Health

Njerëzit në këtë lloj marrëdhënieje kanë më shumë gjasa të shtojnë peshë

Njerëzit në këtë lloj marrëdhënieje kanë

Lidhjet e dashurisë padiskutim që vijnë me shumë përfitime emocionale, por kanë dhe anën tjetër të medaljes. Sipas një studimi të fundit, njerëzit në një marrëdhënie kanë më shumë gjasa të shtojnë peshë sesa ata që janë beqarë.

Studiuesit në Universitetin Qendror të Queensland në Australi vlerësuan më shumë se 15,000 të rritur, gati tre të katërtat e të cilëve ishin në një lidhje romantike, për të përcaktuar nëse statusi i marrëdhënies së një personi mund të ndikojë në aftësinë e tyre për të ndjekur një mënyrë jetese të shëndetshme.

Mosha mesatare e pjesëmarrësve ishte 52 vjeç dhe kishte një shpërndarje të barabartë midis burrave dhe grave. Studiuesit mblodhën të dhëna nga anketat vjetore të kryera gjatë një periudhe nëntëvjeçare, nga 2005 deri në 2014.

Ekipi, i udhëhequr nga Stephanie Schoeppe, zbuloi se njerëzit që janë të lidhur priren të kenë një mënyrë jetese më të shëndetshme. Çiftet rezultoi se konsumonin një sasi më të madhe frutash dhe perimesh, shmangnin duhanin, konsumimin e tepërt të alkoolit dhe ushqimin e shpejtë. Megjithatë, është interesante se indekset e tyre të masës trupore ishin akoma më të larta se ato të beqarëve.

Njerëzit në këtë lloj marrëdhënieje kanë

Studiuesit supozuan se kjo mund të jetë për shkak të faktorëve të ndryshëm, si për shembull, njerëzit që janë në një marrëdhënie ndjejnë më pak presion për pamjen e tyre ose shtatzënitë mund të kenë ndikuar në peshën e tyre.

"Kur individët e kanë gjetur dashurinë, nuk kanë presion për t’u dukur në format ideale, pasi mund të ndihen rehat  duke ngrënë më shumë ose duke konsumuar më shumë ushqime të pasura me yndyrë dhe sheqer, ndonëse mund të shtojnë disa kilogramë më shumë," i thanë studiuesit.

Për më tepër, prindërit mund të tundohen të konsumojnë çdo gjë që fëmija lë në pjatën e tyre, duke çuar në shtim në peshë.

Në mënyrë të ngjashme, të porsamartuarit janë gjithashtu në rrezik për të shtuar peshë kur fillojnë jetën martesore. Sipas një studimi të publikuar nga Universiteti i Glasgoë, të sapomartuarit kanë shtuar mesatarisht 4 deri në 5 kilogramë gjatë vitit të parë të martesës.

Burimi: Marie Claire

REELS

Mommy & mini edition nga @perla.shop.albania ka “çmendur” rrjetin këto ditë! I krijuar për atë dashuri që s’ka nevojë për fjalë. Shkarkoni aplikacionin Perla në App/Play Store për të rezervuar. P.S.: Kanë menduar edhe për baballarët!🫠

Justin Bieber u ngjit ne skenen e “Grammy” vetem me te mbathura, kitarre dhe vokalin e tij. Kaq i duheshin per te bere nje performance te paharrueshme te hit-it te tij Yukon.

Bad Bunny eshte artisti i pare latin qe fiton Grammy per Albumin e Vitit

Prandaj dhe unë i them vetes, hë se do ma fal dhe këtë herë

U rikthyeeeeee

Gazetarja e njohur Rezarta Reçi eshte ndare nga jeta në moshën 64-vjecare, pas një beteje të gjatë dhe publike me kancerin. E njohur per ciklin jetegjate “Arratia e Peshkut te Kuq” në News24, Reçi në një intervistë të para një viti në Euronews, rrefeu me kurajo se edhe nese sëmundja e mposht, ajo nuk ka peng asgjë në jetë. Source @euronews_albania

Miri dhe makthi i ri🤣

*Po kendon Bruno e dimë, por kenga eshte e Fatjetes

@lavillabyandale mos ndaloni me këto videot 😂😂😂 e fundit lot

Më healthy se Brioshi është Paçja! Kaq ta dini!