, një tjetër arsye kjo për të dalë më shumë jashtë zyrës dhe për të takuar njerez të rinj, para se Afërdita të hyjë në fazën e pushimit.

Hëna e Re në shenjën e Gaforres më 16 Korrik do të jetë një moment jo dhe aq I mire për ju, sepse ajo do të ndriçojë një zonë të qetë të kartelës suaj yjore, atë që ka të bëjë me të menduarin, strategjitë dhe përgatitjen për të ardhmen. Ju mund të ndieni një hije intrige në ambientin tuaj të punës, por edhe nëse është kështu, ata që përpiqen të “ vjedhin” meritat e punës suaj do të ndihen në fund keq se nuk kanë për tia arritur qëllimit. Nga mesi dhe fundi I muajit, ju do të jeni i fortë dhe  I sigurtë, pasi Plutoni do të kundërshtojë këtë Hënë të Re. Çdokush që ka qenë xheloz për suksesin tuaj, do të zbulojë se komploti i tyre për të marrë shkëlqimin tuaj do të jetë I paefektshëm,  madje edhe do të dështojë. Mos I kushtoni vëmendje njerëzve të pa talentuar apo ziliqarë, pasi ju do të qëndroni mbi ta falë aftësive tuaja. 

Saturni është kthyer në shenjën e Akrepit që prej 14 Qershorit të muajit të kaluar, që do të thotë se ju mund ti ktheheni sërish një çështjeje në lidhje me pronën që zotëroni ose keni me qera. Saturni do të qëndrojë në këtë sektor deri më 17 shtator, kështu që duket se më në fund ju do të zgjidhni drejtimin e duhur për ti zgjidhur gjërat njëherë e mirë. 

Dita më e vështirë e muajit do të jetë 6 Korriku. Kjo është një ditë për të mbajtur kokën poshtë dhe për të qëndruar larg debateve.  E mira është që mos të lini interviste pune atë ditë, apo të beni ndonjë kerkesë të veçante. Ju sygjeroj që të prisni për ditë me të mira.

Partneri juaj do të jetë në qendër të vëmendjes tuaj me shfaqjen e Hënës së Plotë në shenjën e Ujorit më 31 korrik. Ky do të jetë një moment I mirë për të marrë vendimin për tu angazhuar me seriozisht në një marredhenie. Me Saturnin në krahun tuaj, I cili është duke dërguar vibracione positive në këtë marrëdhënie, ka gjasa që ju të vendosni te  fejoheni apo martoheni se shpejti. Nese jeni I fejuar ose martuar, atëherë ju të dy do të bëni plane për të ardhmen tuaj të përbashkët. Në të njëjtën ditë, Afërdita do të hyjë në shenjën e Luanit,  por me pas ajo do të shkojë në prapavijë, kështu që ndoshta do ishte me mirë që mos të shpallni datën përfundimtare. Ju mund të planifikoni, por vetem pas datës 6 Shtator, ose akoma më mirë, pas datës 9 Tetor mund të caktoni datën e fejesës apoo martesës suaj. 

VIRGJERESHA

Muajin e kaluar ju ishit të emocionuar për zhvillimet në karrierën tuaj profesionale, ndërkohë që gjatë këtij muaji , vëmendja juaj do të jetë në jetën personale. Ju do ti gëzoheni më shumë aktiviteteve sociaale dhe argetuese në Korrik. Marsi është vendosur në shenjën e Gaforres , në sektorin e miqësisë, eventeve dhe njerezve duke treguar se ky aspect I jetës suaj do të shkëlqejë këtë muaj.  Ju do të duhet të zgjidhni ftesat më interesante, të cilat do të jenë të shumta. Javës e parë e Korrikut, do të ketë gjithashtu një Hënë të Plotë në shtëpinë tuaj të pestë të dashurisë së vërtetë. Me Neptunin dhe Plutonin në pozicion të shkëlqyer, Hëna e Plotë e 1 Korrikut, do të shënojë pikën kulminante në fushën e dashurisë për vitin  2015.

Në të njëjtën ditë, 1 Korrik, Afërdita do të takohet me Jupiterin, planetin e të mirave materiale dhe  pasurive, duke krijuar nje event te rralle ne univers. Nëse ju mund te shkëputeni për një periudhë të shkurtër, gjatë javës së parë të muajit Korrik, bëjeni. Ju gjithashtu mund të merrni një shpërblim apo dhuratë të vlefshme, pasi Afërdita dhe Jupiteri janë konsideruar planetet e të ardhurave dhe dashurisë së ëmbël. 

Bëni sa më shumë të mundeni gjatë fillimit të muajit, pasi Afërdita do të shkojë në prapavijë nga data 25 Korrik deri në 6 Shtator. Afërdita është planeti I dashurisë dhe bukurisë, kështu nëse keni menduar të bëni ndryshime drastike në pamjen tuaj, ose të mbani dietë apo të beni ndërhyrje plastike, realizojini të gjitha këto para se Afërdita të kalojë në prapavijë.

Afërdita do të qëndrojë në shenjën e Virgjereshës për dy javë, nga data 18 Korrik deri në 8 Gusht, 8 para se të vendoset në shenjën e Luanit. Një planet në prapavijë ju jep mundësinë që ti mendoni situatat më me qëtësi, kështu që në këtë rast, ju mund të dëshironi për të rindezur një marrëdhënie të kaluar, ose ti jepni ritmin e duhur marrëdhënies aktuale.

Por, më e mira është që për sa kohë planeti I Afërditës është në gjendje jo aktive, ju nuk duhet të filloni një marredhenie të re. Aq më tepër, të bëni ndryshime rrenjesore në pamjen tuaj. Kur të kalojë kohë do pyesni veten se cfarë ishit duke menduar kur zgjodhet ketë ngjyrë flokësh, ose modelin e prerjes. Me Afërditën në prapavijë, vetëm mund të bëni korrigjime, jo të merrni iniciativa të reja.

Hëna e Re e 15 Korrikut do ti shtojë më shumë energji jetës suaj shoqërore dhe me siguri do të dilni të argëtoheni më shumë se zakonisht, por jo çdo gje do të shkojë vaj. Ju mund të jeni të shqetësuar në lidhje me tarifën e papritur që infomoheni se duhet të paguani, në një event që jeni I ftuar të merrni pjesë. Ose ndoshta partneri juaj nuk dëshiron tju shoqërojë në një ngjarje shumë të rëndësishme për ju. Këto janë pengesa të vogla, jo të pakalueshme, mjafton që të mundoheni të gjeni kompromis.

Në përfundim të muajit, do të shfaqet edhe një Hënë tjeter e Plotë, e quajtur ndryshe edhe Hëna Blu. Ajo do të shfaqet në 31 Korrik, duke bërë që ju ta ktheni gjithe vëmendjen tuaj në çështjet e punës. Duket se ju do të jeni duke përfunduar një projekt që kërkon vëmendjen tuaj maksimale. Mos planifikoni të shkoni me pushime gjatë kësaj kohe, pasi do t’ju duhet të monitoroni ekipin dhe të gjitha detajet e rendësishme. Ju mund të kenë nevojë të punësoni një staf të ri, gjë që do ta realizoni me shfaqjen e Hënës së Plotë. Saturni do të jetë shumë miqësor me këtë Hënë të Plotë, ndaj çdo arritje në karrierën tuaj do të jetë si një medalje e artë në xhaketën tuaj.

PESHORJA

Tre javët e para të Korrikut do të jenë një periudhë vendimtare për të bërë emër në karrierën tuaj, kështu që nëse ju jeni serioz në lidhje me gjetjen e një pozicion të ri dhe më prestigjioz se ai që keni, ju duhet të filloni të caktoni intervista pune.  Ju do të keni konkurrencë të fortë, pasi Hëna e Re e 15 Korrikut do t’ju sjellë sfida të papritura nga Urani. Në qoftë se ju do të përpiqeni për të gjetur një punë të re, informohuni shumë mirë në lidhje me kompanine që jeni të interesuar të shkoni, pasi nuk do lini përshtypje të mirë nëse ju drejtojnë pyetje mbi funksionin e saj dhe ju nuk jeni në dijeni.

Para se të filloni të merreni me realizmin e qëllimeve tuaja në karrierë,  Hëna e Plotë që do të shfaqet në 1 Korrik, do të sjellë në vëmendjen tuaj një çështje familjare me të cilen duhet të merreni dhe ta zgjidhni shpejt. Kjo Hënë e Plotë do të sjellë emocione të përziera dhe ju mund të jeni i frustruar nga “pakënaqësitë”e shefit aktual, ndërkohë që keni nevojë të shkëputeni për pak kohë nga puna dhe të merreni me çështjet që po ndodhin në familjen dhe shtëpinë tuaj. Ju gjithashtu mund t’ju duhet të përdorni një sasi të konsiderueshme parash në afërsi të 1 Korrikut për të rregulluar situatën tuaj familjare , ose edhe çështje me pronat. Duke qenë se Saturni është kthyer në shenjën e Akrepit, në sektorin e të ardhurave tuaja,prandaj financat mund të jenë pak ngushtë në këtë periudhë.

Një ditë e mirë për të marrë një lajm në lidhje me pronat apo shtëpinë do të jetë data 21 Korrik, kur Dielli dhe Saturni do të punojnë së bashku në mënyrë të përkryer,por edhe Saturni do të sjellë përfitime afatgjata. Kjo do të jetë një ditë ideale për të mbyllur një marrëveshje për të shitur një shtëpi, për ta blerë ose dhënë me qera. Nëse për ndonjë arsye ju nuk mund të veproni në këtë ditë, ju mund të shfrytëzoni ditën e nesërme, 22 korrikun, kur Mërkuri do të takohet me Saturnin, duke e bërë këtë ditë të përkryer për të nënshkruar dokumenta zyrtarë.

Hëna e Plotë e muajit, më 1 Korrik, do të sjellë një aspekt yjor që do të përfshijë sundimtarin tuaj,Afërditën e dashurisë dhe Jupiterin e fatit të mirë.  Ky është një bashkim i mrekullueshëm i dy planeteve pozitivë, të cilët do të takohen në shtëpinë tuaj të njëmbëdhjetë të shpresave, dëshirave, eventeve sociale dhe miqësisë. Ka gjasa që një miku juaj tju ftojë në një takim, drekë, darkë, piknik apo festë.  Pranojeni ftesën e tij dhe shkoni, pasi do ti gëzoheni shumë këtij aktiviteti. 

Afërdita do të shkojë në prapavijë nga data 25 korrik deri në 6 shtator dhe ju do ta ndieni pasivitetin e Afërditës më shumë së shenjat e tjera, për shkak se Afërdita është planeti që udhëheq shenjën tuaj. Sigurohuni ti realizoni veprimtaritë tuaja më të rëndësishme para datës 25 korrik, ose prisni deri sa ky planet të kthehet në qarkullim në 6 shtator - ose më mirë akoma, pas 9 tetorit. Ju mund të kuptoni se përparimi juaj drejt çdo qëllimi personal po pengohet gjatë kësaj periudhe, por nëse është kështu, shikoje këtë si diçka të  përkohshme. Jini të kujdesshëm për ditët afër 25 Korrikut, pasi pengesa mund të dalin në rrugën tuaj,  por nëse ju analizoni se çfarë shkoi keq, ju mund të ndryshoni strategjinë tuaj ose të përsosni zonën që mund të përmirësohet dhe të ecni përpara,  pas datës 9 Tetor, kur Afërdita do të jetë shumë e fortë për të marrë kontrollin e gjerave përsëri.  

Pavarësisht Afërditës në prapavijë, Hëna e dytë e Plotë e këtij muaji, e cila do të shfaqet në 31 Korrik, ka për të sjellë një moment romantik për ta festuar. Kjo Hënë e Plotë do t’ju bëjë të lumtur dhe në humor, pasi miqtë tuaj dhe personi i zemrës, do të kenë ndikim shumë pozitiv tek ju në këto ditë të fundit të muajit. Duket se ju keni shumë punë në zyrë për të bërë në të njëjtën kohë. Ndoshta mund të ndiheni i mbingarkuar për shkak të kërkesave të vazhdueshme dhe të ngutshme që ju vijnë në zyrë. Duke ditur këtë, planifikoni të jeni maksimalisht produktiv në javët para 25 Korrikut. Mundohuni mos ti lini gjerat për në minutën e fundit , për të përfunduar një detyrë. Kjo Hënë e Plotë e 31 Korrikut, që i bie të shfaqet ditën e premte, sugjeron që ju ende mund të keni kohë për të kaluar një natë romantike (ose gjithë fundjavën) me njeriun tuaj të zemrës.

AKREPI

Është muaji Korrik dhe karriera juaj vazhdon të ecë jashtëzakonisht mirë. Ju keni qenë duke shijuar praninë e Jupiterit në shenjën e Luanit,  i cili ka ndriçuar shtëpinë tuaj të dhjetë të famës dhe  nderimeve gjatë dymbëdhjetë muajve të fundit. Kjo është një pikë e rëndësishme kthese për ju në aspektin profesional, pasi arritjet që keni patur ( te cilat do vazhdoni ti merrni edhe në Korrik e Gusht) do t’ju vlejnë edhe për dekadën e ardhshme apo më shumë. Nëse ju keni ndonje kërkesë që doni t’ia drejtoni një personi të rëndësishëm, bëjeni tani, para se Jupiteri të largohet nga shenja e Luanit në 11 Gusht.

Sa më shpejt të veproni, aq më mire do jetë për ju. Afërdita, planeti që ka lidhje me fitimin e parave (përveç dashurisë dhe bukurisë), do të shkojë në prapavijë nga data 25 Korrik deri në 6 Shtator, në sektorin tuaj të dhjetë të  reputacionit dhe arritjeve. Më e mira është që ti realizoni të gjitha aktivitetet tuaja profesionale para  25 Korrikut, kur Afërdita largohet nga sektori i famës tuaj. Ndonëse ju këni akoma ndikimin e planetit të Jupiterit në shenjën e Luanit deri në 11 Gusht, sërish është më mirë që të prisni deri sa Afërdita të kthehet sërish në qarkullim.

Ju jeni shumë me fat që keni Afërditën dhe Jupiterin në shenjën tuaj të dhjetë të arritjeve në karrierë, pasi këto planete do t’ju japin avantazh në përpjekjet tuaja për të arritur një fitore shumë të madhe për ju. Kjo është një ngjarje që ndodh vetëm një herë në vit, ku Afërdita dhe Jupiteri takohen, në një nga shenjat e zodiakut. Këtë vit ata kanë zgjedhur shenjën tuaj, për t’ju ndihmuar të arrini lartësi të reja profesionale, nëse jeni duke i treguar botës synimet tuaja – ndërmerrni një veprim nga i cili prisni rezultate të mëdha. Urani do të komunikojë me Jupiterin, kështu që çdo rezultat do të jetë një surprizë e vërtetë.

Afërdita udhëheq dashurinë dhe bukurinë, por kur të shkojë në prapavijë, ndikimi i saj do të zbehet ndjeshëm. Për këtë arsye, nuk do të jetë lëvizje e mençur që të ndërmerrni iniciativa në dashuri, siç mund të jetë kerkesa për takim dashuror, ose fejesa, gjatë fazës 25 Korrik deri në 6 Shtator. Gjithashtu nuk është ide e mirë për të bërë ndryshime dramatike në pamjen tuaj të jashtme.  Ndonëse teknikisht Afërdita do të kthehet në lëvizje të drejtpërdrejtë në 6 shtator, asaj do ti duhet kohë për të fituar forcën e saj, gjë që nuk mund të ndodhë deri në 9 Tetor. Nëse ju mund të prisni më gjatë, 9 Tetori është dita juaj më e mirë për të rifilluar aktivitetet e udhëhequra nga Afërdita.

Saturni i rreptë u vendos në shenjën e Akrepit muajin e kaluar për të qëndruar për një kohë të shkurtër, deri më 17 Shtator, kështu që ju mund të ndiheni më shumë i stresuar këtë kohë për çështjet e punës se zakonisht. Kjo vlen sidomos për ata Akrepë që e kanë ditëlindjen midis 19 dhe 23 Nëntorit.

Nëse mezi prisni që të largoheni nga rutina e përditshme, kjo është koha më e mirë që të shkoni me pushime – bejeni këtë në gjysmën e parë të muajit. Hëna e Plotë e 1 Korrikut do t’ju nxisë që të shkoni diku afër vendbanimit tuaj. Një udhëtim i shkurtër do t’ju ofrojë mundësinë që të argëtoheni dhe të relaksoheni.  

Hëna e Re e 15 Korrikut, gjithashtu do t’ju ftojë që të ndërmerrni një udhëtim, por në këtë pikë, gjërat nuk do të shkojnë siç keni planifikuar.  Duke qenë se kjo Hënë e Re do të jetë nën ndikimin e Uranit, lajmet mund të ndryshojnë nga momenti në moment.  Ju mund të njoftoheni se duhet të largoheni për një udhëtim pune , për të arritur nënshkrimin e një kontrate shumë të rëndësishme.

Hëna Blu – Hëna e Plotë e dyta që do të shfaqet gjatë këtij muaji, në 31 Korrik - do të sjellë një çështje që lidhet me shtëpinë, në një moment vendimtar. Ju mund të transferoheni ose të përfundoni një rinovim në shtëpi, diçka që do t’ju gëzojë shumë, falë rrezes mbështetëse nga Saturni. Sigurohuni që ti keni të gjitha dokumentet tuaja në rregull, pasi Marsi dhe Urani do të përplasen me njëri tjetrin dhe një çështje ligjore mund t’ju shkaktojë vonesa dhe zhgënjime.

Edhe pse ju do të përfundoni me sukses çeshtjen familjare apo të lidhur me shtëpinë në fund të muajit, karriera juaj do të vazhdojë të sjellë lajme të mira. Ju keni disa planete në shtëpinë tuaj të dhjete të profesionit dhe prestigjit ,  kështu që edhe pse ju do t’ju duhet të monitoroni situatat që lidhen me shtëpinë tuaj, ju nuk do ta humbi vëmendjen nga puna juaj.  Pasi Marsi hyn në këtë sektor ,dhe Jupiteri përgatitet të largohet nga sektori juaj prestigjioz i karrierës në muajin Gusht, ju mund të mbështeteni tek yjet e tjerë që po vijnë rrugës. Performanca juaj gjatë vitit të kaluar ka qenë e jashtëzakonshme, kështu që ju mund të prisni duartrokitje të stuhishme për punën e bërë, edhe në fund të muajit Korrik ose Gusht. Po në lidhje me dashurinë?  Jini i durueshëm. Duket se universi ka dëgjuar lutjen tënde dhe do t’ju realizojë çdo dëshirë tuajën.

SHIGJETARI

Ndoshta një marrëveshje financiare do të jetë në rendin e ditës në momentin që muaji Korrik  fillon. Hëna e Plotë më 1 Korrik do të jetë miqësore dhe do t’ju lejojë që të ndërtoni një bazë të qëndrueshme financiare për të ardhmen. Plutoni do të bashkëpunojë bukur me Hënën e Plotë,  duke treguar se ju keni potencial për të fituar mjaftueshëm të ardhura, nga një marrëveshje e madhe ku ju do të jeni negociatori.

Ka shenja të qarta se është e mundur që të merrni një lajm të mirë në lidhje me shtëpinë tuaj ose ndonjë pronë tjetër, apo në lidhje me një anëtar të familjes, që me shumë gjasa të jetë një nga prindërit tuaj. Nëse jeni duke blerë, shitur, ose rinovuar  pronën, ju do të jetë shumë i kënaqur me mënyrën se bisedimet po ecin, pasi kjo Hënë e Plotë , ka për të sjellë shumë shpejt një marrëveshje në tavolinë.

Më 2 Korrik, Mërkuri do të marrë një rreze të artë nga planeti i  Uranit, duke e bërë këtë një ditë të shkëlqyer për ide të reja. Bëni të mundur që të gjeni kohë për të menduar në mënyrë kreative, pasi koncepte të freskëta do të vazhdojnë të vijnë tek ju, sidomos ato që mund të përdoren në karrierën tuaj. Shkruani ato të gjitha, se do tju duhen!

Më 3 Korrik, lajmet e mira dhe promovimi që ju bëhet ju dhe karrierës suaj, do t’ju bëjë që të kërceni nga  gëzimi, pasi Mërkuri, sundimtari i sektorit të reputacionit, prestigjit dhe arritjeve (shtëpia e dhjetë) , do të marrë rreze të ndritshme nga Jupiteri, planeti që sundon shenjën tuaj.  Është e qartë se ylli juaj është në rritje dhe ju do të keni dëshmi të forta të kësaj, disa muaj më vonë, gjatë gjysmës së dytë të vitit 2015. Ju nuk mund të shihni akoma ndonjë të dhënë për këtë të vërtetë, por vetëm prisni e do ta shikoni! Vazhdoni ruani kursin tuaj, i dashur Shigjetar, pasi shumë shpejt, shumë nga projektet tuaja do të realizohen.

Paratë do të jenë përsëri në mendjen tuaj, sidomos gjatë ditëve që pasojnë Hënën e Re, e cila do të shfaqet në 15 Korrik. Kjo Hënë e Re do të jetë nën efektin e  Marsit, Plutonit dhe Urani, prandaj ditët që pasojnë këtë Hënë nuk do të jenë të përshtatshme për të nënshkruar një kontratë. Gjatë negociatave,  ka të ngjarë të hasni më shumë se një pengesë, të cilat nuk i keni pritur dhe që do ta bëjnë këtë proçes të vështirë.  

Nëse është e mundur, planifikoni të negocioni gjatë javës së parë të Korrikut dhe në qoftë se arrini ta bëni këtë, përpiquni ti përfundoni gjërat shpejt. Ju nuk do të doni të ngaterroheni me  aspekte që shfaqen në 15 Korrik e më tej.  Nëse vlerësoni se nuk i përfundoni gjërat më herët, konsultohuni me një avokat për të verifikuar dokumentat që do të dërgoni, pasi nën këto kushte keni nevojë për këshilla të mira. Kjo nuk do të thotë se nuk keni mundësi që të bëni gjerat siç i doni – por se duhet të punoni me kujdes dhe në mënyrë bindëse drejt këtij qëllimi.

Hëna e Re  e 15 Korrikut do të vendosët në shtëpinë tuaj të tetë të parave të njerëzve të tjerë - kredi bankare, sipërmarrje biznesi , sigurime financiare, taksa dhe hipotekat, komisione, honorare, tarifa licencimi dhe çdo formë tjetër parash që janë të të tretëve. Ju mund të hasni pengesa në rrugë, ndaj jini vigjilent, krijues dhe i shkathët. Më pëlqejnë datat 21 dhe 22 Korrik për letrat e nënshkrimit.

Udhëtimin e shoh të shkruar gjithandej në kartelën tuaj yjore. Nëse ju udhëtoni për arsye personale apo profesionale gjatë këtij muaji,  ju do t’i gëzoheni dhe do të keni sukses  në këto udhëtime. Këto dy planete pozitive takohen vetëm një herë në vit dhe gjithmonë zgjedhin një shenjë zodiaku për të qëndruar gjatë takimit. Këtë herë, më 1 Korrik,ata do të takohen në shenjën e Luanit, në shtëpinë tuaj të nëntë të udhëtimit ndërkombëtar dhe në distancë të largët,duke bërë që ky muaj të duket i bërë enkas për ju. Kjo duhet të jetë një ditë me katër yje! Nëse ditëlindja juaj bie afër 13 Dhjetorit, atëherë me siguri që kjo ditë do të jetë me pesë yje! 

Fusha të tjera ku ju mund të fitoni kredite morale dhe monetare janë : fushat akademike dhe ato të arsimit të lartë, media (Botime, transmetimin dhe media online), çështjet ligjore dhe gjykatat, çështjet që lidhen me emigracionin dhe shtetësisë dhe ato të udhëtimit ndërkombëtar dhe marrëdhënieve me jashtë.

Ju mund të shkoni në një udhëtim të shkurtër në afërsi të Hënës së Plotë, më 31 korrik. Një fundjavë larg rutinës, në ajër të pastër dhe diell do t’ju bëjë të ndiheni shkëlqyeshëm.  Urani, sundimtari i shenjës së Ujorit, do të shkojë në prapavijë nga data 26 Korrik deri në 25 Dhjetor;  dhe Urani ndikon në shtëpinë tuaj të tretë të udhëtimit. Sigurohuni që makina juaj është në funksion të plotë dhe konfirmoni rezervimet e hotelit, për të qënë i sigurt qe nuk do të përballeni me ndonjë surprizë të pakëndshme. Urani është planeti i të papriturave dhe mund t’ju ketë rezervuar ndonjë të tillë, ndaj merrni masat e duhura.

Nëse keni nevojë që të nënshkruani një kontratë, siç thashë më parë, dokumentet do të jenë gati në afërsi të 31 Korrikut.  Unë do të doja që ju të nënshkruanit para se Afërdita të shkojë në prapavijë, në 25 korrik, por duket se kjo është e vështirë të ndodhë. Ju mund të firmosni në fund të muajit, nëse avokati ju jep miratimin. Dy ditët më të mira për të nënshkruar një sipërmarrje të re janë 21 dhe 22 Korrik, por nëse është e pamundur për ti arritur këto data, atëherë bëjeni në 31 Korrik.  

Në sektorin e dashurisë dhe romancës, fundjava e 31 Korrikut deri  2 Gusht , do të vlerësohet me notën maksimale për Shigjetarët. Sa mënyrë e bukur për të mbyllur muajin dhe për të filluar një muaj tjetër.

BRICJAPI

Korriku fillon me një Hënë të Plotë, që shfaqet në 1 Korrik, në shenjën tuaj të Bricjapit, duke sjellë në vëmendjen tuaju kulmin diçka shumë të rëndësishme për ju. Ju do të jeni shumë i përqendruar në një marrëdhënie të ngushtë, më shumë gjasa një njeri i dashur, por ju mund të jeni duke u përgatitur që të zyrtarizoni një partneritet biznesi. Megjithatë, nëse keni qenë të pakënaqur në çfarëdo marrëdhënie, ky është momenti ku ju mund të largoheni pa e kthyer kokën pas.

Me Marsin në shenjën e Gaforres, në qoftë se partneri juaj - ose dikush pranë jush – ka  mbajtur një sekret  prej jush, keni për ta mësuar rastësisht atë. Të krijoni debat për këtë , vetëm sa do ta përkeqësojë situatën dhe nuk do ta zgjidhe problemin. Jepini kohë partnerit tuaj që të shprehë se çfarë ndodhi. Është e justifikueshme të doni të kërkoni shpjegime, por duke patur Hënën e Plotë dhe Plutonin në shenjën tuaj, ka gjasa që ju të jeni shumë i ashpër. Jepini partnerit respektin e duhur për të thënë fjalën e vet.

Nëse ju dhe partneri juaj mund të udhëtoni së bashku, kjo do të jetë koha e duhur për të shkuar në një mjedis të ri. Pasi atje, problemi që ju keni qenë duke diskutuar do të zbutet. Neptuni do të jetë shumë miqësor, kështu që zgjidhni një vend të qetë, me pamje nga liqeni apo deti.

Falë një takimi të ngrohtë mes Afërditës dhe Jupiterit, ju do të dëgjoni lajme të mira në lidhje me paratë. Ju mund të merrni një shumë të konsiderueshme parash në formën e një shpërblimi, trashëgimie, apo të ardhura nga një zgjidhje martese. Ose ju mund të merrni miratimin për një kredisë, ndihmës financiare ose burse universitare. Ky takim i këtyre dy planeteve ndodh një hërë në vit, prandaj merrni më të mirën që mundeni prej tij.   

Rezultatet e ketij takimi do kene efekte pozitive edhe në karrierën tuaj , aq sa do të doni të festoni. Nëse ju punoni në sektor krijues, idetë tuaja do të shkëlqejnë. Planifikoni një prezantim, intervistë, apo dhënie performancë më 1 Korrik – nëse bëhet fjalë për pagesë , kjo do jete një ditë shumë pozitive. Nëse nuk mundeni të jeni gati në 1 Korrik, planifikoni dy ditë më vonë ose brenda javes. Shanset jane të mëdha për ju.

Hëna e Re, e cila përfaqëson fillimet e reja,  do të shfaqet në shenjën e Gaforres më 15 Korrik dhe do të ketë lidhje me një marrëdhënie që jeni i angazhuar ose keni ne mend.  Kjo Hënë  e Re do të përballet me presionet e Uranit, planetit të zhvillimeve të papritura. Çdo marrëdhënie që ju do të përpiqeni të krijoni në gjysmën e dytë të korrikut – dashurore apo biznesi - do të paraqesin sfida. Ndërsa Bricjapet që janë beqarë nuk do të ndiejnë asnjë ndikim në këtë sektor. Cdo gje do jetë e qetë për ta, falë pranisë së Plutonit në këtë shenjë.

Në sektorin e financës, Hëna e dytë e Plotë e muajit, që do të shfaqet në 31 Korrik do t’ju  gjejë duke paguar faturat dhe duke institucionalizuar vendimet financiare. Kjo do të jetë një Hënë e Plotë miqësore, sepse ajo do të marrë një rreze stabilizuese nga Saturnit, planeti që udhëheq shenjën tuaj.  Rishikoni nevojat tuaja të sigurimit dhe filloni bisedimet nëse jeni afër moshës së pensionit. Koha që ju duhet për të menaxhuar financat tuaja në këtë Hënë të Plotë do t’ju vlejë shumë në të ardhmen.  .

Ditët më të mira për ju do të jenë 21 dhe 22 Korriku, pasi këto ditë Saturni , planeti juaj udhëheqës do t’ju mbështesë. Ju mund të keni një marrëveshje të rëndësishme për të negociuar më 21 korrik, kur Dielli dhe Saturni do të punojnë në harmoni me njëri tjetrin.  Kjo do të jetë dita e duhur për të nënshkruar dokumente dhe për të nisur një marrëdhënie të gjatë dhe të qendrueshme në kohë.

Afërdita në prapavijë sygjeron që mos të merreni me pamjen tuaj, të paktën jo në mënyrë drastike. Mbani modelin dhe ngjyren e flokëve që keni dhe mos tentoni që të eksperimentoni, pasi rezultati nuk do t’ju pëlqejë. Prisni të vijë tre mujori i fundit i vitit, ku do jenë muaj të shkëlqyeshëm për ju.

UJORI

Sapo muaji të fillojë, ju do të përfshiheni në biseda diskrete, të nxitura nga shfaqja e Hënës së Plotë që do të shfaqet në 1 Korrik. Këto bisedime duket se do të përqendrohen në karrierën tuaj, por nëse ju nuk doni të bëni  lëvizje të madhe në karrierë, diskutimet mund të mbyllen dhe të rihapen në mes të Nëntorit. Punët e rëndësishme marrin kohë të finalizohen, ndaj jini i duruar dhe kini besim, edhe nëse  proçesi duket i pafund. Muajin e kaluar, Saturni u kthye në sektorin tuaj të profesionit për të qëndruar aty disa javë, kështu që çdo pozicion që ju do të diskutoni tani do të përfaqësojë një hap i rëndësishëm për ju dhe puna do të vijë me shumë përgjegjësi të mëdha.

Gjatë tre viteve të kaluara, ju keni qenë nën udhëheqjen e Saturnit në shenjën e Akrepit, prandaj tani ju jeni më i kalitur , më i fortë dhe më me përvojë. Saturni do të largohet nga Akrepi në shtator, për t&

REELS

Dhjetori është muaji i zgjedhjeve të bukura, i kombinimeve të reja dhe i garderobës që merr pak më shumë vëmendje. Te @paene.al , ky sezon vjen me rehati, elegancë dhe detaje që bëjnë diferencën, sepse çdo sezon meriton një fillim të bukur. 🤍

Good hair days just got better. 🩷 Bukuria e flokëve fillon nga cilësia. Hair Extensions nga @perfect.beautyzone janë të punuara me flokë natyral, të krijuara për të dhënë volum, gjatësi dhe një pamje që duket krejtësisht natyrale.

Artistja e njohur Elhaida Dani ka fituar rolin e Esmeraldes ne versionin italian te musicalit te famshem “Notre Dame de Paris” nga Riccardo Cocciante. Dani, ish-fituesja e edicionit te parë të “Voice of Italia” ka vite që performon në rolin e Esmeraldes (nga viti 2016), ne versionin francez, duke dhene shfaqje sold-out ne teatrot me te medha te botes nga Parisi ne Singapor. Si nje Esmeralda italiane, Elhaida do te performoje ne teatrot me te mira te Italise, duke perfshire edhe 4 netë ne Arena di Verona. “Notre Dame de Paris” eshte nga prodhimet e llojit “musical” me te famshem ne bote dhe ka nje cmim Guiness per hapjen me te suksesshme ndonjehere te nje musical. Prej 27 vjetesh, kjo shfaqje franceze e kompozuar nga Riccardo Cocciante dhe e shkruar nga Luc Plandomon, eshte vene ne skene mbi 5000 here dhe eshte pare nga me shume se 15 milion spektaktore.

Një fustan i bukur e ndryshon menjëherë ndjesinë e festave. ✨ Koleksioni festiv i @kraspiofficial vjen me deri në 50% ulje: i krijuar për netët që kërkojnë më shumë shkëlqim dhe prani. Një koleksion i menduar për ty që, sapo hyn në një dhomë, ndryshon energjinë e saj.

Është zhvilluar në Durrës Turneu Kombëtar i Basketbollit të Unifikuar 2025, një ditë plot plot pozitivitet,sport dhe momente frymezuese. Special Olympics Albania, me mbështetjen e Coca-Cola, solli në fushë mbi 150 sportistë që na kujtuan se sporti është për të gjithë. Një event që inspiroi, bashkoi dhe tregoi sa bukur është kur talenti dhe përfshirja shkojnë krah për krah. ❤️✨ #UnifiedSports #CocaColaBottlingShqipëria #SpecialOlympics #BasketballForAll

Lëkura jote meriton më të mirën dhe ky është momenti. ✨ Përfito 35% ulje në të gjitha injeksionet gjatë ofertës festive në Dermaluxe Clinic Tirana. Kujdes i avancuar dhe rezultate të sigurta. @dermaluxe_clinic_tirana ℹ️ Për më shumë informacion, shkoni në stories / highlights.

Ishte diss për nusen apo diçka e lezetshme për t’u përmendur? Po nusja po qesh nga sikleti apo e vlerësoi fjalimin e tij? Si e shihni ju këtë moment viral?

Shakira këndon me djemtë e saj në Buenos Aires

🚘 @auto.trego është një platformë moderne shqiptare për shit-blerje automjetesh, që ofron një përvojë të shpejtë dhe efektive ⬇️ ▪️ Publikimi i makinës është falas dhe procesi është shumë i thjeshtë. ▪️ Website me dizajn të pastër dhe filtra të avancuar kërkimi, që mundësojnë gjetjen e makinës sipas çmimit, vitit, markës dhe kilometrave. ▪️ Në platformë mund të krijoni profile, të shisni ose të ruani makinat e preferuara dhe të kontaktoni shitësit direkt. ▪️ Audienca është e fokusuar ekskluzivisht në tregun e automjeteve, duke garantuar blerës dhe shitës realë.

😂🥰 . . Credits: @erolajons