Showbiz

Çfarë pritet të sjellë “The Dalina Show”?

Çfarë pritet të sjellë “The Dalina Show”?

Një teaser i shpërndarë me shpejtësinë e erës ka ngjallur kureshtje: një Dalina Buzi e sinqertë, e vendosur për të mos thënë diçka me skenar, e gatshme të rrëfehet pa filtra. “Unë realisht nuk e di çfarë do them,” dëgjohet të thotë drejtuar nga stafi që në sekondën e parë, duke shpalosur një anë të re të saj.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Andale (@andale.al)

“The Dalina Show” sipas Dalinës nuk është thjesht një show. Nuk ka skenografi madhështore, drita neon apo spektakël të programuar me kërcimtarë edhe pse, siç thotë vetë ajo, “edhe mund të kërcejmë mbi tavolinë.” Por thelbi është tjetërkund: në një rrugëtim të brendshëm, në tema që na prekin të gjithëve, në reflektime që shkojnë përtej një programi televiziv.

Spoiler alert! Psikoterapi në episodin e parë?

Për ta nisur këtë udhëtim, Dalina zgjedh të bëjë diçka që nuk është parë më parë në një format të tillë: një seancë terapie, me psikologen Jonarda Kërkuti. Ndoshta mes të gjithë të ftuarve këtë herë iu desh të zgjidhte veten. Ky episod është një përballje e vërtetë me veten, me dyshimet, frikërat dhe transformimin personal.

“Unë jam në një proces transformimi,” dëgjohet të thotë në teaser, duke e bërë të qartë se ky nuk është thjesht një show, por një eksperiencë e ndarë me publikun. “Të gjitha këto gjërat për të cilat flasim ndonjëherë janë shpëtimi ynë. Këto më interesojnë mua në program.” Për të dhënë shembullin e parë, ajo zgjedh të jetë vetë e para që shkon në terapi para syve të publikut.

“Unë sot në fakt do të doja që ta filloja me veten,” thotë ajo, e ulur përballë Jonardës, e gatshme të hapet dhe të ndajë jo vetëm sukseset, por edhe luftërat e brendshme. “Më dhimbset vetja… është si luftë,” dëgjohet të thotë, në një moment që rrëzon çdo filtër dhe sjell një nga momentet më të forta të këtij episodi të parë.

“The Dalina Show” nuk do të sjellë thjesht intervista e nuk do të fitojë në kurriz të të ftuarve që qajnë. Do të jetë një rrugëtim i sinqertë, një hapësirë për të folur për ato që ndonjëherë i shmangim.

Emisioni nis sonte në orën 20:00 në kanalin e Andale në Youtube. Një nisje ndryshe, një Dalinë ndryshe!

REELS

Dhe vizualisht eshte ceremonia me e bukur e cdo Big Brother, duke nisur nga cifti, celebruesi (Londrimi 😍) , dekori dhe te te gjithe te ftuarit te veshur me Valdrin Sahiti

Bad Bunny shkëlqeu në SuperBowl

Shën Valentini po afron. Pëlqimet romantike mund të ndryshojnë, por veshja jote jo. Ne kemi zgjedhur kombinimet që bien në sy, dhe po, disa prej tyre janë me ulje në dyqan! Vajzë e ëmbël, vajzë e guximshme apo në qendër të vëmendjes? Ka ende kohë të gjesh dhuratën perfekte te @fashionandfriends_al Bëji screenshot dhe dërgoja atij. 😉

Paske bërë shumë shtytje me shtangë

@albanskenderaj x @miriamcani në koncertin “Motiv” në Londër 🥰

Kur Billie Eilish u takua për herë të parë me Justin Bieber në Coachella 2019, ai moment ishte një nga çastet më emocionuese dhe më simbolike të jetës së saj. Billie ka qenë fanse e çmendur e Justin-it në fëmijëri: këndonte këngët e tij, mbushte muret me postera dhe ëndërronte ditën kur ndoshta do ta takonte. Dhe kur Justin iu afrua, ëndrra e fëmijërisë u bë realitet. Billie shpërtheu menjëherë në lot, ndërsa Justin e përqafoi dhe e qetësoi, duke e lënë të qante mbi supin e tij. Për Billie-n, nuk ishte thjesht takimi me një idhull, por ishte një takim me njeriun që kishte formësuar rrugëtimin e saj muzikor. Ndërsa për Justin-in, ishte momenti kur pa një artiste të re, të cilën e admironte, të rritej dhe të krijonte identitetin e vet. Më vonë ai i tha se ishte krenar për gjithçka që kishte arritur Billie dhe se e meritonte plotësisht çdo sukses. Një vajzë që dikur adhuronte idhullin e saj, tani qëndronte përkrah tij si e barabartë në industri. Një moment emocionues dhe një provë se sa larg mund të të çojë një ëndërr. ❤️

Dashuria ka shije më të ëmbël këtë Shën Valentin falë @pasticerivittoria !🍰 Red velvet në formë zemre apo tortë profiteroli të rrethuar me simbole romantike…kë të zgjedhim këtë 14 shkurt? 🥰✨

Mommy & mini edition nga @perla.shop.albania ka “çmendur” rrjetin këto ditë! I krijuar për atë dashuri që s’ka nevojë për fjalë. Shkarkoni aplikacionin Perla në App/Play Store për të rezervuar. P.S.: Kanë menduar edhe për baballarët!🫠

Justin Bieber u ngjit ne skenen e “Grammy” vetem me te mbathura, kitarre dhe vokalin e tij. Kaq i duheshin per te bere nje performance te paharrueshme te hit-it te tij Yukon.

Bad Bunny eshte artisti i pare latin qe fiton Grammy per Albumin e Vitit

What is expected to bring "The Dalina Show"?

Çfarë pritet të sjellë “The Dalina Show”?

A teaser distributed with the speed of the wind has aroused curiosity: a sincere Dalina Buzi, unsure of saying something previously written, ready to confess without filters. "I really don't know what to say," she is heard saying directed by the staff from the first second, revealing a new side of her.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Andale (@andale.al)

“The Dalina Show” according to Dalina is not just a show. There is no grand scenography, neon lights or programmed spectacle with dancers, although, as she herself says, “we can even dance on the table.” But the essence lies elsewhere: in an inner journey, in topics that touch us all, in reflections that go beyond a television program.

Spoiler alert! Psychotherapy in the first episode?

To begin this journey, Dalina chooses to do something that has never been seen before in such a format: a therapy session, with psychologist Jonarda Kërkuti. Perhaps among all the guests this time she had to choose herself. This episode is a true confrontation with herself, with doubts, fears and personal transformation.

“I’m in a transformation process,” she is heard saying in the teaser, making it clear that this is not just a show, but an experience shared with the audience. “All these things that we sometimes talk about are our salvation. These are what interest me in the program.” To give the first example, she chooses to be the first to go to therapy in front of the public.

“Today I would actually like to start with myself,” she says, sitting across from Jonarda, ready to open up and share not only her successes but also her inner struggles. “I feel sorry for myself… it’s like a war,” she is heard saying, in a moment that breaks down every filter and brings about one of the strongest moments of this first episode.

"The Dalina Show" will not simply feature interviews and will not profit at the expense of crying guests. It will be an honest journey, a space to talk about what we sometimes avoid.

The show starts tonight at 20:00 on the Andale channel. A different start, a different Dalia!