Showbiz

Olsi Bylyku tregoi se çfarë e penalizoi te loja e tij në “Big Brother”

Olsi Bylyku tregoi se çfarë e penalizoi te loja e tij në

Olsi Bylyku ka qenë i ftuari i radhës në “The Dalina Show” dhe siç ndodh zakonisht, nuk ka lënë asgjë pa thënë. Një nga çështjet që ngjalli më shumë kuriozitet ishte përvoja e tij në “Big Brother VIP”, ku ai rrëfeu se nuk është futur asnjëherë në dhomën e rrëfimit.

“Nëse nuk e dini, atje ka një dhomë ku mund të diskutosh çdo gjë,” - tha Olsi, duke shpjeguar se nuk mund të hysh vetë në dhomën e rrëfimit, por duhet të të thërrasin. Epo, mesa duket, thirrja për të nuk erdhi kurrë.

Sipas tij, mund të ketë pasur një “hatërmbetje” nga produksioni, por ai vetë nuk e di arsyen dhe as çfarë mund ta ketë shkaktuar atë. “Nuk jam natyrë që nuk bashkëpunoj,” - tha ai, duke shtuar se mënyra e daljes së tij nga shtëpia nuk ishte e drejtë.

Olsi tha se do të kishte qenë i gatshëm të lidhej brenda nëse do të ishte e mundur. Megjithatë, ai e kishte një hall më të madh: Nëse do të ndodhte kjo, mos vallë do ta martonin?

Me humorin që e karakterizon, Olsi la të kuptohet se, pavarësisht gjithçkaje, ka ende shumë për të thënë. Por për momentin, duket se e ka lënë pas eksperiencën e tij në Big Brother me ose pa dhomë rrëfimi!

Intervista e plotë me Olsi Bylykun në "The Dalina Show":

 

REELS

😂😂😂

Më 3 mars, në skenën madhështore të Palais Garnier në Paris, mes shkëlqimit dhe solemnitetit të modës së lartë, një 10-vjeçar do të ngjitej në pasarelë për të sfiduar çdo pritshmëri. Në mesin e pëlhurave prej mëndafshi, xhaketave, fustaneve të qepura deri në detaj dhe vrullit të ethshëm të prapaskenës, ishte edhe Max Alexander. Rrugëtimi i tij nisi pothuajse shtatë vite më parë. Në një kohë kur mezi formonte shkronja në fletore, gishtat e tij të vegjël dinin të palosnin, të qepnin dhe të krijonin. Fillimisht, e ëma mendoi se ishte një fazë kalimtare, ku fëmijët priren të ëndërrojnë, por rezultoi se po rriste një talent. I lindur në Kaliforni nga Jack Alexander dhe Sherri Madison, Max gjeti frymëzimi te motra e tij, Samantha, sot 14 vjeçe. Ajo u bë muza dhe modelja e tij e parë. “Rrobat e para i krijova për të. Kur e shihja t’i vishte, ndihesha më i lumturi në botë,” tha ai në një intervistë për NDTV, me sytë që i ndriçonin nga entuziazmi. Sot, ndërsa shumë bashkëmoshatarë të tij sapo zbulojnë pasionet e para, Max Alexander po hyn në tempullin e modës botërore, duke dëshmuar se talenti nuk njeh moshë, por vetëm përkushtim, guxim, imagjinatë dhe pakëz bekim nga Perëndia.

E mbani mend besoj 🤨🤨🤨

Le të themi se interneti nuk e priti edhe aq mirë 🤓 🎥 : Friends Keep Secrets Podcast

Asnjë luftë nuk fiton më shumë se sa humbet njerëzimi.

Michael B. Jordan fitoi çmimin për Performancën më të Mirë nga një Aktor në Rol Kryesor, ndërsa reagimi në sallë ishte i jashtëzakonshëm. Megjithatë, dukej se askush nuk ishte më i emocionuar për fitoren e tij sesa Viola Davis.

🤓

Kelly Osborne (41-vjeç) , vajza e artistit të ndjerë Ozzy Osborne, tronditi të gjithë me pamjen e saj në Brit Awards

Një nga momentet më të përfolura të BRIT Awards 2026 ishte paraqitja surprizë e Dua Lipa-s, e cila u ngjit papritur në skenën e Co-op Arena në Manchester dhe elektrizoi publikun. Ylli i muzikës iu bashkua Mark Ronson gjatë performancës së tij, duke kënduar këngën “Dance the Night”.

Olsi Bylyku ​​revealed what penalized him in his game on "Big Brother"

Olsi Bylyku tregoi se çfarë e penalizoi te loja e tij në

Olsi Bylyku ​​was the next guest on "The Dalina Show" and as usual, he left nothing unsaid. One of the issues that aroused the most curiosity was his experience on "Big Brother VIP", where he confessed that he has never entered the confession room.

“If you don't know, there's a room there where you can discuss anything,” Olsi said, explaining that you can't enter the confession room yourself, but have to be called. Well, apparently, the call for him never came.

According to him, there may have been a "misfire" from the production, but he himself does not know the reason or what could have caused it. "I am not an uncooperative person," he said, adding that the way he left the house was not right.

Olsi said he would have been willing to tie the knot if it were possible. However, he had a bigger concern: If that happened, would they marry him?

With his characteristic humor, Olsi hinted that, despite everything, he still has a lot to say. But for now, it seems he has left his experience on Big Brother behind him, with or without the confession room!

Full interview with Olsi Bylyku ​​on "The Dalina Show":