
Për çiftin Bieber, ky vit ka qenë i mbushur plot me surpiza jo shumë të këndshme. Në fillim të 2022-it, Hailey tronditi fansat me lajmin e shtrimit në spital, pasi pati simptoma të ngjashme me një goditje në tru, si pasojë e infektimit me Covid-19.
Javën e kaluar, Justin Bieber u detyrua të anulojë koncertet e tij për shkak se vuan nga sindroma Ramsay Hunt, e cila shkakton një paralizë në fytyrë, rikuperimi i së cilës mund të marrë shumë kohë.
Por, pavarësisht problemeve të tilla shëndetësore, sërish Hailey dhe Justin vijojnë të mbështesin pa kushte, duke u gjendur pranë dhe kujdesur për njëri-tjetrin. Sipas People, “ata janë një skuadër fantastike dhe do ia dalin së bashku. Justin mezi pret të rikuperohet dhe të vazhdojë me koncertet”.
Justin postoi një video në Instagram ku i jepte një mesazh fansave dhe tregonte edhe për sëmundjen e tij.
View this post on Instagram
“Përshëndetje të gjithëve. Doja t’ju përditësoja me atë çfarë po ndodh. Qartazi, mund ta shihni edhe nga fytyra ime se vuaj nga një sindromë e quajtur Ramsay Hunt dhe është një virus i cili sulmon nervat e veshit dhe ato të fytyrës, duke shkaktuar një paralizë fytyre. Siç e shihni, syri im nuk pulitet. Nuk mund të buzëqesh nga kjo anë e fytyrës. Flegra e hundës nuk lëviz. Pra, kjo anë e fytyrës është e paralizuar. Kështu që, për të gjithë ata që janë të nxehur për anulimin e shfaqjeve, është e qartë që e kam të pamundur fizikisht. Kjo është shumë serioze. Do të doja që mos të ishte ky rasti, por trupi im po më thotë se duhet të ngadalësoj ritmin dhe shpresoj shumë që ju të më kuptoni. Do e shfrytëzoj këtë periudhë për t’u qetësuar, relaksuar dhe do të rikthehem 100% për të bërë atë për të cilën kam lindur," - tha Justin në videon e tij dhe mori mirëkuptimin dhe lutjet e fansave.
Artikuj të sugjeruar:
Burimi: Cosmopolitan