Po mendoni të blini një fshesë robotike për shtëpinë tuaj? Para se të merrni një vendim, ka disa gjëra që duhet të dini. Së pari, duhet të kuptoni që fshesat robotike mund të bëjnë shumë më tepër sesa thjesht të pastrojnë automatikisht shtëpinë tuaj.
Sigurisht që pritshmëritë tona për pastrimin e shtëpisë janë të rëndësishme, por mund të habiteni me teknologjinë e avancuar që përmbajnë këto pajisje sot. Në varësi të modelit, fshesa juaj robotike mund të ketë veçori të tjera që e bëjnë atë shumë më tepër sesa thjesht një pajisje pastrimi.
Ja disa nga karakteristikat që duhet të keni parasysh kur zgjidhni ndihmësin më të mirë për shtëpinë tuaj:
1. Detektimi i pengesave
Me siguri nuk dëshironi të ktheheni në shtëpi dhe të gjeni robotin të ngecur mes kabujve të ngatërruar. Prandaj, aftësia e tij për të zbuluar objekte të lëna në dysheme është pothuajse e domosdoshme. Modelet e fshesave robotike Hisense do tju bëjnë të ndiheni të sigurt dhe do të ktheheni në një shtëpi të pastër pasi janë të pajisura me "sy" me rreze lazer që ndihmojnë në njohjen dhe shmangien e objekteve.
2. Detektimi i skajeve dhe shmangia e rënieve
Shumë njerëz shqetësohen se fshesa e tyre robotike mund të bjerë nga shkallët, por ky nuk është një problem për t’u shqetësuar. Modelet Hisense kanë sensorë të specializuar që i mbajnë larg nga shkallët dhe sipërfaqet e pabarabarta.
3. Pastrimi i zonave specifike
Edhe pse një pastrim i plotë i shtëpisë rekomandohet të bëhet të paktën një herë në javë, ndonjëherë mund të keni nevojë të pastroni vetëm një zonë të caktuar. Modelet Hisense mund të pastrojnë vetëm zonat specifike duke u përqendruar aty ku është nevoja.
4. Hartëzimi i shtëpisë
Ndonjëherë hyrja e shtëpisë mund të ndotet shumë më shpejt se dhomat e tjera, veçanërisht në ditët e thata dhe me pluhur. Me ndihmën e hartëzimit, mund të komandoni robotin që të pastrojë vetëm këtë zonë, pa e çuar atë në gjithë shtëpinë. Duke krijuar një hartë dhe duke emërtuar dhomat, pastrimi bëhet shumë më i lehtë dhe efikas.
5. Fshirje dhe Larje
Disa fshesa robotike janë krijuar për të bërë të gjithë pastrimin njëkohësisht – pra, ato thithin pluhurin dhe lajnë dyshemenë në të njëjtën kohë. Modelet më të avancuara, si Hisense RVCLS144AB performojnë edhe më mirë nga sa mund të prisni në këtë aspekt. Nëse shpesh gjendeni duke larë dyshemenë edhe pas pastrimit me fshesë, atëherë ky është një funksion që nuk duhet ta neglizhoni kur zgjidhni një fshesë robotike.
6. Kapaciteti i vetëzbrazjes
Nuk ka asgjë të keqe të zbrazni vetë koshin e fshesës tuaj robotike. Por nëse shtëpia juaj është e madhe, mund të jetë e lodhshme ta bëni këtë disa herë gjatë një pastrimi. Po sikur ajo të zbrazte veten automatikisht?
Disa fshesa robotike, si Hisense RVCLS144AB mund të pastrojnë shtëpinë tuaj deri sa koshi tyre të mbushet plot. Më pas, ato kthehen vetë në stacionin bazë me sistem inteligjent të zbrazjes dhe boshatisin koshin.
7. Krijimi dhe njohja e barrierave virtuale
Ka vende në shtëpi ku nuk dëshironi që fshesa robotike të shkojë? Cilado qoftë arsyeja pas, shumica e modeleve moderne ju lejojnë të krijoni një barrierë virtuale në aplikacionin përkatës, duke i kufizuar zonat ku mund të operojë roboti. Kjo është një veçori që padyshim duhet të keni parasysh kur blini një model të ri.
Pra, pse duhet ta blini?
Ja edhe një arsye tjetër e madhe për ta pasur në shtëpi! Fshesat robotike Hisense, janë ekonomike dhe efikase. Pa përmendur faktin që janë shumë më të lira se një pastruese e përhershme.
Zgjidhni modelin më të përshtatshëm për nevojat tuaja dhe shijoni një pastrim perfekt me fshesat robotike Hisense!
Modelet më të fundit që do t’ju bëjnë jetën më të lehtë i gjeni në Globe.