Metropolitan

Ç’ndodhi? Olly vendos të mos përfaqësojë Italinë në Eurovision

Ç’ndodhi? Olly vendos të mos përfaqësojë

Pasi u shpall fitues i Sanremo-s 2025, Olly kishte kohë deri më 23 shkurt për të vendosur nëse do të përfaqësonte Italinë në Eurovision Song Contest 2025 në Bazel. Dje në rrjetet e tij sociale Olly ka njoftuar se ka vendosur të heqë dorë nga mundësia për të marrë pjesë në Eurovision.

Fituesi i spektaklit muzikor italian nuk është automatikisht përfaqësuesi i tyre pasi ata kanë zgjedhjen ta refuzojnë mundësinë për të valëvitur flamurin italian në konkursin televiziv të preferuar muzikor evropian nëse duan. Kjo është hera e parë që nga viti 2016 që fituesi i Festivalit të Sanremo-s zgjedh të mos përfaqësojë Italinë në konkurs.

“Kam vendosur të heq dorë nga mundësia për të marrë pjesë në Eurovision, me vetëdijen se është një nga ato gjëra që ndoshta ndodh vetëm një herë në jetë. Falenderoj ata që më votuan dhe më dhanë mundësinë të kem këtë privilegj: Shpresoj t'ju shoh së shpejti në një nga koncertet e mia për t'ju kthyer gjithë dashurinë që marr këto ditë,” shkroi Olly në një postim për Instagram.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by OLLY (@olly_nclusive)

“Për mua, ky vendim është mënyra ime për të dëgjuar veten dhe ndoshta edhe mënyra ime e shtrembër për të thënë faleminderit. Disa do të thonë se po heq dorë nga një ëndërr, mirëpo mendoj se thjesht kam zgjedhur ta jetoj atë në kohën time.
I uroj një fat të madh kujtdo që zë vendin tim: muzika në Itali është plot me artistë të mrekullueshëm dhe kasti i këtij viti është prova më e sinqertë e kësaj. Gjithmonë besoni! Diçka po ndryshon dhe është e qartë për të gjithë.
Ju përqafoj dhe shihemi në turne, Federico,” përmbylli ai.

Kush do ta përfaqësojë Italinë në vend të Olly-t në Eurovision?

Gjithsej 29 këngë kanë konkurruar në edicionin e 75-të të Festivalit të Sanremo-s, i cili tradicionalisht u zhvillua në Teatro Ariston në Sanremo. Pas pesë netëve të festivalit, rezultatet përfundimtare ishin si më poshtë:

1. Olly – “Balorda nostalgji” – 23.8%
2. Lucio Corsi – “Volevo essere un duro” – 23,4%
3. Brunori Sas – “L'albero delle noci” – 20,3%
4. Fedez – “Battito” – 17.7%
5. Simone Cristicchi – “Quando sarai piccola” – 14.8%

RAI i ka shprehur mirënjohje Olly-t për kontributin e tij në edicionin e 75-të të Festivalit di Sanremo dhe i ka uruar një karrierë të gjatë dhe të suksesshme dhe përveç kësaj, transmetuesi ka uruar nënkampionin e spektaklit Lucio Corsi për pranimin e mundësisë për të përfaqësuar Italinë në Eurovision-in e 69-të duke qenë përfaqësuesi i tyre i 50-të në konkursin e këngës.

Më poshtë mund ta dëgjoni këngën e tij “Volevo essere un duro”:

Lucio Corsi është një kantautor 31-vjeçar toskan nga Val di Campo di Vetulonia. Në vitin 2012, pasi ishte kitarist i disa grupeve, ai u transferua në Milano. Ai publikoi dy minialbumet e tij të para, "Vetulonia Dakar" dhe "Altalena Boy" në 2015 dhe dy vjet më vonë albumin "Bestiario Musicale". Në vitin 2020, ai publikoi albumin e tij të dytë në studio, "Cosa faremo da grandi?" dhe në vitin 2023 albumi i tij i tretë “La Gente Che Sogna” pa dritën e diellit.

 

REELS

JETOJ NË EUROPË DHE FUNKSIONON NDRYSHE PËR VAJZAT E NDRYSHE PËR DJEMTË

Stresohesh vetëm nga mendimi që vera na tha “mirupafshim” dhe duhet të bësh gati kostumin e të rriturit për rutinën vjeshtake? Ugh, s’je vetëm. Zgjidhjen s’e kemi ne, por dimë një vend ku hallet e një viti të tërë zgjidhen për punë minutash: në @toptanishoppingcenter Shkoni me vrap, ka plot ofertaaa!

Gjyqi, që u zhvillua për një incident të pretenduar në vitin 2018, u ngrit nga një ish-rojë sigurie, Emani Ellis, e cila pretendonte se reperja e kishte sulmuar me fyerje racore. Vendimi i trupit gjykues e liroi Cardi-n nga çdo detyrim për të paguar dëmet në shumën 24 milionë dollarë.

Sa lekë duhen për të shtyrë muajin në Monaco

Si do e përshkruanit verën tuaj? 🌊

Si ju duk 💍 Georgina 💍 në Festivalin e Filmit në Venecia?

Fatmirësisht, cikli po thyhet! 🤣

Unë nuk jam natyrë dramatike Prapë unë:

Aktori i madh Timo Flloko, tenori dhe soprano me famë botërore, Saimir Pirgu dhe Ermonela Jaho, u bënë bashkë në një mbrëmje të jashtëzakonshme në kalanë e Kaninës në Vlorë. “Yjet mbi Kaninë” është edicioni i dytë i një aktiviteti i konceptuar nga regjisorja e njohur Vera Grabocka, që nisi në Butrint dy vjet më parë. *E ftuar speciale e natës ishte Aurela Gaçe, e cila i zhveshi interpetuesit e mëdhenj nga “ngurtësia” e operës, për pak muzikë popullore vlonjate.

Një burrë shkaktoi zemërim në rrjet, pasi u kap nga kamera duke i rrëmbyer kapelen e tenistit polak, Kamil Majchrzak, nga duart e një tifozi të vogël në US Open. Skena e pahijshme ndodhi të enjten pasdite, ndërsa Majchrzak përshëndeste tifozët dhe shpërndante autografe pranë fushës, pas fitores epike me pesë sete kundër tenistit numër 9 në renditje, Karen Khachanov, sipas pamjeve të transmetimit live.

What happened? Olly decides not to represent Italy at Eurovision

Ç’ndodhi? Olly vendos të mos përfaqësojë

After being declared the winner of Sanremo 2025, Olly had until February 23 to decide whether he would represent Italy at the Eurovision Song Contest 2025 in Basel. Yesterday, Olly announced on his social media that he had decided to give up the opportunity to participate in Eurovision.

The winner of the Italian music show is not automatically their representative as they have the choice to decline the opportunity to fly the Italian flag at Europe's favourite televised music competition if they wish. This is the first time since 2016 that the winner of the Sanremo Festival has chosen not to represent Italy in the competition.

"I have decided to give up the opportunity to participate in Eurovision, knowing that it is one of those things that probably only happens once in a lifetime. I thank those who voted for me and gave me the opportunity to have this privilege: I hope to see you soon at one of my concerts to return all the love I receive these days," Olly wrote in a post on Instagram.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by OLLY (@olly_nclusive)

“For me, this decision is my way of listening to myself and perhaps also my crooked way of saying thank you. Some would say I'm giving up on a dream, but I think I've simply chosen to live it in my own time.
I wish great luck to whoever takes my place: music in Italy is full of wonderful artists and this year's cast is the most sincere proof of that. Always believe! Something is changing and it's clear to everyone.
I hug you and see you on tour, Federico,” he concluded.

Who will represent Italy instead of Olly at Eurovision?

A total of 29 songs competed in the 75th edition of the Sanremo Festival, which traditionally took place at the Teatro Ariston in Sanremo. After five nights of the festival, the final results were as follows:

1. Olly - "Balorda nostalgia" - 23.8%
2. Lucio Corsi - "Volevo essere un duro" - 23.4%
3. Brunori Sas - "L'albero delle noci" - 20.3%
4. Fedez - "Battito" - 17.7%
5. Simone Cristicchi - "Quando sarai piccola" - 14.8%

RAI expressed gratitude to Olly for his contribution to the 75th edition of the Festival di Sanremo and wished him a long and successful career, and in addition, the broadcaster congratulated the show's runner-up Lucio Corsi for accepting the opportunity to represent Italy at the 69th Eurovision Song Contest, being their 50th representative in the song contest.

You can listen to his song "Volevo essere un duro" below:

Lucio Corsi is a 31-year-old Tuscan singer-songwriter from Val di Campo di Vetulonia. In 2012, after being the guitarist of several bands, he moved to Milan. He released his first two mini-albums, "Vetulonia Dakar" and "Altalena Boy" in 2015 and two years later the album "Bestiario Musicale". In 2020, he released his second studio album, "Cosa faremo da grandi?" and in 2023 his third album "La Gente Che Sogna" saw the light of day.