Showbiz

Ky “Big Brother VIP 4” qenka “Big Brother-i i motrave”

Ky “Big Brother VIP 4” qenka “Big Brother-i i motrave”

Këtë sezon të “Big Brother VIP” nuk po e ndjekim më si një reality-show, por si një sagë familjare ku në qendër janë motrat - ato që përplasen, ato që mbrojnë njëra-tjetrën dhe ato që i nxjerrin të palarat live në ekran. Nga debatet brenda shtëpisë te reagimet jashtë saj, ky është pa dyshim edicioni më “familjar” që kemi parë ndonjëherë.

1. Rozana - Gerta - Olta: “Pse nuk flet për motrën tënde?”

Ky “Big Brother VIP 4” qenka “Big Brother-i i motrave”

Një nga temat më të diskutuara është marrëdhënia mes Gerta Gixharit dhe motrës së saj, Olta Gixhari. Debati nisi kur Rozana Radi u shpreh e habitur pse Gerta nuk e përmendte fare Oltën, duke zbuluar se vetë Olta i kishte uruar fitoren e “Big Brother VIP” me një mesazh: “Ishalla fiton”.

Ky koment ndezi diskutime brenda shtëpisë, por ndryshe nga sa pritej, Gerta nuk pati një reagim të ashpër. Olta, nga ana tjetër, vendosi të ndërhynte me një surprizë për Gertën, duke treguar që motrat flasin dhe duke lënë të kuptohet se situata nuk ishte aq e tensionuar sa e bënte të dukej Rozana.

2. Andeta - Gerta - Rozana: “Nuk do ta fal kurrë”

Ky “Big Brother VIP 4” qenka “Big Brother-i i motrave”

Drama nuk u ndal këtu. Një tjetër përplasje mes Gertës dhe Rozanës për të cilën Andeta Radi, motra e Rozanës, reagoi për mënyrën si u trajtua çështja e shtatzënisë. Në një lidhje telefonike në “Fan Club”, ajo shprehu zhgënjimin për deklaratën e Gertës: “Kam atë që ti s’e ke”, duke e cilësuar si një koment që preku një plagë të hapur për Rozanën. Andeta u përplas edhe me Ronaldo Sharkën dhe Amber Candy-n, që argumentuan se provokimet e të dyja palëve e përshkallëzuan situatën.

3. Publikimi i mesazheve 

Ky “Big Brother VIP 4” qenka “Big Brother-i i motrave”

Pasi u ngrit çështja e mesazhit që Olta i kishte dërguar Rozanës, Gerta u përpoq të sqaronte situatën duke thënë se motra e saj nuk e kishte ditur për hyrjen e saj në “Big Brother”. Por pak më vonë, menaxhuesit e rrjeteve sociale të Rozanës publikuan mesazhet që vërtetonin të kundërtën - Olta jo vetëm që e kishte ditur, por i kishte uruar fitoren.

Kjo ngjarje solli një tjetër valë reagimesh, ku publiku u nda mes atyre që besojnë Gertën dhe atyre që mendojnë se Olta është përpjekur ta fshehë të vërtetën.

4. Danja, Valbona dhe ndërhyrja e motrës së Danjës

Ky “Big Brother VIP 4” qenka “Big Brother-i i motrave”

Një tjetër dyshe e përfshirë në dramën e motrave është ajo e Danjës dhe Valbonës. Në debatin e tyre rreth Laertit, motra e Danjës, Ertila Koka, vendosi të mos qëndrojë e heshtur dhe ndërhyri përmes komenteve në rrjetet sociale dhe jo vetëm.

Ajo akuzoi Valbonën për xhelozi të pajustifikuar dhe theksoi se ajo dhe Danja nuk kanë qenë asnjëherë shoqe jashtë shtëpisë, ndryshe nga ç’pretendonte Valbona. “Shoqet e saj janë të rralla dhe me ty s’mbaj mend të jetë shoqëruar ndonjëherë”, shkroi Ertila.

5. Motra e Gjestit dhe reagimi pas akuzave

Ky “Big Brother VIP 4” qenka “Big Brother-i i motrave”

Dhe si të mos mjaftonte e gjithë kjo, edhe Gjesti është bërë pjesë e fenomenit të motrave. Pas një interviste të ish-shokut të tij, e cila ngriti shumë dyshime për sjelljen e Gjestit, motra e tij, Blerina, reagoi publikisht për ta mbrojtur.

Përmes një postimi në TikTok, ajo hodhi poshtë kritikat dhe justifikoi sjelljet e vëllait të saj, duke shkruar: “Çdo njeri ka pasur probleme në jetë. Asnjë njeri nuk është perfekt”.

Nga gjithë këto histori, duket se këtë vit “Big Brother VIP” nuk është më thjesht një lojë strategjish apo një garë për çmimin e madh. Ky sezon është kthyer në një arenë ku motrat mbrojnë, sulmojnë dhe përplasen si kurrë më parë. Nëse vazhdon me këtë ritëm, ndoshta në të ardhmen do të kemi edhe një spin-off: “Big Brother VIP: Edicioni Familjar”.

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb

This "Big Brother VIP 4" is the "Big Brother of sisters"

Ky “Big Brother VIP 4” qenka “Big Brother-i i motrave”

We are no longer following this season of “Big Brother VIP” as a reality show, but as a family saga centered around sisters—those who clash, those who protect each other, and those who expose their dirty tricks live on screen. From the debates inside the house to the reactions outside, this is without a doubt the most “family-friendly” edition we have ever seen.

1. Rozana - Gerta - Olta: "Why don't you talk about your sister?"

One of the most discussed topics is the relationship between Gerta Gixhari and her sister, Olta Gixhari. The debate started when Rozana Radi expressed surprise why Gerta did not mention Olta at all, revealing that Olta herself had congratulated her on her victory on "Big Brother VIP" with a message: "Ishalla wins."

This comment sparked discussions within the house, but unlike expected, Gerta did not have a harsh reaction. Olta, on the other hand, decided to intervene with a surprise for Gerta, showing that the sisters were talking and hinting that the situation was not as tense as Rozana made it seem.

2. Andeta - Gerta - Rozana: "I will never forgive him"

The drama did not stop there. Another clash between Gerta and Rozana, for which Andeta Radi, Rozana's sister, reacted to the way the pregnancy issue was handled. In a telephone call to "Fan Club", she expressed disappointment with Gerta's statement: "I have what you don't have", describing it as a comment that touched an open wound for Rozana. Andeta also clashed with Ronaldo Sharka and Amber Candy, who argued that the provocations of both parties escalated the situation.

3. Publication of messages and Olta's reaction

After the issue of the message Olta had sent to Rozana was raised, Gert tried to clarify the situation by saying that her sister had not known about her entry into "Big Brother". But a little later, Rozana's social media managers published messages that proved the opposite - Olta had not only known, but had also congratulated her on her possible victory.

This event brought another wave of reactions, where the public was divided between those who believe Gerta and those who think Olta has tried to hide the truth.

4. Danja, Valbona and the intervention of Danja's sister

Another duo involved in the sister drama is that of Danja and Valbona. In their latest debate, Danja's sister, Ertila Koka, decided not to remain silent and intervened through comments on social media.

She accused Valbona of unjustified jealousy and emphasized that she and Danja were never friends outside the home, contrary to what Valbona claimed. "Her friends are rare and I don't remember her ever hanging out with you," Ertila wrote.

5. Gesti's sister and the reaction after the accusations

And as if all this weren't enough, Gjesti has also become part of the sister phenomenon. After an interview by his former friend, which raised many doubts about Gjesti's behavior, his sister, Blerina, reacted publicly to defend him.

Through a post on TikTok, she dismissed the criticism and justified her brother's behavior, writing: "Every person has had problems in life. No one is perfect."

From all these stories, it seems that this year's "Big Brother VIP" is no longer just a strategy game or a race for the grand prize. This season has become an arena where the sisters defend, attack and clash like never before. If it continues at this pace, maybe in the future we will have a spin-off: "Big Brother VIP: Family Edition".