Metropolitan

Muzika pushton Tiranën: TKOBAP sjell kryeveprat botërore në koncertin "Bota e Re"

Muzika pushton Tiranën: TKOBAP sjell kryeveprat botërore në

Pranvera vjen me një dhuratë të veçantë për të gjithë artdashësit e Tiranës. Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit (TKOBAP) do të sjellë në skenë koncertin madhështor Instrumentalo-Simfonik "Bota e Re", një program që përmban kryeveprat më të njohura të kompozitorëve botërorë si Glinka, Tchaikovsky dhe Dvo?ák.

Koncerti i shumëpritur do të zhvillohet në mjediset e TKOBAP, duke e shndërruar Tempullin e Artit Shqiptar në një vatër të muzikës klasike. Këtë herë, skena do të ndriçohet nga prania e violonçelistit të talentuar shqiptar, Klaudio Zoto, i cili vjen posaçërisht nga Gjermania për të ofruar një interpretim magjepsës dhe plot emocion.

Muzika pushton Tiranën: TKOBAP sjell kryeveprat botërore në

Programi i koncertit është një udhëtim muzikor i larmishëm, i cili do të fillojë me Uverturën nga "Ruslan and Lyudmila" e Glinka, një vepër plot energji dhe virtuozitet që do të përgatisë publikun për një mbrëmje të paharrueshme. Më pas, skena do të pushtohet nga Variacionet mbi një temë Rococo të Tchaikovsky, një vepër që shkrin elegancën dhe ndjeshmërinë në tingujt e violonçelit. Kulmi i mbrëmjes do të arrihet me Simfoninë nr. 9 "Bota e Re" nga Dvo?ák, një simfoni që mbart nostalgjinë e së kaluarës dhe shpresën për një të ardhme më të ndritur.

Orkestra Simfonike e TKOBAP-së, nën drejtimin e dirigjentit të njohur Sergio Alapont, do të jetë protagonistja kryesore e kësaj mbrëmjeje magjepsëse. Çdo notë e interpretuar do të jetë një rrëfim më vete, duke e ftuar publikun të zhytet në botën e pasur të muzikës klasike.

Nën drejtimin e Z. Aulon Naçi, duket se po rikthehet prestigji i dikurshëm i Tempullit të Artit Shqiptar. Kjo shfaqje pritet të jetë në nivelin shumë të lartë të disa shfaqjeve të tjera që janë vënë në skenë përgjatë këtij viti, ku mund të përmendim veçanërisht produksionin AIDA.

Biletat për këtë ngjarje të shkëlqyer mund të sigurohen pranë biletarisë së TKOBAP-së, sipas orarit:
10:00-14:00 dhe 16:00-20:00

Ditën e shfaqjes:
10:00-14:00 dhe 16:00-18:10

Mos e humbisni këtë mundësi për të përjetuar një mbrëmje të paharrueshme nën tingujt e muzikës klasike. TKOBAP ju mirëpret!

REELS

Dashuria ka shije më të ëmbël këtë Shën Valentin falë @pasticerivittoria !🍰 Red velvet në formë zemre apo tortë profiteroli të rrethuar me simbole romantike…kë të zgjedhim këtë 14 shkurt? 🥰✨

Mommy & mini edition nga @perla.shop.albania ka “çmendur” rrjetin këto ditë! I krijuar për atë dashuri që s’ka nevojë për fjalë. Shkarkoni aplikacionin Perla në App/Play Store për të rezervuar. P.S.: Kanë menduar edhe për baballarët!🫠

Justin Bieber u ngjit ne skenen e “Grammy” vetem me te mbathura, kitarre dhe vokalin e tij. Kaq i duheshin per te bere nje performance te paharrueshme te hit-it te tij Yukon.

Bad Bunny eshte artisti i pare latin qe fiton Grammy per Albumin e Vitit

Prandaj dhe unë i them vetes, hë se do ma fal dhe këtë herë

U rikthyeeeeee

Gazetarja e njohur Rezarta Reçi eshte ndare nga jeta në moshën 64-vjecare, pas një beteje të gjatë dhe publike me kancerin. E njohur per ciklin jetegjate “Arratia e Peshkut te Kuq” në News24, Reçi në një intervistë të para një viti në Euronews, rrefeu me kurajo se edhe nese sëmundja e mposht, ajo nuk ka peng asgjë në jetë. Source @euronews_albania

Miri dhe makthi i ri🤣

*Po kendon Bruno e dimë, por kenga eshte e Fatjetes

@lavillabyandale mos ndaloni me këto videot 😂😂😂 e fundit lot