Lifestyle

Katër "flamuj të kuq" që tregojnë se po rezervoni në hotelin e gabuar

Katër "flamuj të kuq" që tregojnë se po rezervoni

Të gjithë kemi të paktën një përvojë të pakëndshme për një natë të kaluar në një hotel që s’ka përmbushur aspak pritshmëritë tona: dhoma me njolla të pashpjegueshme, minj apo buburreca, dritat që dridhen në korridore sikur të ishte një film horror, mëngjeset që thuajse na helmuan ose punonjësit e vrazhdë që ia dolën të shkatërronin një udhëtim që kishim planifikuar prej kohësh.

Por ka skenarë edhe më të këqij: rezervime false, të cilat thjesht na kushtojnë para sepse, me të mbërritur në destinacionin tonë, mund kuptojmë se hoteli as që ekziston.

Të paktën pasi kemi gjithnjë e më shumë mjete online në dispozicion, me foto, përshkrime të vendit dhe, më e rëndësishmja, vlerësime dhe komente, mund të mbrohemi nga një zgjedhje e gabuar hoteli.

Këto janë, sipas Washington Post, “flamujt e kuq” që na paralajmërojnë të mos shtypim kurrë butonin "book/rezervim":

1. Faqja problematike e hotelit: Përpara se të bëni ndonjë rezervim, vizitoni faqen dhe kontrolloni emrin e hotelit, fotot dhe përshkrimet. Për shembull, tekstet që janë të përkthyera automatikisht ose foto joreale që duket se janë marrë nga Shutterstock, ose janë përpunuar me programe të inteligjencës artificiale, tregojnë se diçka nuk shkon.

2. Shumë komente të këqija: Një ose dy komente nga njëqind nuk do të thotë asgjë – ka gjithmonë pushues që kanë pritshmëri të ndryshme nga tonat dhe, më e rëndësishmja, nga ato që premton një hotel. Por kur komentet e këqija janë shumë, shumë të këqija dhe, aq më tepër, kur pronarët e hoteleve përgjigjen në mënyrë të keqe, p.sh. nëse tregohen të pasjellshëm ose ironikë, atëherë është më mirë të vazhdojmë kërkimin tonë diku tjetër.

3. Ofertat që janë shumë të mira për të qenë të vërteta: Nëse akomodimi në një zonë fillon nga 80 euro për natë dhe ju gjeni një hotel për 40 euro, kontrolloni me kujdes: për shembull, a ka tarifa shtesë për shërbimet që mund të mos i keni imagjinuar, nga mëngjesi deri te Wifi. Nëse jo, mbase hoteli ka nevojë për rinovim të menjëhershëm ose ndodhet në një lagje shumë të rrezikshme.

4. Sjellja e vrazhdë e punonjësve në telefon: Këshillohet të bëni një telefonatë paraprakisht, ku jo vetëm mund të negocioni një çmim më të mirë, por edhe të kuptoni deri diku shërbimin e hotelit. Nëse hasni në komente të vrazhda ose joprofesionale: mos rezervoni.

Burimi: Marie Claire

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb

Four "red flags" that indicate you're in the wrong hotel

Katër "flamuj të kuq" që tregojnë se po rezervoni

We've all had at least one unpleasant experience of a night spent in a hotel that didn't quite meet our expectations: rooms with inexplicable stains, mice or cockroaches, lights flickering in the hallways as if it were a horror movie, breakfasts that almost poisoned us, or rude employees who managed to ruin a trip we had planned for a long time.

But there are even worse scenarios: fake reservations, which simply cost us money because, upon arriving at our destination, we may realize that the hotel doesn't even exist.

At least as we have more and more online tools available, with photos, descriptions of the place and, most importantly, ratings and comments, we can protect ourselves from making the wrong hotel choice.

These are, according to the Washington Post, the "red flags" that warn us to never press the "book/reservation" button:

1. Problematic hotel website: Before making any reservations, visit the website and check the hotel name, photos, and descriptions. For example, text that is machine-translated or unrealistic photos that appear to be taken from Shutterstock or processed with artificial intelligence programs indicate that something is wrong.

2. Too many bad reviews: One or two reviews out of a hundred don’t mean anything – there are always vacationers who have different expectations than ours and, more importantly, than what a hotel promises. But when the bad reviews are many, very bad and, even more so, when the hotel owners respond in a bad way, e.g. if they are rude or ironic, then it is better to continue our search elsewhere.

3. Deals that are too good to be true: If accommodation in an area starts at 80 euros per night and you find a hotel for 40 euros, check carefully: for example, are there additional fees for services you might not have imagined, from breakfast to Wifi. If not, perhaps the hotel needs immediate renovation or is located in a very dangerous neighborhood.

4. Rude behavior of employees on the phone: It is advisable to make a phone call in advance, where you can not only negotiate a better price, but also understand to some extent the hotel's service. If you encounter rude or unprofessional comments: do not book.

Source: Marie Claire