Metropolitan

Kujdes nga mesazhet e panjohura që ju përshëndesin! Ja çfarë fshihet pas këtij mashtrimi

Kujdes nga mesazhet e panjohura që ju përshëndesin! Ja

Nëse ke marrë një mesazh të çuditshëm me “Hello” nga një numër i panjohur, mos u mundo ta kuptosh kush është, sepse ka shumë mundësi që të jetë një mashtrim. Këto mesazhe të padëmshme në dukje janë pjesë e një skeme të njohur si “smishing” - një kombinim mes “SMS” dhe “phishing”, që synon të të bindë të përgjigjesh, të klikosh mbi një link ose të japësh të dhëna personale apo bankare.

Çfarë fshihet pas këtij mesazhi?

Ky “Hello” i pafajshëm është në fakt një test. Mashtruesit po përpiqen të zbulojnë nëse numri yt është aktiv. Nëse u përgjigjesh, qoftë edhe me një “???” ose “Më fal, numër i gabuar”, ti sapo u ke konfirmuar se ky numër është real dhe mund të përdoret për skema të tjera mashtrimi.

“Nëse po përdorin një algoritëm për të gjeneruar qindra mijëra numra të rastësishëm, po përpiqen të zbulojnë cilët numra janë aktivë dhe të lidhur me një person të vërtetë,” shpjegon Maril Vernon, eksperte e sigurisë kibernetike.

Në rastet më të këqija, ky “Hello” është vetëm fillimi i një bisede që synon të fitojë besimin tënd. Mashtruesit mund të hiqen si një person që të njeh, një kompani me të cilën ke pasur kontakt, një shërbim transporti që të kërkon të paguash një tarifë të vogël, ose madje edhe një institucion qeveritar. Ti mund të mendosh se po paguan për një paketë të humbur, por në fakt po jep të dhënat e kartës së kreditit.

Nëse u përgjigjesh njëherë, prit më shumë mesazhe nga numra të tjerë të panjohur, sepse tashmë e dinë që ke një numër aktiv. “Nëse nuk përgjigjesh më, ata thjesht do të përdorin një numër tjetër për të të kontaktuar sërish,” thotë Vernon.

Çfarë të bësh kur merr një mesazh të tillë?

Mos mendo se duhet të jesh i sjellshëm apo i politizuar - këto mesazhe janë një skemë, jo një person që kërkon ndihmë! Ja si të mbrohesh:

1. Mos u përgjigj fare!

Sado tunduese të jetë ta kthesh një “Më fal, kush je?” ose “Numër i gabuar”, mos e bëj. Më mirë trajtoje mesazhin si të mos kishte ardhur kurrë.

2. Fshije dhe raportoje si mesazh të padëshiruar.

• Në iPhone, poshtë mesazhit do të shfaqet opsioni “Report Junk”. Kliko “Delete and Report Junk” për ta larguar menjëherë.

• Në Android, mund të klikosh mbi numrin, të zgjedhësh opsionin “Spam” dhe ta bllokosh menjëherë.

3. Ndrysho fjalëkalimet nëse ke thënë më shumë seç duhet.

Nëse e ke gjetur veten duke u përgjigjur apo duke dhënë informacione personale, mos e lër me aq. Ndrysho menjëherë fjalëkalimet dhe përdor një program të besueshëm për të skanuar telefonin nga ndonjë virus i mundshëm.

Në përgjithësi, nëse të shkruan dikush që nuk e ke në kontaktet e tua, supozoje si një përpjekje mashtrimi. Në botën e sotme digjitale, pak dyshim të shpëton nga shumë telashe!

REELS

JETOJ NË EUROPË DHE FUNKSIONON NDRYSHE PËR VAJZAT E NDRYSHE PËR DJEMTË

Stresohesh vetëm nga mendimi që vera na tha “mirupafshim” dhe duhet të bësh gati kostumin e të rriturit për rutinën vjeshtake? Ugh, s’je vetëm. Zgjidhjen s’e kemi ne, por dimë një vend ku hallet e një viti të tërë zgjidhen për punë minutash: në @toptanishoppingcenter Shkoni me vrap, ka plot ofertaaa!

Gjyqi, që u zhvillua për një incident të pretenduar në vitin 2018, u ngrit nga një ish-rojë sigurie, Emani Ellis, e cila pretendonte se reperja e kishte sulmuar me fyerje racore. Vendimi i trupit gjykues e liroi Cardi-n nga çdo detyrim për të paguar dëmet në shumën 24 milionë dollarë.

Sa lekë duhen për të shtyrë muajin në Monaco

Si do e përshkruanit verën tuaj? 🌊

Si ju duk 💍 Georgina 💍 në Festivalin e Filmit në Venecia?

Fatmirësisht, cikli po thyhet! 🤣

Unë nuk jam natyrë dramatike Prapë unë:

Aktori i madh Timo Flloko, tenori dhe soprano me famë botërore, Saimir Pirgu dhe Ermonela Jaho, u bënë bashkë në një mbrëmje të jashtëzakonshme në kalanë e Kaninës në Vlorë. “Yjet mbi Kaninë” është edicioni i dytë i një aktiviteti i konceptuar nga regjisorja e njohur Vera Grabocka, që nisi në Butrint dy vjet më parë. *E ftuar speciale e natës ishte Aurela Gaçe, e cila i zhveshi interpetuesit e mëdhenj nga “ngurtësia” e operës, për pak muzikë popullore vlonjate.

Një burrë shkaktoi zemërim në rrjet, pasi u kap nga kamera duke i rrëmbyer kapelen e tenistit polak, Kamil Majchrzak, nga duart e një tifozi të vogël në US Open. Skena e pahijshme ndodhi të enjten pasdite, ndërsa Majchrzak përshëndeste tifozët dhe shpërndante autografe pranë fushës, pas fitores epike me pesë sete kundër tenistit numër 9 në renditje, Karen Khachanov, sipas pamjeve të transmetimit live.

Beware of unknown messages that greet you! Here's what's behind this scam

Kujdes nga mesazhet e panjohura që ju përshëndesin! Ja

If you've received a strange "Hello" message from an unknown number, don't try to figure out who it is, because it's likely a scam. These seemingly harmless messages are part of a scheme known as "smishing" - a combination of "SMS" and "phishing" - that aims to convince you to respond, click on a link or provide personal or banking information.

What is hidden behind this message?

This innocent “Hello” is actually a test. The scammers are trying to find out if your number is active. If you respond, even with a “???” or “Sorry, wrong number,” you have just confirmed to them that this number is real and can be used for other scam schemes.

“If they are using an algorithm to generate hundreds of thousands of random numbers, they are trying to figure out which numbers are active and associated with a real person,” explains Maril Vernon, a cybersecurity expert.

In the worst cases, this “Hello” is just the beginning of a conversation aimed at gaining your trust. Scammers can pose as someone you know, a company you’ve had contact with, a shipping service asking you to pay a small fee, or even a government institution. You may think you’re paying for a lost package, but you’re actually giving away your credit card details.

If you answer them once, expect more messages from other unknown numbers, because they now know you have an active number. “If you don’t answer again, they’ll just use another number to contact you again,” says Vernon.

What to do when you receive such a message?

Don't feel like you have to be polite or politicized - these messages are a scheme, not a person asking for help! Here's how to protect yourself:

1. Don't answer at all!

As tempting as it may be to return a “Excuse me, who are you?” or “Wrong number,” don’t. Instead, treat the message as if it never came.

2. Delete and report as spam.

• On iPhone, the “Report Junk” option will appear below the message. Click “Delete and Report Junk” to remove it immediately.

• On Android, you can click on the number, select the “Spam” option, and block it immediately.

3. Change passwords if you've said too much.

If you find yourself responding or giving out personal information, don't let it go. Change your passwords immediately and use a reliable program to scan your phone for any potential viruses.

In general, if someone you don't have in your contacts texts you, assume it's a scam attempt. In today's digital world, a little suspicion can save you a lot of trouble!