Anabelizim

Unpopular Opinion: Shkolla nuk të mëson si të jetosh

Unpopular Opinion: Shkolla nuk të mëson si të jetosh

“Kam një shoqe që shpesh më bën të pyes veten: Si ka mbijetuar deri tani? Jo sepse është keqdashëse, jo sepse ka bërë ndonjë gjë të tmerrshme, por thjesht sepse i mungon ajo lloj zgjuarsie që të ndihmon të jetosh jetën. Dhe kjo më ka bërë të kuptoj diçka thelbësore: të jesh i zgjuar në shkollë nuk do të thotë se je i zgjuar në jetë.

Në shkollë, ajo ka qenë nxënëse e shkëlqyer. Nota të larta, analiza të përpikta letrare, ushtrime matematike të zgjidhura me një lehtësi të frikshme. Zyshat e quanin “shembull për t’u ndjekur,” prindërit krenoheshin dhe të gjithë mendonin se ajo do të kishte një të ardhme të ndritur. Por sapo u përball me botën e vërtetë, gjithçka ndryshoi.

Ajo nuk dinte të menaxhonte kohën. Në shkollë, oraret ishin të paracaktuara, detyrat e dhëna, dhe mjaftonte të ndiqje një sistem të vendosur nga të tjerët. Në jetë? Askush nuk i thotë se kur duhet të dërgojë një email, kur duhet të bëjë pagesat, apo si të organizojë një udhëtim pa humbur rrugëve. Rezultati? Humb shumë afate, harxhon më shumë para seç duhet dhe shpesh përfundon në situata që dikush tjetër do t’i kishte shmangur me pak logjikë.

Pastaj, vjen çështja e marrëdhënieve njerëzore. Në shkollë, mjafton të jesh njeri i mirë dhe të punosh fort për t’u vlerësuar. Në jetë? Jo dhe aq. Nuk është gjithçka bardh e zi. Ajo nuk e dallon kur dikush po e shfrytëzon, nuk e kupton kur një shef po e manipulon dhe beson se njerëzit janë gjithmonë të sinqertë. Kjo e ka futur në disa situata të pakëndshme, duke e bërë të kuptojë se zgjuarsia akademike nuk të mëson si të lexosh njerëzit.

E njëjta gjë vlen edhe për vendimmarrjen. Në shkollë, gjithçka është e qartë: ka një përgjigje të saktë dhe një të gabuar. Në jetë, shumica e zgjedhjeve janë gri. Ajo shpesh ngurron të marrë vendime sepse kërkon siguri absolute, por bota reale nuk funksionon kështu. Jo çdo vendim ka një manual përdorimi dhe ndonjëherë duhet të rrezikosh, të provosh, të gabosh dhe të mësosh.

Ironia më e madhe? Ajo e kupton që nuk është e përgatitur për jetën, por nuk e di si ta ndryshojë këtë. Sepse shkolla nuk të mëson si të përballesh me dështimin, si të mbrosh veten nga njerëzit e gabuar apo si të ndërtosh një jetë që nuk bazohet vetëm në rregulla dhe teori. Dhe për të qenë e sinqertë, shumë njerëz bien në të njëjtën grackë.

Ndaj, herën tjetër kur dikush të të thotë se të qenit i zgjuar në shkollë është gjithçka, kujtohu për shoqen time - vajzën që di çdo formulë matematike përmendësh, por nuk di si të gjejë një apartament me qira pa u mashtruar. Se fundja, jeta nuk është një provim me përgjigje të sakta, por një labirint ku duhet të dish si të lëvizësh. Dhe kjo, fatkeqësisht, nuk mësohet në libra shkollorë.” - shkruar për Anabel nga një shoqe e sinqertë.

Artikuj të tjerë nga rubrika Unpopular Opinion:

REELS

Edhe pse puna për Beatrix vazhdon, ashtu siç vazhdonte edhe shumë më përpara se sëmundja e nënës së saj të bëhej publike, ajo nuk nguron të ndajë një moment prekës, por të vërtetë. ♥️

Nëse lëkura jote është e thatë dhe pak dramatike, ndoshta ka nevojë vetëm për pak më shumë dashuri. 💧Serumi Restructa nga Bioesthe është si një gotë ujë e freskët për fytyrën - me acid hialuronik që hidraton në thellësi dhe i jep lëkurës atë pamjen e shëndetshme Për më shumë? @cfopharma_aesthetics i di të gjitha sekretet. 😉

🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣

🤔 👀 Ditën e djeshme, në faqen zyrtare të BBVA-5 janë publikuar disa video të banorëve nga dhoma e rrëfimit. Në një prej tyre ishte edhe Miri, i cili reagonte i përlotur tani që nuk do të ketë mundësinë të ndajë më krevatin me Selin. Për shumë prej komentuesve online, lotët e tij janë të pakuptueshëm. Disa e gjykojnë duke i kujtuar gruan jashtë, ndërsa disa të tjerë i shohin këta lot si diçka më shumë. Sipas tyre, Miri ndjen diçka më shumë për Selin.

Timothée Chalamet e shfrytëzoi fjalimin e pranimit të çmimin “Aktori më i mirë” nga Critics Choice Awards për të falënderuar Kylie Jenner, duke e përmendur hapur si partneren e tij prej tre vitesh. Ai theksoi se mbështetja dhe historia që kanë ndërtuar së bashku kanë qenë një pjesë thelbësore e rrugëtimit të tij. Aktori tha se nuk do ta kishte arritur këtë pa Kylie-n, duke e paraqitur fitoren jo vetëm si një arritje profesionale, por si diçka të ndërtuar krah personit që ka qenë pranë tij gjatë gjithë procesit. Kamera u kthye nga Jenner në sallë, ajo buzëqeshi dhe duartrokiti, dukshëm e emocionuar nga momenti.

Ish-miss-i shqiptar, Agnesa Vuthaj, do të bëhet nënë për herë të parë.

Lore jeton në flluskën e saj dhe mirë e bën 😂

Kujdesuni dhe stiloni flokët me STYLPRO Red & Infrared Thermal Brush nga @skin.care.albania , një kombinim perfekt i teknologjisë së avancuar të nxehtësisë me fuqinë e dritës së kuqe (Red LED) dhe infra të kuqe (Infra-Red) për flokë më të butë, më të shëndetshëm dhe plot shkëlqim.

@smartentry_al ka hapur dyqanin e ri në Rrugën e Durrësit, pranë gjimnazit “Qemal Stafa”, sepse disa gjëra duhen parë, prekur dhe provuar live. Kaloni njëherë, hidhni një sy nga afër dhe mos harroni: uljet vazhdojnë. 😉

Gjesti është rikthyer në rrjetet sociale me një mesazh për ndjekësit e tij që pas humbjes tragjike të vëllait në shtator të këtij viti. Ai ka falenderuar të gjithë njerëzit për mbështetjen e treguar gjatë kësaj periudhe të vështirë për familjen. Për më shumë detaje klikoni linkun në stories.

Unpopular Opinion: School doesn't teach you how to live

Unpopular Opinion: Shkolla nuk të mëson si të jetosh

"I have a friend who often makes me wonder: How has she survived this far? Not because she's malicious, not because she's done anything terrible, but simply because she lacks the kind of intelligence that helps you live life. And it's made me realize something fundamental: being smart in school doesn't mean you're smart in life."

At school, she was an excellent student. High grades, meticulous literary analysis, mathematical exercises solved with frightening ease. The girls called her "an example to follow," her parents were proud, and everyone thought she would have a bright future. But once she faced the real world, everything changed.

She didn't know how to manage her time. In school, schedules were predetermined, assignments were given, and it was enough to follow a system established by others. In life? No one tells her when to send an email, when to make payments, or how to organize a trip without getting lost. The result? She misses deadlines, spends more money than necessary, and often ends up in situations that anyone else would have avoided with a little more logic.

Then there's the issue of human relationships. In school, being a good person and working hard is enough to get noticed. In life? Not so much. It's not all black and white. She doesn't know when someone is taking advantage of her, doesn't understand when a boss is manipulating her, and believes that people are always honest. This has gotten her into some uncomfortable situations, making her realize that academic smarts don't teach you how to read people.

The same goes for decision-making. In school, everything is clear: there is one right answer and one wrong answer. In life, most choices are gray. She is often reluctant to make decisions because she wants absolute certainty, but the real world doesn't work that way. Not every decision has an instruction manual, and sometimes you have to take risks, try, make mistakes, and learn.

The biggest irony? She understands that she is not prepared for life, but she does not know how to change this. Because school does not teach you how to deal with failure, how to protect yourself from the wrong people or how to build a life that is not based only on rules and theories. And to be honest, many people fall into the same trap.

So, the next time someone tells you that being smart in school is everything, remember my friend - the girl who knows every math formula by heart, but doesn't know how to find an apartment to rent without cheating. After all, life is not an exam with correct answers, but a labyrinth where you have to know how to move. And this, unfortunately, is not taught in textbooks.” - written about Anabel by a sincere friend.

Other articles from the Unpopular Opinion section: