I ftuar në “Wake Up” në Top Channel, Jozi sqaroi një herë e mirë raportin e tij me Valbonën, duke theksuar se mes tyre ekziston vetëm një miqësi e fortë.
“Valbonën gjithmonë e kam cilësuar shoqen time, nuk e kam parë kurrë me atë shikimin tjetër,” – u shpreh ai, duke shtuar se, ndonëse fillimisht njiheshin pak, afrimiteti mes tyre u forcua gjatë qëndrimit në shtëpi. “Ka kontribuar në qëndrimin tim brenda shtëpisë,” – theksoi ai.
Jozi sqaroi më tej se lidhja e tyre është ndërtuar mbi një bazë miqësore dhe se kanë një shok të përbashkët që i ka afruar me njëri-tjetrin. “Kemi një shok të përbashkët, Valbona e ka si vëlla, ky na ka lidhur me njëri-tjetrin,” – tha ai.
Nga ana tjetër, Valbona ka thënë më parë se Jozi është shokë me vëllezërit e saj. Kjo nuk ishte e vërtetë dhe ka lënë të hapur terren për interpretime të ndryshme.