Ndërsa më parë njerëzit detyroheshin të ruanin shuma të mëdha parash në shtëpi duke cënuar sigurinë e tyre fizike, krijimi i institucioneve financiare hoqi një “barrë” të rëndë nga supet e kujtdo që punon fort për të siguruar të ardhura. Gjithashtu e ndryshoi kryekëput konceptin e kursimit, duke i orientuar kursimtarët drejt investimit fitimprurës.
E megjithatë sot, një epokë kur rrethohemi nga opsione të shumta investimi por tregjet financiare janë më të luhatshme se kurrë, siguria në ruajtjen e investimeve mund të duket sfiduese. Prandaj depozitat bankare vijojnë të mbeten ndër mënyrat më të mira për të ruajtur fondet dhe njëkohësisht duke i shtuar ato. Ndryshe nga mënyrat e tjera të investimit, depozitat bankare ofrojnë kthime të sigurta dhe të parashikueshme.
Ato ofrojnë siguri të lartë sepse janë të mbuluara nga sisteme shtetërore si Agjencia e Sigurimit të Depozitave (ASD), e cila mbulon 100% të depozitave deri në shumën 2,500,000 Lekë. Sidoqoftë, faktori kyç në sigurinë e investimeve tuaja mbetet banka që zgjidhni. Një bankë e qëndrueshme, me përvojë të gjatë dhe e mbështetur prej një rrjeti të fuqishëm, është garancia më e mirë për fonde që shpesh e tejkalojnë limitin e siguruar prej institucioneve rregullatore.
Ndaj edhe Intesa Sanpaolo Bank Albania, pjesë e një grupi bankar prestigjioz ndërkombëtar, është zgjedhja e mijëra klientëve që ia kanë besuar investimin e kursimeve pikërisht kësaj banke. Intesa Sanpaolo Bank Albania ofron një larmishmëri kombinimi të kushteve të depozitave: kohëzgjatja, norma e interesit, frekuenca e kthimit të interesit. Pavarësisht nëse zgjidhni të hapni depozitë afatshkurtër apo afatgjatë, me pagesë interesi çdo muaj, çdo vit, në fund të afatit, apo të parapaguar, kursimi pranë Intesa Sanpaolo Bank Albania garanton në çdo rast të ardhura të rregullta dhe qëndrueshmëri.
Si një nga bankat më të mëdha dhe të besueshme në vend, Intesa Sanpaolo Bank Albania ofron depozita të përshtatura për çdo nevojë financiare. Ndërsa depozitat afatshkurtëra ofrojnë kthim të shpejtë dhe të sigurt, depozitat afatgjata 5 dhe 7-vjeçare të Intesa Sanpaolo Bank Albania ofrojnë interesa që rriten progresivisht, duke ju sjellë përfitim më të mirë.
Për të zbuluar depozitën që ju përshtatet më mirë, vizitoni degën më të afërt të Intesa Sanpaolo Bank Albania.