
Fjalori i Kembrixhit ka shpallur fjalën e vitit për 2025-ën, parasocial, një term që përdoret për të përshkruar një lidhje që njerëzit ndiejnë me dikë që nuk e njohin ose edhe me një inteligjencë artificiale.
Termi u shpik në vitin 1956 nga sociologët Donald Horton dhe Richard Wohl, të cilët donin të përshkruanin se si shikuesit e televizionit formonin marrëdhënie "parasociale" me personalitete televizive.
Kjo dukuri vazhdon edhe sot, teksa përdoruesit e rrjeteve sociale kanë marrëdhënie parasociale me personazhe të famshëm dhe personalitete online me të cilët nuk kanë lidhje personale.
Një shembull kyç i cituar nga Fjalori i Kembrixhit është Taylor Swift, me shumë fansa që flasin për ndjenjat e tyre të përzemërta ndaj saj ndonëse nuk e kanë takuar kurrë.
Colin McIntosh, një leksikograf në Fjalorin e Kembrixhit, tha se fjala "kap frymën e kohës së vitit 2025" dhe tregon se si ndryshon gjuha.