News

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Ukraina përballet me krizën më të shpejtë të zhvendosjes së popullit që prej Luftës së Dytë Botërore.

Më shumë se 2 milionë refugjatë ukrainas janë nisur drejt Polonisë që kur forcat ruse sulmuan rreth 1 muaji më parë vendin e tyre. Nisur nga të dhënat e "International Rescue Committee", thuhet se vendi po përballet me krizën më të shpejtë të zhvendosjes së popullsisë që prej Luftës së Dytë. 

Në të njëjtën deklaratë, ata shtuan se Polonia veproi "me shpejtësi" për të legalizuar qëndrimin e ukrainasve duke i ndihmuar ata të marrin shërbime sociale, shëndetësore dhe asistencë financiare.

IRC, një grup gjigand humanitar amerikan u ka kërkuar autoriteteve të vendeve fqinjë me Ukrainën "të përdorin plotësisht ndihmën e ofruar nga Agjencia e BE-së për Azilin, fondet e BE-së dhe vendet e tjera të BE-së për t'u siguruar që refugjatët do të mbështeten në mënyrë të barabartë dhe të qëndrueshme në të gjithë kontinentin".

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Biden mbërrin në Europë: Pritet të nisin bisedimet me Nato-n

Presidenti amerikan Joe Biden ka mbërritur në Bruksel mbrëmjen e të mërkurës për t'iu bashkuar samiteve me aleatët evropianë, G7 dhe Nato-s, për të diskutuar në lidhje me pushtimin rus në Ukrainë.

Biden pritet të njoftojë sanksione të reja kundër figurave politike dhe oligarkëve rusë gjatë samiteve të ditës së sotme. Kreu i SHBA ditën e premte pritet të shkojë në Poloni, ku do të diskutojë edhe çështjet europiane të energjisë dhe atë të gazit natyror.

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Zelensky bën thirrje për protesta globale në mbështetje të Ukrainës

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky përmes një video mesazhi u ka kërkuar njerëzve në të gjithë botën të dalin në protestë ditën e sotme (e enjte, 24 mars) në mbështetje të Ukrainës. 

Videoja në të cilën presidenti fliste anglisht ishte e para e këtij lloji që prej fillimit të luftës. Ai theksoi se lufta e Rusisë nuk është vetëm kundër Ukrainës, por kundër lirisë së çdo njeriu, kudo ku ata ndodhen. 

“Bashkohuni nga zyrat tuaja, shtëpitë tuaja, shkollat dhe universitetet tuaja, bashkohuni në emër të paqes, ejani me simbolet ukrainase për të mbështetur Ukrainën, për të mbështetur lirinë, për të mbështetur jetën”,- u shpreh Zelensky.

Ndër të tjera ai iu drejtua edhe rusëve, duke i bërë thirrje "të shpëtojnë djemtë e tyre nga lufta" pasi Ukraina nuk ka kërcënuar kurrë sigurinë e rusëve.

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Kostoja e jetesës në Rusi rritet me më shumë se 14%

Shifrat zyrtare tregojnë se çmimi i produkteve bazë janë rritur me më shumë se 14% gjatë javës së shkuar. Niveli i inflacionit vazhdon të rritet ndërkohë që vlera e rublës ka rënë që prej fillimit të sulmit rus në Ukrainë. 

Vlera e kësaj monedhe ka rënë me 22% përgjatë këtij viti, ndërkohë që Ministria e Ekonomisë thotë se inflacioni është rritur me 14.5% deri në 18 mars- në nivelin më të lartë që prej 2015.

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Burimi: CNN, BBC

REELS

🚴🏻‍♀️Rides + rewards: Te @sunride.al merrni paketën 2-javore dhe për çdo ride gjatë janarit, fiton €5 kredite për paketën e radhës. 💃🏻

Ankthi im duke parë videon 📈📈📈

Veç fol Briki, se e sistemojmë 😂😂😂 @uetefeshowbyandale

Në një univers paralel, Victoria do rrëfente dhimbjen e saj si nënë te “Me zemër të hapur”, kurse Brooklyn dhe Nicola do shfaqeshin te “Rudina” për historinë e tyre të dashurisë, nga njohja te emri i fëmijës 😂

Ju dua shqiptarë. (shes vila buze bregut te Sazanit me 15000 euro m2)

Ok.

Pastrimi i dyshemesë nuk ka qenë kurrë kaq i thjeshtë EZVIZ RH2 nga @smartentry_al thith dhe lan njëkohësisht, pastron veten automatikisht dhe përshtatet me nivelin e papastërtisë, pa mundim dhe pa humbur kohë.

Nga cikli: AI Fantasy

.

News in minutes: What is happening in the world

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Ukraine faces the fastest population displacement crisis since World War II

More than 2 million Ukrainian refugees have fled to Poland since Russian forces invaded their country about a month ago. According to the International Rescue Committee, the country is facing the fastest population displacement crisis since World War II. 

In the same statement, they added that Poland acted "quickly" to legalize the stay of Ukrainians by helping them receive social services, health and financial assistance.

The IRC, a giant US humanitarian group, has urged authorities in Ukraine's neighboring countries to "make full use of assistance provided by the EU Asylum Agency, EU funds and other EU countries to ensure that refugees will be supported equally and sustainably across the continent. "

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Biden arrives in Europe: Talks with NATO are expected to begin

US President Joe Biden arrived in Brussels on Wednesday evening to join summits with European allies, the G7 and NATO, to discuss the Russian occupation of Ukraine.

Biden pritet të njoftojë sanksione të reja kundër figurave politike dhe oligarkëve rusë gjatë samiteve të ditës së sotme. Kreu i SHBA ditën e premte pritet të shkojë në Poloni, ku do të diskutojë edhe çështjet europiane të energjisë dhe atë të gazit natyror.

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Zelensky bën thirrje për protesta globale në mbështetje të Ukrainës

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky përmes një video mesazhi i ka kërkuar njerëzve në të gjithë botën të dalin në protestë ditën e sotme (e enjte, 24 mars) në mbështetje të Ukrainës. 

Videoja në të cilën presidenti fliste anglisht ishte e para e këtij lloji që prej fillimit të luftës. Ai theksoi se lufta e Rusisë nuk është vetëm kundër Ukrainës, por kundër lirisë së çdo njeriu, kudo ku ata ndodhen. 

“Bashkohuni nga zyrat tuaja, shtëpitë tuaja, shkollat dhe universitetet tuaja, bashkohuni në emër të paqes, ejani me simbolet ukrainase për të mbështetur Ukrainën, për të mbështetur lirinë, për të mbështetur jetën”,- u shpreh Zelensky.

Ndër të tjera ai iu drejtua edhe rusëve, duke i bërë thirrje "të shpëtojnë djemtë e tyre nga lufta" pasi Ukraina nuk ka kërcënuar kurrë sigurinë e rusëve.

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Kostoja e jetesës në Rusi rritet me më shumë se 14%

Shifrat zyrtare tregojnë se çmimi i produkteve bazë janë rritur me më shumë se 14% gjatë javës së shkuar. Niveli i inflacionit vazhdon të rritet ndërkohë që vlera e rublës ka rënë që prej fillimit të sulmit rus në Ukrainë. 

Vlera e kësaj monedhe ka rënë me 22% përgjatë këtij viti, ndërkohë që Ministria e Ekonomisë thotë se inflacioni është rritur me 14.5% deri në 18 mars- në nivelin më të lartë që prej 2015.

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Source: CNN, BBC