Showbiz

Xheneta publikon bisedat private me Drilonin: Shpërthen drama pas BBVK-3

Xheneta publikon bisedat private me Drilonin: Shpërthen drama pas BBVK-3

Xheneta Fetahu dhe Drilon Rama, të dy konkurrentë të “Big Brother VIP Kosova 3”, nuk kishin aspak raporte të mira brenda shtëpisë, por kur dolën situata vijoi ndryshe, siç duket. Xheneta vendosi të publikojë disa biseda më Drilonin dhe kështu nisi një dramë e re në showbiz.

Fillimisht, Xheneta publikoi disa audio të bisedave me Drilonin (disa prej tyre në Snapchat), ku ky i fundit i kërkonte takim në orët e vona dhe shprehej se nuk kishte më interes për Sara Kolamin, gjithashtu pjesëmarrëse në BBVK-3.

Sipas saj, vendosi t’i publikojë këtë regjistrime pasi ishte kërcënuar nga Driloni dhe menaxheri i tij, pa dhënë detaje të tjera për natyrën dhe arsyen e kërcënimeve.

“Nuk kam takuar askënd nga Big-u sepse nuk dua të merrem më me askënd, përveç teje, Xhenetë. A duhet të vij pa të pyetur? Si ka mundësi, Xhenetë, që nuk po del në takim? Dua të të shoh live e jo vetëm të të dëgjoj zërin. Të them të drejtën, më ka marrë malli vetëm për ty.” – dëgjohet Driloni.

Xheneta publikon bisedat private me Drilonin: Shpërthen drama pas BBVK-3

Pas publikimit të bisedave, fituesi i BBVK-3 reagoi duke pranuar se ka komunikuar me Xhenetën, por sipas tij ka qenë vetëm lojë dhe shaka.

“Siç e keni parë vetë, është publikuar një video, por ata që më njohin duhet ta dinë që nuk është ashtu siç duket. Kam qenë me një djalë, të cilin ajo e njeh shumë mirë dhe që është personazh publik. E njihni edhe ju. Kjo ka ndodhur menjëherë pas përfundimit të Big-ut, në javën e parë, dhe nuk e di si më erdhi, por fillova ta ngacmoj, të luaj…Ende e kisha mendjen disi te Big-u dhe vazhdova të luaj,” deklaroi Driloni përmes një videoje në Instagram.

Më pas shtoi:

“Unë rri vetëm me njerëzit që i dua dhe atë person, që nga dita e parë, nuk e kam dashur. Madje, pothuajse e gjithë Shqipëria nuk e pëlqen. Por ajo ka dëshirë të ketë vëmendje. Gjesti nuk ia dha vëmendjen që kërkonte, ndaj tani normalisht vjen te Driloni.”

Në vijim, Driloni kërkoi ndjesë për situatën: “Prapëseprapë, u kërkoj falje të gjithë atyre që i kanë besuar fjalët që kam thënë, por fjalët dhe veprat janë dy gjëra të ndryshme. Dhe po, edhe unë bëj gabime, ashtu si çdo njeri. Ishte një lojë që nuk duhej ta bëja më, sepse nuk isha më në Big. Por më erdhi natyrshëm, pasi ishte java e parë pas Big-ut. Megjithatë, kjo gjë ka përfunduar. Nuk ka më lojëra dhe nuk merrem më me njerëz që nuk i dua. Kërkoj falje edhe një herë për ata njerëz që e kanë parë, por nuk është ashtu [siç duket].”

Xheneta publikon bisedat private me Drilonin: Shpërthen drama pas BBVK-3

Por nuk mbaroi këtu. Pas reagimit të tij, Xheneta u kundërpërgjigj:

“E pashë reagimin e Drilonit dhe po më vjen për të qeshur sepse as nuk paska ditur të shkruajë ai që e ka mësuar Drilonin. Pikërisht Driloni e pranoi që i pëlqen të luajë, si brenda ashtu edhe jashtë. Por jo, Drilon Rama, sepse po të kisha dalë unë poshtë, ti do ishe kënaqur, por unë nuk ta jap atë mundësi. Dhe në momentin që unë publikova atë video, menaxheri yt më telefonoi dhe më lutej ta fshija. Tani po pres ende që ti dhe ai të vazhdoni me gënjeshtra, që të publikoj edhe videot e tjera.”

Xheneta la të nënkuptuar se mund të publikojë video të tjera dhe sipas saj, Driloni i ka shkruar vazhdimisht dhe jo vetëm javën e parë pas përfundimit të BBVK-3 siç pretendon ai.

REELS

Dhe meqë ra fjala, mamaja e Bradley Cooper, Gloria Campano mendon se Can Yaman është aktori më i mirë në botë🤣.

Oh so it’s bromance not romance now? Uffaa

Shikim të këndshëm

Gjatë dasmës, Blero kujton mikun e ndjerë Shpat Kasapi, duke vallëzuar me këngën e tij më të njohur.

Edhe une pjesën e brendshme shoh te një mashkull, po atë pjesë dua ta çoj në palestër

Dhe ti akoma s’ke gjetur burrin nr.1 …..

Jennifer Lawrence veshi fustanin më risque ndonjëherë në Golden Globes, i krijuar enkas për të nga Sarah Burton për Givenchy. Lawrence ishte nominuar në kategorinë “Best Actress” për rolin e saj në filmin “Die with it”.

Nikki Glaser nuk kurseu askënd në monologun e saj në Golden Globes 2026 😬 Duke iu drejtuar Leonardo DiCaprio, ajo tha: Çfarë karriere ke pasur, role ikonike, ke punuar me regjisorët më të mëdhenj, ke fituar 3 Golden Globes, një Oscar dhe gjëja më mbresëlënëse është që i ke arritur të gjitha këto para se e dashura jote të mbushte 30 vjeç.” Pastaj Glaser shtoi: “Leo, më vjen keq për shakanë, ishte e lirë por sinqerisht, ne nuk dimë asgjë tjetër për ty. Hap pak zemrën, o burrë.” Madje ajo ironizoi se intervista më e thellë që ka dhënë ndonjëherë DiCaprio ishte në Teen Beat në 1991 🤭

❤️❤️

Kylie Jenner e veshur me Versace dhe diamantë 75 karat.