Metropolitan

Brad Pitt tregon koleksionin e tatuazheve (edhe ato për Angelina Jolie)

Brad Pitt tregon koleksionin e tatuazheve (edhe ato për Angelina Jolie)

Brad Pitt është si vera: sa më shumë që kalojnë vitet aq më i mirë bëhet! Këtë na e vërteton teaser-i për filmin e tij të ri, të titulluar "F1 ". Filmi i ri e paraqet Brad Pitt si Sonny Hayes, një ish-pilot i Formula 1, i dalë në pension të parakohshëm, të cilit një personazh (Javier Bardem) i kërkon të rikthehet dhe ta ndihmojë në mentorimin e një piloti fillestar (Damson Idris).

Në teaser-in e publikuar të filmit, ai shfaqet gjysmë i zhveshur, ndërsa na tregon edhe tatuazhet e tij (khem-khem edhe ata dedikuar ish-bashkëshortes së tij, Angelina Jolie). Në klip, aktori 61-vjeçar shfaqet i shtrirë në një divan me krahun në dysheme.

Përtej muskujve, ato që bien në sy janë tatuazhet, mes tyre një tornado në krah, si dhe të tjera tatuazhe të ndryshme në gjoks dhe krah. Një nga tatuazhet e tij më të veçanta është data e lindjes së Angelina Jolie. Përveç kësaj, ai ka të gdhendura në trup inicialet e të gjithë fëmijëve të tij, si dhe një “A” për aktoren, në parakrah.

Në dhjetor 2023, ish-çifti më në fund arriti një konsensus duke zgjidhur divorcin e tyre, pas pothuajse një dekade mosmarrëveshjesh për kujdestarinë e fëmijëve dhe betejat ligjore.

Avokati i Jolie tha për “Page Six” se aktorja ndihet e rraskapitur, por edhe e lehtësuar që procedurat e divorcit kanë përfunduar. Dy aktorët u takuan në xhirimet e filmit “Mr. & Mrs. Smith” në 2005 dhe u martuan në gusht 2014. Megjithatë, aktorja bëri kërkesë për divorc menjëherë pas përvjetorit të tyre të dytë të martesës.

Brad Pitt tregon koleksionin e tatuazheve (edhe ato për Angelina Jolie)

Brad Pitt, i cili aktualisht është në një lidhje me Ines de Ramon, ka tatuazhe të tjera, duke përfshirë shprehjen franceze "jeta është absurd”. Përveç kësaj, në trupin e tij janë fjalët "Alfa" dhe "Omega", një skicë e një motoçiklete, një tornado, një rinoceront dhe një kafkë njeriu.

Artikuj të sugjeruar:

 

REELS

Mommy & mini edition nga @perla.shop.albania ka “çmendur” rrjetin këto ditë! I krijuar për atë dashuri që s’ka nevojë për fjalë. Shkarkoni aplikacionin Perla në App/Play Store për të rezervuar. P.S.: Kanë menduar edhe për baballarët!🫠

Justin Bieber u ngjit ne skenen e “Grammy” vetem me te mbathura, kitarre dhe vokalin e tij. Kaq i duheshin per te bere nje performance te paharrueshme te hit-it te tij Yukon.

Bad Bunny eshte artisti i pare latin qe fiton Grammy per Albumin e Vitit

Prandaj dhe unë i them vetes, hë se do ma fal dhe këtë herë

U rikthyeeeeee

Gazetarja e njohur Rezarta Reçi eshte ndare nga jeta në moshën 64-vjecare, pas një beteje të gjatë dhe publike me kancerin. E njohur per ciklin jetegjate “Arratia e Peshkut te Kuq” në News24, Reçi në një intervistë të para një viti në Euronews, rrefeu me kurajo se edhe nese sëmundja e mposht, ajo nuk ka peng asgjë në jetë. Source @euronews_albania

Miri dhe makthi i ri🤣

*Po kendon Bruno e dimë, por kenga eshte e Fatjetes

@lavillabyandale mos ndaloni me këto videot 😂😂😂 e fundit lot

Më healthy se Brioshi është Paçja! Kaq ta dini!

Brad Pitt appears shirtless in new film and shows us his tattoo collection *.*

Brad Pitt tregon koleksionin e tatuazheve (edhe ato për Angelina Jolie)

Brad Pitt is like wine: the more years pass, the better he gets! This is proven by the teaser for his new film, titled "F1". The actor appears half-naked, while also showing us his tattoos (even those dedicated to his ex-wife, Angelina Jolie). In the clip, the 61-year-old actor appears lying on a sofa with his arm on the floor.

Beyond the muscles, what stands out are the tattoos, among them a tornado on his arm, as well as various other tattoos on his chest and arm. One of his most special tattoos is Angelina Jolie's birth date. In addition, he has the initials of all his children carved into his body, as well as an "A" for the actress, on his forearm.

Brad Pitt tregon koleksionin e tatuazheve (edhe ato për Angelina Jolie)

In December 2023, the former couple finally reached a consensus, resolving their divorce, after almost a decade of child custody disputes and legal battles.

Jolie's lawyer told Page Six that the actress feels exhausted but also relieved that the divorce proceedings are over. The two actors met on the set of the film "Mr. & Mrs. Smith" in 2005 and married in August 2014. However, the actress filed for divorce shortly after their second wedding anniversary.

Brad Pitt tregon koleksionin e tatuazheve (edhe ato për Angelina Jolie)

Brad Pitt, who is currently in a relationship with Ines de Ramon, has other tattoos, including the French phrase "life is absurd." In addition, on his body are the words "Alpha" and "Omega," a sketch of a motorcycle, a tornado, a rhinoceros and a human skull.

Suggested articles: