Relationships

Gjërat që meshkujt adhurojnë te një femër

Kur një mashkull bie në dashuri me një femër, ka shumë gjëra të vogla apo detaje rreth asaj apo personalitetit të saj që do të sillnin një buzëqeshje, jo vetëm në fytyrë por edhe në zemrën e tij.

Pra kush janë gjërat që mashkulli i jetës tënde dashuron tek AJO, por që shumicën nuk e thonë?

1- Ai dashuron buzëqeshjen e tij kur mendon për ty

Nuk ka rëndësi nëse është i stresuar nga puna, ka ngecur në trafik apo është thjehst i mërzitur duke i bërë refresh Facebook-ut. Nëse një mashkull është me fat, ai do të ketë një femër në jetën e tij që mund ta bëjë të buzëqesh. Thjesht duke menduar për të apo duke i dëgjuar emrin do ta ndez atë njësoj si fizhekzjarret e festave.

2- Atij i pëlqen kur ju bën për të qeshur

Një mashkull dëshiron të shohë partneren e jetës së tij të buzëqesh, të argëtohet dhe të kaloj mirë. Madje edhe më shumë, ai dëshiron të jetë arsyeja e asaj buzëqeshjeje, edhe nëse kjo nënkupton shakatë apo mimikat e çuditshme që e bëjnë partneren të buzëqesh.

3- Ai do të jetë fizikisht i afërt me ty

Ndërsa ju të dy jeni të përqafuar apo qëndroni në krah të njëri-tjetrit, një mashkull dashuron të jetë i afërt me partneren në jetën e tij. Është një mënyrë e shkëlqyer për t'u ndjerë e lidhur me dikë, fizikisht dhe emocionalisht.

4- Ai pëlqen kur ju luani me flokët e tij teksa është duke ngarë makinën

Epo kjo është gjëja më e mrekullueshme! Kaq mund t'ju themi.

5- Ai pëlqen mënyrën sesi buzëqeshni pasi ju ka puthur

E keni parasysh atë ndjesinë që keni pasi keni puthur personin e duhur? Nuk ka reagim më të bukur sesa... një buzëqeshje.

6- Ai pëlqen kur ju kap 'mat'

Meshkujt, si çdo kush tjetër, kërkon të ndihet 'i kërkuar'. Edhe ne vetë jemi gjithmonë në përpjekje për të tërhqeu vëmendje. Kur një mashkull është me një femër dhe e ndjen se po merr të njëjtë dashuri dhe vëmendje që i jep asaj, kjo është një tjetër ndjesi e mrekullueshme.

7- Ai pëlqen kur ju bëni shaka të cilat as vetë nuk i besoni.

Ndoshta ju krijohen rrudha në hundë kur qeshni, ose i qëlloni shpatullave kur jeni me nerva ose luani me flokët tuaja. Çfarëdo qofshin ato, ju ndoshta i bëni krejt natyrshëm por ai i vënë re. Dhe kjo jo pa shkak por sepse këto detaje ju diferencojnë ju nga një femër tjetër.

8- Ai pëlqen të vijë te ju për një këshillë

Kur ju e respektoni dikë për atë që është dhe gjërat që mendon, ju e veçoni mendimin e tij mbi të tjetrët. Dëshironi të merrni këshilla nga ata, të dëgjoni se çfarë mendojnë për një problem apo çështje të caktuar. Kur mashkulli i jetës tënde jo vetëm që ju kërkon opinion por e merr për bazë atë kjo është një shenjë shumë e mirë.

9- Ai pëlqen ndjesinë e të qënurit fizikisht me ty

Nuk po flasim vetëm për marrëdhëien seksuale përkundrazi bëhet fjalë për ato përqafimet e vogla, puthjet në faqe, dorën tënde mbi gjurin e tij apo krahu rreth belit kur jeni duke ecur. Këto gjëra ndonjëherë janë shumë më intime sesa seksi. Çdo dy njerëz që janë lidhur bashkë mund të bëjnë seks, por xhestet e vogl fizike janë gjëra të cilat bëhen vetëm me dikë që ju intereson dhe e doni vërtetë.

10- Ai pëlqen të shoh në sytë tuaj

Të parit në sytë e një personi tjetër mund të jetë pak e vështirë. Por të shohësh në sytë e njeriut që dashuron është totalisht ndjesi tjetër. E pashpjegueshme!

Burimi: Thought Catalog

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb