Anabelizim

Përdhosja e kryqit dhe stereotipet islamofobe: Fyerjet në "Big Brother" kanë kaluar çdo kufi

Përdhosja e kryqit dhe stereotipet islamofobe: Fyerjet në "Big

Disa momente që ndoshta do të mbeten gjatë në memorien e edicionit të sivjetshëm të “Big Brother VIP Albania” kanë ndezur debat në rrjet – dhe me të drejtë.

Gjesti, në një skenë që tronditi shikuesit ditë më parë, mori varësen me kryq të Jozit dhe e hodhi në pishinë. Për Jozin, një besimtar katolik, kjo varëse nuk është një aksesor që mund të hidhet në ujë si pa të keq. Ndonëse Gjesti u justifikua në prime duke thënë se nuk e pa zinxhirin, Jozi e akuzoi se ka bërë tre herë veprime të tilla, duke e fshehur dhe duke thënë "do të ta thyej atë që ke në qafë (referuar kryqit)". Kaq mjaftoi që rrjeti të shpërthente në kritika të ashpra dhe banorët të përfshiheshin në një debat edhe më të zjarrtë.

Përdhosja e kryqit dhe stereotipet islamofobe: Fyerjet në "Big

Por situata mori një tjetër kthesë së fundmi, kur Laerti i tha Gjestit: “Pse the "Allahu Ekber"? E di kush e thotë? Ata që presin koka! Çfarë je ti, terrorist je këtu?”.Disa ndjekës shkruajnë se Laerti e qartësoi se të thënit tre herë "Allahu Ekber" gjatë një veprimi kundër besimit tjetër, duket sikur përfaqëson një veprim terrorist. Sidoqoftë, është e gabuar që një shprehje që për miliona njerëz është një formë adhurimi ndaj Zotit, barazohet me dhunën dhe terrorin. Shtojmë se nuk dihet nëse Gjesti ka thënë “Allahu Ekber” apo në cilat momente e ka thënë.

Pra, ne u bëmë dëshmitarë të dy ekstremeve: nga njëra anë, një banor që hedh një simbol të shenjtë në ujë, dhe nga ana tjetër, një tjetër që kur dëgjon "Allahu Ekber" mendon automatikisht për lajme me terroristë. Për kujtesë: “Allahu Ekber” do të thotë “Zoti është i madh”. Nuk është slogan lufte. Se disa e kanë përdorur keq, për radikalizëm dhe jo në raport me atë që feja islame përcjell, kjo nuk e bën vetë frazën me konotacion negativ – njësoj siç nuk e bën kryqin simbol të dhunës fakti që është keqpërdorur gjatë historisë (kujto Hitlerin dhe kryqin e thyer).

Përplasja mes injorancës, fyerjes dhe vetëbesimit për të folur pa ditur është shokuese. E nëse dikush ka ende dyshime: po, të dy ishin gabim. Patjetër! Veprimet e Gjestit dukshëm janë veprime të vetëdijshme që kanë qëllim përdhosjen e besimit tjetër (sepse nuk mund të jetë rastësi që merret kaq shumë me varësen me kryq), ndërsa komentet e Laertit ishin një shembull i përhapjes së stereotipeve. 

Por, nëse këto skena prodhojnë klikime, ndonjë diskutim sipërfaqësor në prime dhe vazhdojnë të tolerohen si “thjesht lojë” ose “për pak puls”, atëherë ndoshta problemi s’është veç në shtëpinë e Big Brother-it. Problemi qëndron më përtej atij murit me kamera. Problemi është jashtë, te audienca që duartroket dhe justifikon. Te produksioni që vendos të mos e adresojë seriozisht. Ai qëndron te ne, që e përtypim si normalitet.

Sepse kur përdhosja e një besimi dhe përhapja e stereotipeve fetare shiten si content, atëherë s’po flasim më për një reality show. Po flasim për realitetin tonë. Dhe ky realitet, për fat të keq, nuk ka prime për ta shpëtuar.

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.

REELS

Se shpejti në Broadway/ New York dhe West End/ Londër.

Shume bukur duket Kiara. Po te ishe te sedilja mbrapa, sa bukur do ndiheshe?

Në akullin e Lojërat Olimpike Dimërore 2026 në Milano Cortina, Laurence Fournier Beaudry (me origjinë kanadeze, që garon për Francën) dhe Guillaume Cizeron dhuruan një moment që të lë pa frymë. Publiku u ngrit në këmbë, rrjetet shpërthyen dhe ata e mbyllën garën me 🥇 medaljen e artë në ice dance. Elegancë, teknikë dhe një kimi

Shawn Mendes në Karnavalet e Brazilit me aktoren braziliane Bruna Marquezine, është Valentine Mood

Angelina Jolie dhe aktori francez Louis Garrel promovuan ne France filmin “Couture”, ku Jolie luan rolin e nje regjisoreje amerikane qe shkon ne Paris Fashion Week.

Bebe Rexha rockin’ it me the visual album “Dirty Blonde” Fillimi ne shqip! 🇦🇱🇦🇱

Grimieri i famshem me origjinë shqiptare Mario Dedivanovic dhe grimierja Foinika Kay, lip-sync nje moment viral nga Big Brother Vip Kosova 4

Ilia Malinin fitoi medaljen e arte ne garen individuale te meshkujve ne patinazh artistik ne kuader te Winter Olympics 2026 qe po zhvillohen ne Itali. Patinatori amerikan realizoi nje paraqitje te forte si ne programin e shkurter ashtu edhe ne programin e lire duke siguruar pike te larta nga juria. Malinin realizoi me sukses edhe elementin teknik Quad Axel ne programin e lire duke u bere nje nga sportistet e rralle qe e ekzekuton kete hedhje ne nje skene olimpike. Me totalin e pikeve ai u rendit i pari ne klasifikim duke lene pas konkurrentet kryesore nga Japonia dhe Evropa. Me kete fitore Malinin konfirmon statusin e tij si nje nga patinatoret me te mire te brezit te tij dhe forcon pozitat e Shteteve te Bashkuara ne patinazhin artistik ne nivel boteror.

Oh sa me ka pelqyer ky seriali. Fiksimmm RIP Dawson

Tourism Fair Albania 2026 u rikthye në Tiranë më datat 11–12 shkurt në Pallatin e Kongreseve, duke bashkuar profesionistët e turizmit nga mbi 18 vende të botës! Edicioni i 4-t sjell takime mes bizneseve të turizmit, diskutime me ekspertë dhe mundësi të vërteta bashkëpunimi. Panairi më i madh i turizmit në Shqipëri është i hapur edhe për publikun: dy ditë networking, ide dhe eksperienca që e vendosin Shqipërinë në hartën ndërkombëtare të turizmit.🗺️✨

Desecration of the cross and Islamophobic stereotypes: Gesti and Laertes cross every line

Përdhosja e kryqit dhe stereotipet islamofobe: Fyerjet në "Big

A moment that will probably remain in my memory for a long time from this year's edition of "Big Brother VIP Albania" has sparked debate online - and rightly so.

Gjesti, in a scene that shocked viewers, took Jozi's crucifix pendant and threw it into the pool, while saying: "Allahu Akbar". For Jozi, a Catholic believer, this pendant is not an accessory that can be thrown into the water without harm. It is a symbol of his faith – and Gjesti's action was nothing less than an unacceptable desecration. That was enough for the network to explode in harsh criticism and the residents to engage in an even more heated debate.

But the situation took another turn, when Laertes said: “Why did you say Allahu Akbar? Do you know who says it? Those who cut off heads! What are you, a terrorist here?” Thus, an expression that for millions of people is a form of worship to God, was equated with violence and terror. And yes, here the debate went from religious insult to classic stereotypes that feed on ignorance.

So, we witnessed two extremes: on the one hand, a resident who thinks that “Allahu Akbar” is the soundtrack to throwing a sacred symbol into the water, and on the other, another who, when he hears this expression, automatically thinks of news about terrorists. The clash between ignorance, insults, and the self-confidence to speak without knowledge is shocking.

And if anyone still has doubts: yes, both were wrong. Absolutely. Gestis's action was not a "moment of play", but a conscious act of desecration. While Laertes' comments were an example of the spread of stereotypes, linking a religious expression with extremism and violence. As a reminder: "Allahu Akbar" means "God is great". It is not a war slogan. That some have misused it does not in itself make the phrase bad - just as the fact that it has been misused throughout history does not make the cross a symbol of violence (remember Hitler and the swastika).

But, if these scenes generate clicks, some superficial discussion on prime time and continue to be tolerated as "just a game" or "for a little pulse", then perhaps the problem is not only in the Big Brother house. The problem lies beyond that wall of cameras. The problem is outside, with the audience that applauds and justifies. With the production that decides not to address it seriously. With us, who chew it as normality.

Because when the desecration of a faith and the spread of religious stereotypes are sold as content , then we are no longer talking about a reality show. We are talking about our reality. And this reality, unfortunately, has no premiums to save it.

Copyright Anabel.al / Reprinting without permission of the editorial staff is prohibited.