Fashion & Beauty

Oscar: Sa paguhen aktoret për të veshur krijimet e markave luksoze

Oscar: Sa paguhen aktoret për të veshur krijimet e markave luksoze

Të famshmit shpesh i bëjnë paraqitjet e tyre në tapetin e kuq të duken të këndshme dhe perfekte, pasi pozojnë për fotografët me buzëqeshjen e tyre të natyrshme, flokë të krehur mirë dhe veshje të bukura që i përshtaten çdo centimetër të trupit të tyre.

Por ka shumë punë pas kamerave - dhe marrëveshje sekrete me stilistë - për t'i bërë aktorët të duken të përsosur në natën e Oscar.

Përveç kësaj, tapeti i kuq është mundësia më e madhe për stilistët që të reklamojnë krijimet e tyre, por duket se është edhe për artistët që të rrisin të ardhurat e tyre. Disa muaj përpara ceremonisë së ndarjes së çmimeve, një ekip parukierësh, stilistësh dhe grimierësh punojnë së bashku për të krijuar pamjet ikonike që shohim.

Prandaj, stilistët përgjegjës duhet të dinë se cilat fustane do të veshin të gjitha aktoret për të shmangur krijimet e njëjta. Në të njëjtën kohë kanë edhe një veshje rezervë në rast emergjence.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Nick Verreos (@nickverreos)

Duhet theksuar se aktoret nuk paguajnë  për fustanet e tyre, pasi marka si Dior, Versace apo Armani janë të gatshëm jo vetëm t'i ofrojnë pa asnjë kosto, por shumë herë t'i paguajnë vetë.

“Kjo mbizotëron në të gjitha fushat. Ata që merren me bizhuteri paguajnë, ata që merren me këpucë paguajnë, kompanitë në përgjithësi paguajnë”, tha stilistja Jessica Paster, e cila ka punuar me emra si Miranda Kerr, Emily Blunt dhe Sandra Bullock, disa vite më parë në Festivalin Vulture.

“Kur flasim për veshjet ne i paguajmë aktorët nga 100,000 dollarë në 250,000 dollarë," shtoi ajo.

Loja e tapetit të kuq për meshkujt është aktivizuar gjithashtu vitet e fundit, pasi shtëpitë e modës si Prada, Dior, Gucci dhe Saint Laurent paguajnë yjet meshkuj të momentit për t'i veshur ata nga koka deri te këmbët në premiera, festivale filmi, Met Gala dhe Oscatsndhe më e rëndësishmja nga të gjitha, ceremonitë e çmimeve që zhvillohen midis janarit dhe marsit.

Në agjencitë kryesore të talenteve tani është normë gjetja e një përfaqësuesi të brendshëm, përgjegjësia e vetme e të cilit është të ndërmjetësojë marrëveshjet e fushatës dhe kontratat e tapetit të kuq me shtëpitë kryesore të modës, orëve dhe bizhuterive. Gjithashtu, shuma më e lartë ndonjëherë që është paguarr një aktor mashkull është 250,000 dollarë për një paraqitje të vetme në tapetin e kuq.

Burimi: Marie Claire

REELS

Ledian Agallijaj duket se u përpoq t’i shuajë aludimet për një ndarje mes tij dhe Elhaidës. Në një story për Instagram, balerini postoi një video të Elhaidës duke perfomuar dje mbrëmë në skenën e Festivalit të Këngës, shoqëruar me etiketimin e Elhaidës dhe një emoji diamanti.  Elhaida vazhdon të mos e ndjekë Ledianin në Instagram. Përsërisim se mund të jetë thjesht një incident. E ftuar në “The Dalina Show”, Elhaida rrëfeu më shumë për historinë e dashurisë me Ledianin, e cila nisi 3 vite më parë gjatë “Dancing With the Stars”, duke pranuar se lidhja e tyre kishte kaluar vështirësitë e veta.  “Sa herë e shoh, ndonjëherë bëhem egoiste, duke menduar ‘unë bëj skenat, bëj këtë, bëj atë, ti çfarë bën?’ dhe kemi zëniet tona si çdo çift... po sa herë e shoh, ai hyn në të njëjtën dhomë që jam unë dhe i ndrijnë sytë akoma pas tre vitesh, më bën të kuptoj që është shumë e thjeshtë, është më e thjeshtë se ç’mendojmë,” tregoi sinqerisht Elhaida duke u përlotur. Për më shumë detaje, linku në Stories. Video Credits: @andiivrapi

Lot @meritonrama_

Si ju dukën Arilena dhe Salsano si prezantues të “Festivalit të Këngës”?

Creative Sara Kapo në natën e parë te Fest 64

Dhjetori është muaji ideal për t’u kujdesur për veten dhe për të përfituar. ✨ Në @31cosmetics.al , të presin këto oferta speciale: 👩‍🦰 HAIRCARE: 10–20% ulje për të gjitha produktet për kujdesin e flokëve! 💄 Make-Up: 20–25% ulje në të gjitha produktet e make-up-it! 🌸 Parfume: 20–30% ulje në aromat e preferuara! 🔥 Sete Skincare & Parfume: 20–40% ulje në kujdesin për lëkurën tuaj dhe setet me aromat më të veçanta!

✨Eleganca nuk ka nevojë të bërtasë. Palltoja “Elite” e @yosoy_class është krijuar për ju që vlerësoni stilin minimalist dhe cilësinë e vërtetë. Me 60% lesh në përbërje, ajo ofron ngrohtësi, stil dhe një ndjesi luksi që ndihet natyrshëm që në veshjen e parë. Bonus: një çmim i menduar për të qenë i përballueshëm. 🌸

@millennium.garden Christmas Market: hapësira perfekte për të kaluar kohë me miqtë, për t’u ndalur pas pune apo thjesht për të shijuar dhjetorin ashtu siç duhet. Pije të ngrohta për ditët e ftohta, street food për çdo shije, shtëpiza e ëmbëlsirave për pak ëmbëlsi dhe DJ gjatë fundjavave për ta mbajtur energjinë gjallë. 🎄🎶

Dhjetori është muaji i zgjedhjeve të bukura, i kombinimeve të reja dhe i garderobës që merr pak më shumë vëmendje. Te @paene.al , ky sezon vjen me rehati, elegancë dhe detaje që bëjnë diferencën, sepse çdo sezon meriton një fillim të bukur. 🤍

Good hair days just got better. 🩷 Bukuria e flokëve fillon nga cilësia. Hair Extensions nga @perfect.beautyzone janë të punuara me flokë natyral, të krijuara për të dhënë volum, gjatësi dhe një pamje që duket krejtësisht natyrale.

Artistja e njohur Elhaida Dani ka fituar rolin e Esmeraldes ne versionin italian te musicalit te famshem “Notre Dame de Paris” nga Riccardo Cocciante. Dani, ish-fituesja e edicionit te parë të “Voice of Italia” ka vite që performon në rolin e Esmeraldes (nga viti 2016), ne versionin francez, duke dhene shfaqje sold-out ne teatrot me te medha te botes nga Parisi ne Singapor. Si nje Esmeralda italiane, Elhaida do te performoje ne teatrot me te mira te Italise, duke perfshire edhe 4 netë ne Arena di Verona. “Notre Dame de Paris” eshte nga prodhimet e llojit “musical” me te famshem ne bote dhe ka nje cmim Guiness per hapjen me te suksesshme ndonjehere te nje musical. Prej 27 vjetesh, kjo shfaqje franceze e kompozuar nga Riccardo Cocciante dhe e shkruar nga Luc Plandomon, eshte vene ne skene mbi 5000 here dhe eshte pare nga me shume se 15 milion spektaktore.

Oscar appearances: The huge sums paid to actresses to wear luxury brand creations

Oscar: Sa paguhen aktoret për të veshur krijimet e markave luksoze

Celebrities often make their red carpet appearances look graceful and perfect, as they pose for photographers with their natural smiles, well-combed hair, and beautiful outfits that flatter every inch of their bodies.

But there's a lot of work behind the cameras - and secret deals with stylists - to make actors look perfect on Oscar night.

In addition to being the biggest opportunity for designers to advertise their creations, the red carpet also seems to be a great opportunity for artists to increase their income. Months before the awards ceremony, a team of hairstylists, stylists, and makeup artists work together to create the iconic looks we see.

Therefore, the responsible stylists need to know which dresses all the actresses will wear to avoid the same creations. At the same time, they also have a backup outfit in case of emergency.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Nick Verreos (@nickverreos)

It should be noted that the actresses do not pay for their dresses, as famous designers like Dior, Versace, or Armani are willing to not only offer them at no cost, but many times pay for them themselves.

"This is prevalent in all areas. Those who deal in jewelry pay, those who deal in shoes pay, companies in general pay," said stylist Jessica Paster, who has worked with names like Miranda Kerr, Emily Blunt and Sandra Bullock, a few years ago at the Vulture Festival.

"When we talk about costumes we pay actors from $100,000 to $250,000," she added.

The men's red carpet game has also picked up in recent years, as high-net-worth fashion houses like Prada, Dior, Gucci and Saint Laurent pay the male stars of the moment to dress them head to toe at premieres, film festivals, the Met and Academy Galas and, most importantly of all, the awards ceremonies that take place between January and March.

At major talent agencies like CAA and UTA, it's now the norm to have an in-house rep whose sole responsibility is to broker campaign deals and red carpet contracts with major fashion, watch, and jewelry houses. Also, the highest amount ever paid to a male actor is $250,000 for a single red carpet appearance.

Source: Marie Claire